Buxheti i 2012 zhvillimor
Buxheti i 2012 zhvillimor
Shkruar nga Bekim Haxhiu-Kamishi
Projekt buxheti 2012 është zhvillimor kreativ i konsoliduar dhe më i fuqishëm se te gjitha buxhete qe deri me tani ka votuar parlamenti i Kosovës.
Projekt buxheti i vitit 2012 eshte një projekt buxhet i dizajnuar mire ( për çka lëvdatat i shkoin hartuesit) i cili ne viti 2012 parasheh suksesshëm vazhdimin e investimeve në ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrugëve, ndërtimi dhe rehabilitimi i objekteve shkollore, spitaleve, qendrave të mjekësisë familjare dhe shumë projekteve tjera me rëndësi vitale për shtetin dhe qytetarët tanë.
Kategoria e pagave dhe mëditjeve po ashtu paraqet një pjesë të rëndësishme të këtij buxheti, duke pasur parasysh qe ne vitin 2011 u realizua vendimi i Qeverisë për ngritjen e pagave të mësuesve, personelit shëndetësor, shërbyesve civilë, të gjithë policëve, pjesëtarëve të FSK-së, doganierëve, inspektorëve tatimorë, zjarrfikësve dhe ngritjen e mbështetjes për pagat për të gjithë invalidët e Luftës së UÇK-së dhe familjeve të dëshmorëve dhe jemi ne shqyrtim edhe ligjit per veteranet
Është ky projekt buxhet i projekteve konkrete, i rritjes se mirëqenies qytetare dhe mundësive reale.
Deri sa po analizoja projekt buxhetin e viti 2012 i u ktheva pak transkriptin te seancës se 25 marsit 2011 kur po shqyrtonim projekt buxhetin për vitin 2011 vërejta disa shqetësimet te disa skeptikëve te atëhershëm te opozitës qe deklaronin se me planifikim e buxhetit për vitin 2011 Kosova do te bankrotoj, atëherë parashihnin jo stabilitet financiar, dhe paralajmëruan krizë buxhetore deri ne kolaps total. Këto analiza dolën te ishin vlerësime malco, te pamatura dhe te pasakta.
Atëherë këta ekspert bashkë me disa gjoja ekspert ekonomik te pavarur deklaroni ne ate kohe se Kosova nuk ka kapacitet te ndërtoj autostradën , dhe rruge te reja, e te ndjek investimet ne infrastrukturë dhe njëkohësisht te rrite edhe pagat, asnjë supozim i tyre nuk doli i saktë nga këta qe thoni se po e shesin PTK për te shpëtuar nga kriza , Ja qe PTK nuk u shit dhe krizë nuk pata... por pat sukses... Bile ekspertet ndërkombëtar Kosovën sot e shohin larg krizës se Eurozonës. Kosova ka borxhin publik me te voglin ne rajon. 5.4%. dhe rritjen me te madhe ekonomike ne rajon prej 5.3% sipas vlerësimeve te Bankës Botërore dhe FMN.
NE do te dëshironim dhe synojmë rritje ekonomike edhe me te madhe, .. por këto janë mundësit tona duke vlerësuar edhe rezultat qe u arritën deri me tani ne ekonomi ne veçanti ne gjigantin Trepça i cili për here te pare ketë vit doli me bilanc pozitiv pas 30 vitesh. Ndersa disa veq e kishin shpallur Trepcen dinosaur te vdekur , por ja qe fal menaxhimit te shkqleyr Trepca u rinxhall.
Ata qe tentuan atëherë te fusin panik e pasiguri tek qytetaret Se do te bankrotojmë e do te ketë krizë ... duhet te turpërohen sot te gjithë defitistet ..dhe te u kërkoni falje qytetareve për shqetësimet dhe zhurmen qe u shkaktuat.
Buxheti i Kosovës për here te pare e prek shifrën 1.5 miliard. Euro. Para se Partia Demokratike te vinte ne pushtet iu rikujtoj se ne vitin 2007 buxheti i Kosovës ishte 717 milion Euro.
Edhe nëse tenton ta mohoi ndokush ketë rritje me shumë se te dyfishtë te buxhetit te Kosovës shifrat flasin vete, dhe përveç këtyre shifrave flasin projektet e realizuar te cilat qytetari i shef për çdo dite.
Vërtet duhet mbështetur Qeverinë për punën e bere, dhe prioritet e caktuar zhvillimore, duke reflektuar rritje te buxhetit për bujqësi , shëndetësi, ambient , arsim , kultur ,rini dhe sport.
Ne Sport për here te pare prioritetet vendosen drejt , investimet ne futboll si sporti me masovik rriten dhe tani i kemi te planifikuar per investime kapitale ne kultur rini sport 4 milion Euro bashkfinacim me IPA. Investohet ne terrene sportive ne futboll, e qe ne buxhetet e kaluara nuk kishte investime ne ketë fushe apo ishin minore. (160 000 Euro) Duke pasur parasysh qe edhe ligji për sport veç ka kaluar ne leximin pare dhe gradualisht po ngritën edhe kapacitet infrastrukturore edhe ligjore ne ketë lemi.
Miratimi buxheti është qeshteja me madhore dhe me themelore për shtetin dhe si te tillë duhet trajtuar ne mënyre reale dhe serioze,
Andaj te nderuar koleg nuk do te duhej te përdoret foltorja e parlamenti për te shpërnda te pavërteta, se gjoja qeveria ka shpërnda parat për investimet kapitale ne komunat qe udhëheq PDK-ja , gjë qe nuk është aspak e vërtet , bile thëne te drejtën pas një analize te mirëfilltë shihet qarte se komunat te cilat nuk i udhëheq PDK-ja ne investime kapitale janë te favorizuara, dhe po ua argumentoi një fakt te tillë duke krahasuar 5 komuna qe udhëheq PDK-ja me 5 komuna qe nuk udhëheq PDK-ja te cilat për ka numri i banoreve janë te përafërsisht te barabarta, dhe krahasojmë:
Skenderajn, Drenasin, Malishevën, Vushtrrinë, Mitrovicën , qe janë komunat që udhëheqin nga PDK-ja
Me : Besianën, Rahovecin , Suharekën, Pejën dhe Gjakovën, qe nuk udhëhiqen nga PDK-ja
Për investime kapitale janë parapare ne :
Skenderaj, 2. 895,902 Euro
Drenas, 2. 373, 508 Euro
Malishevë, 2. 887, 542 Euro
Vushtrri, 3. 823, 095 Euro
Mitrovicë 4. 774, 100 Euro
Gjithesejt --------- 16. 754, 147 Euro
Nderas per investime kapitale jane parapar ne:
Besianë 5. 821, 521 Euro
Rahovec, 3. 138, 662 Euro
Suharekë, 5. 088, 118 Euro
Pejë 5. 161. 670 Euro
Gjakovë 5. 669, 108 Euro
Gjithesjet --------- 24.879, 079 Euro apo 8. 124,932 Euro me shume investime kapitale ne komunat qe nuk udhëheq PDK ja.
Nëse kësaj shifre i shtohen edhe 32.370, 653 Euro te planifikuar për investime kapitale ne Komunën e Prishtinës atëherë ne 6 komuna qe nuk udhëheq PDK-ja janë planifikuar për investime kapitale 57. 249. 732 Euro nga 124. 664,343 Euro te paraparë për te gjitha komunat e Kosovës apo 46 % te te gjitha investimeve kapitale te planifikuar për komunat.
Kam disa propozime te ia bashkangjes keti projekt buxheti te cilat me pas do te ia dorëzoi komisioni për buxhet dhe financa, kërkoj qe te merret parasysh dhe te përfshihet ne buxhet:
Nen 1 kerkoj Ne veçanti ndarja e me shume mjeteve për zhvillmë dhe hulumtime shkencor , dhe pasurimi e universitet me me shume tituj shkencor , ..literaturë universitare,
Nen 2 kerkoi te ndahen mjete për Mirëmbajtjen e kompleksit memorial Adem Jashari ne Prekaz dhe trajnimi i stafit të këtij memoriali.
Nen 3 . Janë nja dy ullinjtëve mbi 200 vjeçar njeri të Kopiliçit e tjetri në Kuçicës,per te çilet nuk duhen shumë mjete qe te restaurohen bashkë me Akademinë pare ushtarake te UCK-es ne Acareve,
Nen 4. Kërkoj gjithashtu qe te ndahen mjete edhe për ngritjen e shtatores se Isa Boletinit ne Mitrovice dhe Kullen e Shaban Manxhollit ne Mikushnic
Besoj qe këto propozime nuk do te prishin tabelat projektuese por do te pasurij ato dhe do te jen ne korniza te planifikimeve për vitin 2012.