Bujqësia do edhe kokë vizionare, jo vetëm tokë
Shkruar nga Shkumbin Hyseni
Ketë shkrim, do e filloj më thënien e Xoxës, Bujqësia sdo vetëm tokë, por edhe kokë. E kjo i shkon shumë përshtati realitetit kosovar. Sepse, pikërisht Kosova, ka një potencial të madh zhvillimor në lëmin e bujqësisë, dhe ajo që i ka munguar ka qenë koka e jo toka.
Kosova, ka një sipërfaqe jo të vogël, që shfrytëzohet apo ka potencial zhvillimi bujqësor në mbi 300 mijë hektar tokë për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore. Dhe, kjo nuk është sipërfaqe e vogël.
Nëse kësaj ia shtojmë edhe faktin se Kosova, megjithatë, ka mundësi relativisht të mira të ujitjes dhe ka burime jo të pakta për ujitje, atëherë pritjet për një perspektiv në bujqësi janë të arsyeshme.
E ajo që më të vërtetë i ka munguar Kosovës, ishte koka, sepse tokë kishte mjaftë në krahasim më atë se sa punohej. Dhe, disa kritikuan vet bujqit se nuk po punojnë mjaftueshëm.
Madje u shkua edhe aq larg sa që, u dëgjuan duke thënë se bujqit po presin të ju vijnë parat në të gatshëm. Ndërsa, harruan se ata nuk kanë pasur asnjë motiv për të punuar sepse nuk ka pasur kushte të krijuara përmes ndonjë politike bujqësore vizionare.
Por, megjithatë, edhe tek ne, fillojë të mendohej për të përkrahur bujqësinë dhe zhvillimin e sektorit bujqësor si një shtyllë e zhvillimit të gjithëmbarshëm kosovar. Kështu, filloj të subvencionohej mbjellja e grurit.
Pastaj u subvencionua edhe korrje-shirjet. Subvencionet vazhduan edhe me subvencionimin e kulturave tjera bujqësore. E nuk u ndal me kaq, sepse subvencionimi me sublim u bë në përkrahjen e fermerëve, ku varësisht nga kapaciteti i fermerit, në baza vjetore u vendosen edhe tarifa për subvencionim.
E gjithë kjo, kur ishte shkruar në letër, ishte kritikuar dhe ishte thënë se është një strategji boshe e cila në asnjë mënyrë, nuk do të mund të realizohej. Ministria e Bujqësisë, si dikaster që e ka për detyrë të merret më hartimin e politikave bujqësore, në fillimi ishte bombarduar nga kritikat dhe akuzat për farsë gjatë hartimit të këtyre strategjive. Quheshin strategji te pa realizuara dhe të pa bazuara në realitet.
Opozitarët, menduan se U ra shi në kallamboq, me faktin se në krye të këtij dikasteri erdhi një i ri nga Prishtina dhe për më shumë më kësi lloj strategjish ambicioze, dështimet do të jenë të pashmangshme. Pa fije kulture politike, por me politikë inatqore, thanë se ky ministër kuller, lopën e paska parë vetëm në çokollatat Milka.
Lexuam e dëgjuam epitete të ndryshme Kulleri ministër, Millka ministri, Basketbollisti i Bujqësisë. Nuk u hezito të thuhej se ministrit nëse i thua ruaju se të hanë lopa ai mendon se ky është rrezik real. Etj. Etj.
Megjithatë, gëzimi opozitarë nuk zgjati shumë. Rezultatet filluan të shiheshin shumë shpejt. Tani kur këto strategji veç janë në zbatim të vazhdueshëm, dhe janë treguar si strategji të zbatueshme. Këto tani veç kanë dhënë fryte të çmuara.
E tani kur produktet bujqësore, duke filluar nga më esencialja, mielli, në sasi të mëdha (i shumëfishuar në krahasim më mandatet tjera) gjendet në treg si prodhim vendor. Pa lenë anash edhe shumë produkte tjera, sikur janë zhdukur kritikuesit e deri djeshëm dhe as që marrin mundin të thonë diç.
Pastaj, do të ishte e natyrshme të thuhet: Ministër, lopët në Kosovë po lëshojnë zërin (pallin), nga ushqimi i bollshëm dhe nga shumimi i tyre. Fal përkrahjes që ka dhënë ministria, në Kosovë, është shtuar numri i lopëve dhe i kafshëve tjera.
Shumëfishimi i numrit të kafshëve, tani subvencionohet nga ministria dhe tani shumë fermer, kanë shtuar dukshëm numrin e kafshëve nëpër fermat e tyre. Në ketë drejtim qeveria me politikat e veta, ka arritur të i siguroj të gjithë fermerëve edhe shitjen e sigurt të qumështit e edhe të prodhimeve të tij.
E gjithë ky ndryshim, është i dukshëm dhe për ketë nuk kanë munguar as rezultatet. Për ketë pa dyshim se vlen thënia e fillimit të këtij shkrimi Bujqësia sdo vetëm tokë, por edhe kokë. Kështu tek ne, pos tokës, në këto vitet e fundit e kemi edhe kokën. Strategjia qeveritare për të përkrahur bujqësinë, e ndërtuar në bazë të vizionit të vet ministrit Blerand Stavileci.
Meritë e Blerandit (ministritë) është edhe këmbëngulësia e tij për të rritur sa më shumë buxhetin për bujqësinë, qoftë përmes buxhetit të Kosovës, apo edhe përmes granteve të ndryshme të thithura nga Bashkimi Evropian apo mekanizmave të ndryshme ndërkombëtar. Kjo ka bërë që tanimë bujqësia të jetë duke lulëzuar në krahasim më vitet paraprake. Veçse, kuptohet, akoma duet punë për të ardhur deri aty ku dëshirojmë.
Tokës së Kosovës, iu nevojit edhe koka. E ajo tashmë është. Për ketë pajtohen edhe ata që dikur nuk lanë gjë pa thënë. Duke vlerësuar vizionin modern të tij për zhvillim, vet disa opozitarë me ndikim, e emëruan në krye të Klubit të tyre të zemrës KB Prishtina.
Kjo nuk u bë për të nderuar, por për të shfrytëzuar vizionin e tij, për të avancuar klubin dhe për ta përgatitur për garat evropiane që së shpejt shpresojmë se do na presin edhe ne.