Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor: Përmbledhje e arritjeve dhe e ardhmja
Shkruar nga Donjeta Morina
Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor (BPGj) është bërë zhargon në Kosovë. Është term që përdoret shpesh nga zyrtarët qeveritarë, organizatat e shoqërisë civile dhe donatorët ndërkombëtarë.
Në fakt, përdoret aq shpesh dhe definohet aq rrallë, saqë unë personalisht kisha shumë vështirësi për ta kuptuarnë vitin 2013 kur pata hasur në të për herë të parë.
Tani, pas shtatë viteve punë me Rrjetin e Grave të Kosovës (RrGK)mbi temën e BPGj-së, kam ardhur në përfundim se termi definohet rrallë sepse ka mungesë të njohurive se çfarë është në të vërtetë, si dhe keqkuptime të përhapura gjerësisht mbi BPGJ-në si term dhe si koncept. Në vitin2013, fillova bashkëpunimin me RrGK.
Kur Igballe Rogova, Drejtorja Ekzekutive e RrGK-së dhe Nicole Farnsworth, Drejtorja e Programit në RrGK më thanë se do të trajnohesha për të punuar me BPGj, mendoja se ai ishte njëlloj mekanizmi që shpërndanë fonde për gra.
Epo, isha plotësisht gabim dhe rezulton se shumë prej kolegëve të mi ndajnë po të njëjtat keqkuptime.
Vendosa të shkruaj këtë artikull për të treguar përvojat e mia me BPGj, për të sqaruar disa nga keqkuptimet e zakonshme si dhe për të treguar pikat e rëndësishme të cilat i ka sjellë puna e RrGK-së.
Le të fillojmë duke theksuar se, përkundër bindjes të përgjithshme, buxhetet qeveritare nuk janë neutrale sa i përket aspektit gjinor, dhe gratë e burrat nuk përfitojnë automatikisht prej tyre në mënyrë të barabartë.
Për shkak të rrethanave të tyre të ndryshme sociale dhe ekonomike, gratë dhe burrat kanë nevoja dhe prioritete të ndryshme.
Qeveritë janë përgjegjëse të sigurojnë që nevojat dhe prioritetet e ndryshme të grave dhe burrave trajtohen përmes ndarjeve buxhetore.
Supozimi i gabuar se buxhetet e qeverisë janë neutrale nga aspekti gjinor mund të çojë në përforcimin e pabarazive ekzistuese.
Këtu hyn në lojë BPGj. Duke analizuar nevojat dhe prioritetet e ndryshme të grave dhe burrave, BPGj siguron perspektivë gjinore gjatë gjithë ciklit të planifikimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit të buxheteve qeveritare.
BPGj mund të integrohet në të gjitha kategoritë ekonomike, duke përfshirë pagat, mallrat dhe shërbimet, subvencionet dhe transferet, madje edhe investimet kapitale.
Për sa kohë që ka analizë të thellë gjinore, BPGj mund të integrohet në të gjitha shpenzimet qeveritare.
Çfarë është buxhetimi i përgjegjshëm gjinor? Procesi i integrimit të perspektivës gjinore në fazat e planifikimit, zbatimit dhe monitorimit të buxhetit quhet BPGJ. BPGj është mjet për të siguruar barazinë gjinore në shoqëri.
BPGj mbetet një koncept shumë i keqkuptuar. Për shembull, shpesh besohet se BPGj kërkon një linjë të veçan të buxhetore për gratë.
Kjo është e pasaktë; BPGj kërkon qëfondet tëshpenzohen ndërmjet grave, burrave, djemve dhe vajzave duke adresuar nevojat e veçanta të secilit grup.
Për më tepër, BPGj nuk kërkon thjesht një linjë buxhetore për Zyrtarët e Barazisë Gjinore ose Grupin e Grave Deputete.
Sigurimi i fondeve për aktivitetet e këtyre dy entiteteve është shumëi rëndësishëm, por BPGj ka të bëjë me integrimin e perspektivës gjinore në të gjitha kategoritë ekonomike dhe shkon mbi dhe përtej thjesht sigurimit të një linje buxhetore shtesë.
Për më tepër, BPGj nuk kërkon domosdoshmërisht fonde shtesë nga Komuna. Pavarësisht nga financat e komunës/qeverisë për njëvit të caktuar fiskal, ato të gjitha mund të shpenzohen në mënyrë të përgjegjshme gjinore.
BPGj kërkon që nevojat e ndryshme të burrave dhe grave të konsiderohen gjatë fazave të buxhetit në të gjitha kategoritë ekonomike dhe të gjitha linjat buxhetore.
BPGj ende nuk është institucionalizuar plotësisht në Kosovë. Megjithatë, shtatë vitet e fundit kanë treguar shumë arritje dhe suksese.
Në vitin2014, Rrjeti i Grave të Kosovës së bashku me Deutsche Gesellschaft fuer Internationale Zusammenarbet (GIZ) lobuan në Ministrinë e Financave drejt institucionalizimit të BPGj-së.
Që nga viti 2014, Qarkoret Buxhetore që publikohen çdo vit nga Ministria si udhëzime për mënyrën se si komunat dhe ministritë duhet të planifikojnë buxhetet, përfshijnë udhëzime edhe për BPGj-në.
Këto udhëzime janë të detyrueshme dhe të gjitha organizatat buxhetore duhet të japin informacione mbi përfituesit aktualë dhe të planifikuar të shpenzimeve, të ndara sipas gjinisë.
Edhe pse kjo në vetvete nuk është institucionalizim i BPGj-së, është një hap i rëndësishëm në rrugën e gjatë dhe me kthesa të institucionalizimit të BPGj-së.
Njëproces i gjatë avokimi nga Rrjeti i Grave të Kosovës, Agjencia për Barazi Gjinore(ABGj)dhe partnerëtë tjerë çuan që BPGj të bëhet detyrim ligjor për të gjitha institucionet publike në Kosovë në vitin 2015.
Institucionet atëherë u përballën me një detyrim ligjor të ri,mirëpo me kapacitete të vogla të brendshme se si ta zbatojnë atë.
Me burimet e tyre të kufizuara, RrGK u ofroi mbështetje direkte disa BPGj nuk kërkon linjë të veçantë buxhetore për barazinë gjinore.
BPGj nuk kërkon fonde shtesë. Nga BPGj nuk përfitojnë vetëm gratë dhe vajzat. BPGj nuk kërkon fonde shtesë për Zyrtarët për Barazi Gjinore. BPGj mund të zbatohet në të gjitha linjat buxhetore, përfshirë investimet kapitale.
Përmes Ligjit nr. 05/L-020, BPGj është bërë i detyrueshëm për të gjitha institucionet publike në Kosovë, përfshirë komunat, ministritë dhe organizatat e tjera.buxhetore.
institucioneve lokale dhe qendrore se si të zbatojnë kërkesat e reja ligjore tëBPGj. RrGK u ofroi mbështetje direkte, ndër tëtjera, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Tregtisëdhe Industrisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ministrisë së Diasporës dhe komunave të Kamenicës, Gjakovës, Hani të Elezit dhe Prishtinës.
Kjo është bërë përmes mbështetjes nga partnerët, veçanërishtn ga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA)dhe USAID.
Ndër të tjera, RrGK ofroi udhëzime dhe rekomandime konkrete mbi atëse si të zbatohet BPGj, por gjithashtu ofroi trajnime për zyrtarët.
Ky program trajnimi për BPGj më vonë u konsiderua si praktikëe mirë nga Institutii Kosovës për Administratë Publike(IKAP) dhe ABGj.
IKAP ka vazhduar me trajnime për zyrtarët publikë, duke përdorur programin e trajnimit të RrGK-së për BPGj. ABGJ dhe Ministria e Financave kanë vazhduar punën e tyrebazuar në arritjet e mëparshme, duke hartuar një koncept për institucionalizimin më të mirë të BPGj në Kosovë.
Nëse miratohet, kjo mund të krijojë një mënyrëmë të qartë për të siguruar që të gjitha institucionet zbatojnër regullisht BPGj-në, duke kontribuar kështu në shpenzime më të mira, të barabarta, bazuar në nevoja konkrete, dhe më transparente për gratë dhe burrat në Kosovë.
Atëherë, çfarë kemi mësuar derimë tani? Kemi mësuar se institucionalizimi i plotë i BPGj-sënuk është detyrë e lehtë.
Mungesa e të dhënave të ndara sipas gjinisë, mungesa e vullnetit politik dhe mungesa e kapaciteteve të brendshme për analizat gjinore janë vetëm disa nga vështirësitë që vazhdojnë të minojnë institucionalizimin e plotë të BPGj-së në Kosovë.
Sado që kemi rrugë të gjatë përpara, përvoja e RrGK-së tregon se përmes profesionalizmit, kapaciteteve për analizë gjinore dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucionet publike, jemi në rrugën e duhur drejt institucionalizimit të BPGj-së.
/Autorja është eksperte në integrimtë perspektivës gjinore dhe buxhetim të përgjegjshëm gjinor. Ajo punon me RrGK-në qe nga viti 2013 drejt integrimit të perspektivës gjinore dhe buxhetimit gjinor në politika dhe institucione publike/