24 Dhjetor 2024

Burgu i VIP-ave

Shkruar nga Zejdush Kastrati

Kush nuk e dënon te keqen,ai e nxit edhe më tepër. (Leonardo Da Vinci)

Pasi të nënshkruhet (e finalizuar)  marrëveshja e shumëpërfolur dhe e shumëkomentuar mes Kosovës e Sërbisë, e që koha në vazhdimësi do të tregoj se kush fitoi e kush humbi,kush gaboi e kush e luajti “lojën;’ mirë ,kush i tha të vërtetën popullit të vet,  e kush e  rrejti,mbetet të shohim e presim, dhe ndoshta, si edhe shumë herave tjera, edhe kësaj radhe,në radhë të parë,  falë disa rrethanave momentale, ndoshta, nuk do të jemi humbësit më të mëdhenjë, dhe pala më e dëmtuar,por kuptohet  edhe e koritur.

Kryministri, Hashim Thaçi,i cili  i ka pri dhe po i prin këtyre bisedimeve, dhe i cili edhe po flet e po rrëfehet para të gjithëve, si ka ba të pamundurën,apo sic po e quan maksimumin, sa i përket këtyre bisedimeve, dhe kësaj marrëveshjeje,ka të drejt kur po  thot, se ai, ka hy dhe do të mbetet në histori, si politikani i parë shqiptar që në këtë periudhë 1oo vjeqare ka arritur,të nënshkruaj një marrëvshje me shtetin, i cili, ka tentuar, gjithnjë, me letra e me strategji,por edhe  me armë, të na zhbëjë nga faqja e dheut.

Por,s’duhet injoruar dhe mohuar, se mund të ndodh edhe e kundërta, që,po ky kryministër, të futet në histori, edhe si politikani i parë shqiptar, që ka nënshkruar dhe arritur një marrëveshje,po  me  këtë shtet, i cili,në kontinuitet dhe me perfiditet e strategji, mund të instaloj dhe legjitimoj, sërish, ligjet dhe struktura shtetrore të po këtij shteti,  të cilat, do të funksionalizohen, legalizohen dhe imponohen , me cka, Kosova do të kantonizohet, coptohet e defaktorizohet?!.

Pra ditët, muajt,por me siguri, edhe vitet në vazhdim,  do të tregojnë më së miri për funksionalitetin dhe modelin, për së miri apo për së keqi, të  shtetit më të ri në Europë, sic po kemi qejf ta quajmë, e që ka kohë po ballafaqohet e identifikohet edhe me probleme tjera shumë madhore, e që patjetër, ky opinion, dhe ky popull,  kërkon të zgjidh po ky kryministër i cili po ka qejf të flasi në vehten e parë,dhe të mbaj primatin e shefit.

Se e ka seriozisht, dhe ka vendosur të kryej mirë, jo vetëm detyrat e shtëpisë, por edhe ato, që i ka përcaktuar kaherë,edhe  një pjesë dashamirëse e faktorit ndërkombëtarë,për të shkuar drejt integrimeve  euroatlantike të proklamuara  me pompozitet,po nga kryeministri, mbetet të shihet,pas kësaj marrëveshjeje, se cili është në realitet, pozicionimi dhe  serioziteti  e sinqeriteti i kryeministrit Thaçi.

Angazhimi konkret dhe korekt,karshi luftimit të korupcionit dhe krimit të organizuar, që nuk po shënon ramje por vetëm rritje në këtë Kosovë, është detyrë imediate e Thaçit, por jo me deklarata premtuese e promovuese, por në radhë të parë duke pastruar terenin, që nga pozita e disa zëvënëskryministrave aktual, disa ministrave e zëvëndësministrave, por edhe  shumë drejtorëve të shumtë digasteresh, pastaj në veqanti ndaj  shumicës së kryetarëve komunash, pjesa dërmuese  nga subjekti politik, që dejton, po ky kryeminister, që nuk ka ditë, që nuk janë në ballinat e mediave, por edhe të përfoljeve për afera koruptive,  me shifra, edhe  milionshe.

Të rrallë janë ata, që  ndihen  të gëzuar,ose për qështje inati, kanë dëshirë që dikend nga kasta politike ta shohin të prangosur, apo të paraburgosur, e të dënuar pa fakte e dëshmi,por se korupcioni dhe krimi i organizuar po lulzon në Kosovën e udhëhequr  po nga Hashim Thaçi, kjo nuk don koment dhe nuk duhen  hulumtime të shumta, apo ndonjë dëshmi shtesë.

Në radhë të parë, po ky Hashim Thaçi, nëse dëshiron, jo vetëm të shpallet dhe mbetet “yll” në histori sa i përket marrëveshjes me Sërbinë,shkëlqimi në këtë “yll” do të jetë permanent, nëse arrin që ndërkohë fillimisht, të pastroj terenin,  dhe ate, duke filluar, nga situata në burgjet e Kosovës, ku fatkeqësisht , disa burgje,  menagjohen nga të burgosurit e jo nga gardiantët.

Në dhomat e disa të burgosurve, është më mirë, se në dhomat e hotelit Emerald,pastaj,disa të burgosur, kurrë,prej se janë sjellur në burg, nuk kanë shijuar  ujë për pije, por pija e tyre e preferuar dhe e përhershme, është Red Bull origjinal, paqetim prej 24 copësh, dhe ate me  rezerva  deri në 3oo kanaqe në kënd të dhomës,pastaj disa të burgosur shtrihen e mbulohen me komplete Dormeo,me televizor Plazma të kalibrit HD në dhomat e tyre, me erkondishen fjala e fundit e teknikës elektronike të kësaj kategorie,por  ka mjaft raste, kur  gardianët, raportojnë para disa të burgosurve, në vend që  të ndodh e kundërta, sic e do rregulli dhe rendi i një burgu, me standarde europiane.

E keqja tjetër, mjaft e madhe, dhe me peshë, e që ka refleksion shumë negativ jo vetëm në stagnimin dhe pengimin  e procesve  nëpër institucionet më relevante shtetërore të Kosovës, është fakti se,”kapot” e krimit dhe korupcionit, janë  edhe përsonat,  që nëse ka gatishmëri dhe disponim,por edhe imponim nga faktori i jashtëm, e që pritet të shkojnë në “birucë”, shumica e tyre, vendëpunën e kanë nga pozitat më të larta instituionale, dhe ate, duke filluar, nga Qeveria, Parlamenti,por me siguri edhe policia e edhe  vet gjyqësori e segmente tjera, me cka,vetëvetiu, skajshmërisht, zbehet ne maksimum, autoriteti dhe prestigji,  i këtyre institucioneve, edhe ashtu, mjaft të brishta.

Eshtë mirë, që  burgu i ri, i sigurisë së lartë, që pritet të inagurohet së shpejti,në Besianë, të mbushet me ata që  i vërboi lakmia,dëshira për pasurim, dhe të cilët, asnjëherë, nuk i kontrolluan, apetitet e tyre përsonale,por gjithashtu do të ishte shumë mirë, që këtë burg ta inaguronte, Hashim Thaçi, dhe ta pagëzonte edhe me emrin “Burgu i Vip-ave”.

Edhe pse, do ti ketë vetëm 6oo vende për të burgosur, që krahasur me ata që e meritojnë,statusin e të burgosurit, me siguri, ky kapacitet hapsinor, është i vogël, por, nisma, me burgosjen e atyre, që më së shumti e dëmtuan këtë vend, e që janë hajnat e institucioneve më të larta, do të ishte, një sukses, që kurajon.

Pra,edhe kjo, është një detyrë dhe obligim, që duhet, ta kryej, urgjentisht po ky kryeministër,në të kundërtën, nuk janë për tu nëncmuar, edhe zërat dhe opinionet, se edhe, po ky kryministër, është si ata, që duhet të burgosen,por që nuk po burgosen, andaj, duhet pritur, që dikush tjetër, ti arrestojë të gjithë, përfshirë edhe kryeminsitrin. 
 
Ska dilemë, dhe është e pa kontestueshme, se të gjithë ata, që e duan këtë vend dhe këtë Kosovë, e dijnë shumë mirë, se ne kosovarët, shtet tjetër nuk kemi, dhe nuk kemi dëshirë e nevojë, që po këtë shtet, edhe ta shajmë, ta përdhosim e ta sakatosim edhe me etiketime kuturu,por është shumë logjike,e arsyeshme, por edhe shumë e ndershme, por  edhe obligative, që të luftojmë të keqen, që na ka pllakosur, e po na pengon  të ecim përpara, dhe ate,në radhë të parë, me eleminimin e dukurive dhe fenomeneve regresive, që numerikisht janë bukur shumë, dhe që nëse duem të mburremi, edhe duhet tua ndalim hovin, ose  në të kundërtën,të dorëzohemi para tyre.

Tash për tash,kjo qështje, më së shumti, varet pikërisht, nga kryeministri Thaçi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)