Brezovica nder resurset me potencial të madh për zhvillimin e Turizmit
Shkruar nga Halil J. Halili
Dita Botërore e Turizmit (WTD), festohet çdo vit më 27 shtator, e që është një manifestim global për të vënë në dukje vlerat sociale, kulturore, politike dhe ekonomike të turizmit.
Organizata Botërore e Turizmit, (WTO) këtë vit do të shënoj ditën botërore të turizmit nën temën Turizmi dhe Zhvillimi i Komunitetit - duke u fokusuar në aftësinë e turizmit për të fuqizuar njerëzit dhe pajis ata me shkathtësi për të arritur ndryshime në komunitetet e tyre lokale.
Si një sektor që përfaqëson 9% të GDP-së globale, që punëson 1 (një) nga 11 (njëmbëdhjetë) të të punësuarve në mbarë botën, dhe një sektor kyç i të ardhurave për zhvillim ekonomik, Turizmi është i njohur gjerësisht për kapacitetin e tij për t\'iu përgjigjur sfidave globale.
Ndikimi ekonomik i Turizmit po reflekton në një numër në rritje të vendeve të cilat i japin një hapsin të duhur gjatë planifikimit të politikave ekonomike dhe zhvillimore.
Sfidat e Kosovës në aspektin e zhvillimit të turizmit janë te shumta ngase Kosova ende nuk është anëtare e Organizatës Botërore të Turizmit (WTO) dhe kjo gjithashtu vështirëson Pozicionimin në tregun Ndërkombëtar të Turizmit.
Pra Kosova ende ka vështirësi ne depërtimin e saj dhe konsolidimin e imazhit te saj ne Bote edhe pse ka resurse dhe kushte shumë të mira për zhvillimin e turizmit mirëpo nuk do të duhej të ishte arsye per mosveprim dhe gjithsesi që nuk mjafton aprovimi i Ligjit për Turizmin, dhe formimi i Këshillit të Turizmit të Kosovës, për avancimin e turizmit.
Sipas Statistikave Ekonomike pjesëmarrja e Hoteleve dhe Restoranteve në Produktin e Brendshëm Bruto është 0.8%.
Gjithashtu sipas Rezultateve të Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve 2008-2012, realizuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, shpërndarja e të punësuarve sipas seksioneve ekonomike del se ne vitin 2012 vetëm 5,1% janë të punësuar ne Hotele dhe Restorante. Këta jan tregues real për shkallen e zhvillimit te Turizmit në Kosovë.
Festimi zyrtar i Ditës Botërore të Turizmit këtë vit do të mbahet në Guadalajara, Meksikë dhe përfshijnë një numër të madh të Organizatave (Think Tank që trajtojnë temën e vitit), dhe pjesëmarrjes tjer si ministra të turizmit, ekspertë ndërkombëtarë dhe krijuesve të politikave nga fusha e turizmit dhe zhvillimit.
Me fokusim të veçante në komunitet Dita Botërore e Turizmit tenton të theksoj favoret e turizmit për avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm nga niveli bazë. Turizmi i bazuar në komunitet nënkupton përfshirjen e popullatës lokale në procesin e vendimmarrjes duke respektuar prioritetet lokale.
Turizmi është bërë posaçërisht i njohur për potencialin e tij ekonomik që të kontribuoj në uljen e varfërisë në vendet në zhvillim prandaj duhet veçanërisht të theksohet se është koha të investohet në programe të reja në turizëm, duke avancuar ofertën turistike (zhvillimi i një ofertë të plotë turistike Kosovare që do të theksojë komplementaritetin e turizmit Balnear e malor dhe në anën tjetër trashëgiminë e pasur dhe diversitetin kulturor dhe historike) dhe me ketë edhe në ngritje të një Menaxhmenti modern turistik.
Gjithsesi duhet angazhim që të mos dështoj procesi i koncisionimit te kompleksit Turistik Brezovica ngase ai paraqet një nder resurset me potencial të madh për zhvillimin e Turizmit.