23 Dhjetor 2024

Çarshia e madhe e Gjakovës, ndërgjegjja e ynë

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli

Për të folur për historikun e kësaj treve,e ndiej vetën shumë të vogël,edhe se familja ime gjatë historisë disa shekullore në këto treva kishte dhënë kontribut të çmuar,nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e deri në ditët e sotme të shekullit XXI.

Për të ruajtur identiteti autokton të qytetit të Gjakovës janë sakrifikuar gjenerata të tëra,duke i respektuar rregullat e shkruara nga vet qytetari i thjeshtë,duke i çmuar principet dhe “adetet” specifike të jetës urbane në qytetin e Gjakovës.

Rezultat i kësaj filozofie e të jetuari dhe të mbijetuarit në kohëra të vështira gjatë shekujve,ka funksionuar si një tërësi urbane specifike qyteti i vjetër i Gjakovës së bashku me çarshinë e saj,si pjese e një tërësie territoriale Shqiptare.

Çarshia e madhe  është djegur-kallur tërësisht disa herë,si në luftën e fundit 1999 të shekullit të kaluar,qe e kallën sllavët e jugut (serbët).

Si çdo herë tjetër ajo e rindërtua,edhe me ndihmën e donacioneve,por kryesore ishte ndjenja dhe dëshira e zejtarëve autokton të Gjakovës që ajo të ringjallet.

Ketë ndjenjë,të pa shpjegueshme për kushtet kosovare,vetë e kamë përjetuar në vitet shtatëdhjeta pasi isha pjesë e ati procesi.

Vitet vijuese në liri treguan se si një shoqëri e cila nuk i çmon vlerat dhe pasurit e saja historike,është e dënuar të dështoi.

Realiteti është i dhimbshëm dhe shpresojmë që së shpejti të ndryshoi për Çarshinë e madhe,Gjakovën dhe tërë Kosovën.

Revitalizimi,rekonstruimi dhe rindërtimi i ”Çarshisë së madhe” është bërë sipas ligjit të cilin në atë kohë, e kishte përpiluar i ndjeri inzh. Sadik Polloshka dhe e kishte aprovuar K.K. i Gjakovë në vitet e shtatëdhjeta.

Me shtytjen e tërë parisë së Gjakovës, një grup i arkitektëve të rinj Gjakovar,filluan realizimin e projektit,duke iu përmbajtur projektit dhe ligjit të përmendur,si dhe kritereve lokale dhe ndërkombëtare. Askush nuk kishte të drejtë të iu shmangej këtyre kritereve të qarta !.

Isha unë njëri nga projektantët e njësive individuale (dyqaneve),që me shumë sakrifica kemi shkri të gjithë potencialin e ynë profesional,por kryesore ishte përkrahja e strukturave të atëhershme komunale,e posaçërisht dëshira e pronarëve të dyqaneve që me parat e veta të rindërtojnë ato objekte,duke i respektuar në detale kriteret e ashpra të rindërtimit të celulave të një tërësie urbane.

Mendoi se ky është ndër rastet e rrola në botë,në historinë e rindërtimit të një kompleksi urban në mbrojtje të shtetit. Ketë duhet çmuar lartë vendimmarrësit komuna dhe duhen respektuar kriteret e definuar para shumë viteve.

U shqetësova nga një detal teknik në qytetin e vjetër “Çarshinë e madhe”që ka shumë domethënie në zhvillimet urbane në qytetin Gjakovës,që dikur ishte “model” se si duhet punuar në fushën e Planifikimit Hapësinor,Urban dhe Arkitektonik për tërë Kosovën.

Trashëgimia arkitektonike është kultivuar me shekuj në këto treva,ketë e tregojnë edhe hulumtimet e ndryshme të profesionistëve të mirëfilltë ndërkombëtar dhe vendor,në perioda të ndryshme të historisë të këtyre trevave.

Si mundën gurët e granitit (kockat) me e zëvendësuar një material tjetër i cili ka filluar të vendoset në rrugët e Çarshisë. Le të krahasohen të dy “atestet” e materialeve të cekura.

Në Kosovën e para luftës kemi pasur eksperiencë të keqe me këto “raca” për rregullime të jashtme,(ish rregullimi i jashtëm te Banka e Kosovës në Prishtinë)

Mirë e ka theksuar një arkitekt i madh se:”Sistemet politike shkojnë e vijnë,por veprat dhe veprimet e arkitektëve mbesin”. Këto veprime në Çarshinë e madhe të Gjakovës menjëherë duhet ndërprerë.

Nuk është fjala vetëm për një urdhër “politik”që duhet dikush respektuar,në pyetje është një kompleks urbanistik që është në mbrojtje të shtetit.

Atë me një punë të përkushtuar e të mundimshme,duhet të pranohet në UNESKO ,si vlerë e trashëgimisë kulturore botërore,pasi si një tërësi ka vlera të rralla urbane,që çdo shoqëri me zili do ta ruante pasi këto komplekse urbane tregojnë lashtësinë dhe vazhdimësinë e ekzistencës së popullit Shqiptar në këto troje.

Identiteti urban i kompleksit,tani edhe historik pos atij arkitektonik dhe urbanistik, e që ka vlera të pa kontestueshme URBANE,nuk lejohet të degradohet nga askush.

As nga ata që kanë filluar të shtrojnë me këto elemente rrugët e Çarshisë së madhe. Me forcën e argumenteve urgjentisht,edhe ata do të bindën se një ndërmarrje e tillë është e dëmshme për tërë trashëgimin urbane të Çarshisë së madhe,të Gjakovës dhe të Kosovës.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)