08 Maj 2024

Ç’bëra unë që Tajlanda të njihte Kosovën

Shkruar nga Princeshë Mom Luang Rajadarasri Jayankura - Konsull Nderi i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Tajlandës


Që kurse u njoha me Shkëlqesinë e Tij, Zotëri  Behgjet Pacolli, Zëvendës Kryeministër dhe ish-President i Kosovës, në Filipine, në nëntor 2011, dhe mësova për gjendjen e vështirë politike të Kosovës e njerëzve  të saj për t’u njohur si një entitet sovran, kuptova drejtësinë dhe ndershmërinë e kësaj kauze. Të njihesh  si një entitet politik është një e drejtë të cilën Kosova duhet ta gëzojë në sistemin politik/social-ekonomik botëror. Kosova duhet të ekzistojë si një vend autonom.

Për këtë qëllim, bashkova përpjekjet e mia me Shkëlqesinë e Tij, Zotëri Behgjet Pacollin, përkushtimin vetëmohues të të cilit me të vertetë e admiroj. Qysh prej atëherë, kam investuar përpjekjet e mia në mbështetje të Kosovës dhe të drejtës së saj për t’u njohur nga të gjitha vendet sovrane.

Andaj, kam mbartur flamurin dhe misionin dhe i kam kushtuar përpjekjet e mia dhe kohën time për të lobuar dhe për t’i shërbyer kësaj kauze fisnike.

Pata një ndikim të frytshëm në vizitën e parë zyrtare të qeverisë sonë tajlandeze në Kosovë dhe jam përfshirë gjithashtu në bisedime pozitive me presidentin e Sri Lankas, Pakistanit, Laosit, Filipineve, Indonezisë, Vietnamit, Burmas, Kamboxhias, Singaporit, Butanit dhe jam pritur nga zyrtarë të qeverisë kineze në Hong Kong për të diskutuar mbi Kosovën.

Biseda ka nisur duke mbuluar cështjen e punës sime në krijimin e njohjeve për Kosovën-vazhdoj të ndjek, sot e kësaj dite, lobimin tim për të drejtën e Kosovës për të ekzistuar si një shtet sovran, duke përdorur format më diskrete, në përputhje me përpjekjet diplomatike. 

Kam themeluar, gjithashtu, Zyrën Konsullore të Kosovës në Mbretërinë e Tajlandës, të plotësuar me flamujt e Kosovës, të cilët valëviten përkrah flamurit tajlandez në tokën e Konsullatës.

Megjithëse nuk kemi ende marrëdhënie diplomatike, Ministria e Jashtme tajlandeze do t’i referojë gjithmonë Zyrës sonë të Konsullatës së Kosovës në Bankok të gjitha kërkesat  në lidhje me Kosovën.

Përgjatë vizitës së Shkëlqesisë së Tij, Ministrit të Jashtëm, Zotëri Enver Hoxhaj, dhe shoqëruesëve të tij në Tajlandë, unë, personalisht, rregullova me nderimet e mia një shërbim pritjeje VIP tërësisht të mbuluar nga shpenzimet e mia, në Aeroportin Ndërkombëtar të Suvarnabumit, akomodim në hotele luksi, intervista ekskluzive në media, darka mirëseardhjeje, transportim, eskortë  policie, si gjithmonë për të ruajtur mirëqenien e njerëzve të Kosovës në zemër.

Të qenit një bijë e Tajlandës, ndihem e bekuar që jam rritur me frymën e familjes sime mbretësore, po ashtu nga stofi i kulturës sonë dhe të njerëzve të saj. Kuptimi i kulturës sonë lokale dhe mentalitetit më ndihmon të hyj në dialogje që mund të kenë vijueshmëri. 

Strategjitë për një përpjekje të tillë shtrihen natyralisht, ditë pas dite, përtej përpjekjeve diplomatike të shkruara, të cilat kanë meritat e tyre, por që mbeten sidoqoftë të kufizuara nëse nuk mbështeten nga kuptimi i thellë i terrenit.

Sot ndiej se është bërë goxha përparim dhe listës së vendeve që e kanë njohur Kosovën po i shtohen miq të rinj politikë. Vazhdoj me këmbëngulje ende të loboj dhe të zgjeroj lidhjet, dhe do ta bëj deri në përfundim të rrugëtimit të njohjes së plotë dhe që njerëzit e Kosovës të ndiejnë se entiteti i tyre kulturor respektohet dhe vlerësohet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)