26 Dhjetor 2024

Broçkullat e Bulliqit e të Grudës me shokë

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Individualizmi i Bulliqit, Grudës dhe të tjerëve si ata, që del nga xhelozia e të shkolluarve konsideroj të shfaqet si tendencë e përjashtimit ose pavetëdijëshmërisë, lidhur me çështjet që tejkalojnë veten e tyre dhe, në këtë mes mendoj të kenë humbur fillin e problematikës, duke dëshiruara të merren me fundin, epilogun e problemit, gjersa tek fillimi mrizonin e nuk ishin askund.

Mendoj që problem i kufijve të Kosovës duke përfshirë edhe atë me Malin e Zi, do qëndrim politik si një vijueshmëri e proceseve politike, nëpër të cilat ka kaluar Kosova e fare pak qëndrim”ekspertor”.

Zotëri Bulliqi, Gruda e tjerë, gjatë punës suaj ekspertore, a arritët të gjenit ndonjë shkelje që ka bërë Komisioni i mëparshëm, sipas modelit kadastral. Nesë jo, siç po shihet, metodat tjera po i promovoni në materiale, si ato të kontekstit historik etnik, gjeografik etj, vërtetë janë broçkulla dhe shumë të dëmshme për vendin. Çasja e tillë e lë Kosovën pa veriun dhe  një pjesë të mirë të Anamoravës, veçanarisht nëse merret, konteksti etnik(sugjerimi i Grudës).

Gjeneralët e NATO-s, por edhe politikani i rryer i shpërblyer me çmimin Nobel për paqe, Ahtisari, e ka pasur të qartë problemin, andaj edhe ka ecur në rrugën e përcaktimit të kufijve të shtetit të ri, në bazë të modelit kadastral.

Ju ekspertë hileqarë a e dini se si “çlironi” atë pjesë të një teritori me qëndrimin e vetëm se e paskan shfrytëzuar me vite për kullota banorët lokal(sipas Bulliqit).

A e keni të qartë se izolimi politik i Kosovës nga miqtë e këtij shteti në krijim, që mund të vijë si pasojë e veprimeve tuaja. Çka mendoni se na sjell? Ndryshim të gjendjes apo rikthim atje ku kemi qenë para luftës? Mos mendoni ju se ecja vetëm në këtë proces e Kosovës do të na bëjë mirë apo konsideroni se jemi bërë shtet i fortë dhe më nuk na duhen fare partnerët apo miqtë? A mendoni se trazirat  e jostabiliteti i vendit i sjellin pozicione të favorshme apo dënime e ngecje?

A keni menduar ndonjëherë se në aspektin gjeopolitik me qëndrime tuaja po dëmtoni procesin e ridefinimit të procesit rajonal gjeopolitik, duke qenë kundër qëndrimit të SHBA-ve dhe aletavë të saj?

Zotërinj të nderuar, Kosova dhe rinia e saj, nuk e kanë luksin për të humbur të ardhmen me veprime aventuriste që i ngjasojnë gjelit mburravec të një politike të humbur.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)