04 Janar 2025

Brukseli nëpër këmbë shqiptarët e Kosovës

Shkruar nga Islam Krasniqi

A thua pse ka filluar të përsëritet e kaluara jonë, ajo që kishte ndodhur pas viteve të pavarësisë së Shqipërisë, ku ju shkëputen disa pjesë të territoreve Shqiptare dhe ju aneksuan shteteve tjera.

Bisedimet në Bruksel nuk kanë sjellë rezultate për Republikën e Kosovës, por e kanë favorizuar gjithmonë Serbin dhe e kanë afruar me pranë BE-së. Projekti i bashkësisë ndërkombëtare lidhur me pavarësinë e Republikës së Kosovës është lënë në gjysmë pa përfunduar, duhet edhe Kosova të shohë të ardhmen e vetë, e jo siç është lerë kështu sikur të ishte një Bosnje e dytë.

Për çdo projekt që është në interes të shqiptarëve hasë në veshë të shurdhër nga bashkësia ndërkombëtare, nga ata që ne po ju shkojmë për peni. Brukseli po na imponon gjithçka, Kosovën e bëri shtet të pavarur multi etnik, me qëllim që gjithë mbeturinat e Ballkanit ti zbarkoj në Kosovë, më Kushtetutën që ata e hartuan vetëm e dëmtuan Kosovën, me aprovimin e ligjeve brenda sajë, ku atë që s’munden ta fusin në kushtetutë na imponuan në Bruksel, siç janë Decentralizimi, Themelimi i Komunave të reja Serbe, Fusnota, Mungesa e zbatimit të reciprocitetit me Shqiptaret në shtetet sllave të Ish RFJ-së (ato të drejta dhe privilegje që i gëzojnë ata, ti gëzojnë edhe minoritetet në vendin tonë).

Krijimi i Asociacionit apo Zajednica, e drejta e vetos për minoritetin serb, diskriminimin e shqiptarëve si para ligjit, ashtu në punësim, në shkollim, etj etj.

Na imponuan që luftën ta shndërrojmë në konflikt, na detyruan ti shfajësojmë serbet me imponimet e tyre, prej bankës së viktimave na ulen në bankën e të akuzuarve, në vend që të dënohen kriminelet e luftës që vranë, masakruan, zhduken mbi 200 mij pleq gra dhe fëmijë, akuzohen shqiptaret që ishin të mbështetur për murit.

Nuk jemi kundër serbëve që jetojnë në Kosovë, por duhet të jemi të barabartë të gjithë, dhe të ju dhamë ato të drejta që i kanë shqiptaret në Kosovën Lindore, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Evropë ku ka minoritete, por fatkeqësisht jemi ku jemi, gjithmonë kurban i të tjerëve.

Republika e Kosovës nga klasa politike e saj, ka mbetur e bllokuar dhe kështu nuk shkon gjatë, populli është si ujë një ditë do të shpërthej dhe qeveritë në vazhdim që do të vinë s’do të lejojnë që të tjerët të na marrin nëpër këmbë, por do të kërkojnë që të gjithë të jenë të barabartë para ligjit.

Shqiptaret do të kërkojnë një zgjedhje afat gjatë, o të shkojnë bashk me vendet e Ballkanit në BE si pako, o ti bashkohen Shqipërisë, sepse Serbia do na bllokoj rrugën drejt BE-së, dhe zgjidhja e vetme do jetë ribashkimi, dhe BE-ja do dalë hapur me projektin e saj të cilin e ka hartuar Serbia.

Klasa politike vetëm po heshtë, sepse po frikohen nga bashkësia Ndërkombëtare, dhe po thonë duhet të jemi të ngushem ndaj tyre së na kanë çliruar, e po harrojnë këta së sa mira djem dhanë jetën për këtë tokë.

Një popull që e harron të kaluarën, është i detyruar të përsërit atë dhe ne e harruam të kaluarën, i harruam sakrificat e Popullit Shqiptar të cilët gjithmonë në luftë për liri dhe Pavarësi, popull që ka dëshmor me së shumti, popull që ende s’po mund të gjejë zgjedhje afatgjatë. Edhe një herë Evropa tregoj së shqiptaret janë të dorës së dytë me rastin e gjykimit në Tribunalin e Hagës të Kryekriminelit serb Sheshelit, të cilin e shpalli të pa fajshëm gjersa Pjesëtaret e UÇK-së dënohen me nga dhjetëra vjet!...

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)