23 Dhjetor 2024

Botë mos prit Skenderbe që t’i ndalojë sërish sulltanët Turq

Shkruar nga Skender Jashari

Me fillimin  e agresionit turk, kundër  Kurdëve  etnik, të Sirisë, më së paku  shqetësimi  ka rënë  mbi forcat Kurde të Sirisë, por më shumë është  ndikuar dhe lëkundur stabiliteti i paqes  botërore e sidomos  asaj rajonale.

Konventat  ndërkombëtare  të Luftës, e  sanksionojnë  kategorikisht si agresion, sulm kundër paqes( sepse territori i kontrolluar nga Forcat Kurde të Sirisë, ndërkombëtarisht ishte  pranuar si burim i Paqes),  sulm kundër njerëzimit.

Po ashtu dihet mirëfilli, që edhe Perandoria Osmane ishte  krijuar nga  ekspansioni ndaj  fqinjëve  të saj, për të  kaluar më pas në Europë. Praktikat e tilla, që sot ndjek  qeveria turke, tërësisht janë  të  kopjuara nga praktikat e luftës hibride të Rusisë.

Hipokrizia e  Erdoganit, shkon  përtej,  duke arsyetuar   qëllimet  e tija për spastrim etnik të  zonës  30 kilometërshe përskaj kufirit me shtetin turk, nga popullata   etnike kurde. Mosndalimi, mossanksioni  ende i duhur ndërkombëtar, kundër këtij agresioni, ka bërë  që Turqia të gjejë shteg për të kryer  agresion kundër kurdëve të Sirisë.

Reagimi i ashpër i SHBA-së,  kundër  Turqisë, për  t’ia  shkatërruar dhe zhdukur  ekonominë  turke dhe sanksionet  konkrete,  si zakonisht duken  rezultatdhënëse me vonesë.

Vlerësimi po ashtu nga Shtëpia e Bardhë, që Forcat  Kurdë, janë të  përgatitura dhe me përvojë  që mund ta  përballojnë edhe  agresionin  turk, janë  shpresëdhënës për  ruajtjen e  paqes dhe sigurisë  në atë rajon, që të mos  transferohet  rreziku i tillë në drejtim të vendeve  kah synon ekspansionin  neo-kolonial Turqia.

Agresioni turk dhjetë ditor, që synonte  pushtimin e  një rripi  tokësorë( të  quajtur gjoja zonë të sigurisë) në distancë 30 kilometërshe  përgjatë kufirit turko-sirian, në gjatësi rreth 500 kilometra, ka bërë  që të ngecë.

Forcat Kurde të Sirisë, e  pastaj edhe  Peshmergat( Forcat Kurde të Irakut), bartën  barrën  kryesore të  forcave  tokësore në  mposhtjen  e Kalifatit Islamik të ISIS-it. Më shumë se 10.000 luftëtarë kurd  gjatë  vitit të shkuar  kanë  dhënë  jetën  në luftë  kundër  ISIS-it, veçmas “Milicitë Kurde” njësitë  kryesore të Forcave Demokratike Siriane( SDF-së), ishin elita ushtarake  e  luftës kundër ISIS-it.

Pushtimi turk ndaj Kurdëve të Sirisë,  daton  me  agresionin e  vitit  2018, kundër qytetit kurd Afrinit në Siri, ku  ushtria  turke së bashku me  xhihadistët  islamik  e pushtoi, të njejtën mënyrë e  aplikon edhe  gjatë  agresionit të fundit, në  aleancë  me xhihadistët islamik të Sirisë.

Atë botë   nga  qyteti i Afrinit, sipas  shifrave të OKB-së, ishin  larguar 140.000 qytetar shkaku i agresionit turk, derisa  shifrat  shkonin edhe  disa herë më të mëdha  sipas burimeve vendase. Forcat turke dhe  xhihadistët, plaçkitën  shtëpitë  kurde, shkatërruan  sistematikisht   bazat  e jetës kurde. Të njejtat plane  Erdogani i ndjek edhe tani.

Shqetësimi është serioz për shumë arsye:

⦁    Aplikimi i formave  të luftës hibride;

Përgatitja e forcave  speciale dhe të policisë  turke, për operacione në Siri, me  forma të luftës  hibride e deri jokonvencionale, tërësisht  të ngjajshme   dhe të kopjuara nga  Rusia ndaj Ukrainës, tashmë  shihen që janë vënë  në operim.

Rasti bëhet  edhe më  delikat, kur dihet që Turqia është  anëtare  e  NATO-s dhe  aspiruese  shpresëkot për në BE. Krahaso, edhe sot, Rusia nuk pranon  dërgimin e forcave të saj për pushtim të  krahinave të Ukrainës Lindore, derisa nëpër medie janë shfaqur video-incizime, ku shihen brohoritje të policëve dhe ushtarëve turq, për pushtim kundër  kurdëve të Sirisë.

As Hitleri nuk pushtoi më ndryshe Austrinë, Çekinë, pastaj Poloninë, apo Musolini  ndaj Shqipërisë. Njejtë  sot,  sikur Putini edhe  Erdogani imitojnë  figurat e tilla naziste dhe fashiste.

⦁    Përdorimi i xhihadistëve islamik;
 
Ndërkombëtarisht  janë  sanksionuar  si organizata terroriste,  xhihadistët  që luftojnë në Siri. Mes tyre janë  të numërta  organizatat e tilla, me të cilat  si në  rastin e agresionit turk  ndaj  qytetit Afrin të Sirisë, ashtu edhe  tash së fundi, kanë  bashkëpunuar dhe bashkëluftuar kundër kurdëve të Sirisë.

Madje ka video dhe dokumente, që  forcat turke  në Afrin dhe në brezin kufitar kishin bashkëpunim edhe me  organizatën  famëkeqe ISIS. Shqetësuese është fakti, që tashmë publikisht kanë  dalur edhe terroristët  islamik të organizatave të tilla, që  dëshmojnë  lidhjen  me  forcat turke të sigurisë.

⦁    Keqpërdorimi i refugjatëve  sirian;

Instrumentalizimi dhe politizimi i refugjatëve  sirian, por edhe   atyre afgan, irakian dhe arab të tjerë, për ta destabilizu gjegjësisht për ta  shpërbë BE-në, rrjedhimisht edhe NATO-n, janë  aplikuar edhe nga Rusia.

Të njejtën  e kopjoi edhe  Erdogani, duke kërcënuar  botën perëndimore, që do i dëboj 3.6 milion  refugjat  sirian që  janë  në Turqi, në drejtim të Europës. Mos të flasim më për  infiltrimin e shumë  “ujqërve të vetmuar” brenda turmave të regugjatëve, nga të cilët  disa edhe kryen akte terroriste  në vendet  e Europës.

Refugjatët sirian, mund të ktheheshin për në Siri, përmes korridorit të pushtuar  në  qytetin e Afrinit, pasiqë  forcat qeveritare  siriane, kishin kontroll mbi territoret tjera  që dikur kishte patur  ISIS.

⦁    Spastrimi  etnik i kurdëve të Sirisë;

Erdogani me këtë plan, qartë  shihet që  dëshiron shpërnguljen  e kurdëve  etnik nga  zona  kufitare  në  distancë prej 30 kilometrash,  duke  tjetërsuar  etnikisht këtë  rajon,  duke vendosur-populluar  me sirian  arab.

Mënyrë  kjo që   shteti turk të  shkëpusë lidhjen  gjeografike  të  kurdëve të Sirisë  me kurdët e  Turqisë. Gjatë  agresionit të fundit, kemi pa shumë raste   të  zhvendosjes  së  disa qindëra mijëra   qytetarëve  kurd nga  vendbanimet e  tyre, ndërsa  vendosjen  e kolonëve  siriano-arab në vendbanimet e tilla.

Turqia nuk  ka qëllimin e kthimit të  refugjatëve  sirian  në   vendbanimet e tyre, por  impenjimin  e tyre  për kolonizimin e  vendbanimeve  kurde, në zonën e  sigurisë.

Duke mos hy në krimet  kundër njerëzimit, krimet e  luftës, deri në   krime  me premise  të gjenocidit( p.sh: krijimi i zonës së sigurisë duke  i kolonizuar me kolon  duke shfarosë kurdët etnik të Sirisë); përdhunimin, gurëzimin dhe vrasjen e  politikanes kurde; përdorimin  e nënmunicioneve në vendbanime; përdorimin e  predhave  dhe bombave ndezëse( fosfor të bardhë) etj.

⦁    Rreziku nga rilindja e shtetit islamik;

Lufta  kundër ISIS-it, ende  s’ka  mbaruar, rreziku nga ringritja e tyre është evidente, sepse edhe më shumë se 12.000 terrorist të ISIS-it, të  burgosur nga  forcat kurde, janë rrezik serioz. Edhe pse  Turqia ka marr obligim nga SHBA-të,  për trajtimin ligjor të  terroristëve  islamik  të ISIS-it, e jo për lirimin  e tyre. Për fat të keq, kemi pa, lexu edhe përpjekje dhe  thyerje  burgjesh  kurde nga  ISIS, derisa forcat   kurde përgatiteshin për  t’u mbrojtur  nga agresioni turk. Jasht  atyre që  kanë përjetuar  gjenocidin dhe  tmerret e  ISIS-it, duan Kalifatin Islamik, madje të tillë e duan  edhe  publikisht e kanë  kërkuar edhe në vendin tonë  disa hoxhallarë.

⦁    Veprimet pasuese që mund të merren nga Turqia etj.

Destabilizimi  nga ana e  Turqisë, të rajonit,  heq presionin   që ende  vazhdon  kundër agresionit rus në  Ukrainë, gjë që  nxit edhe  orekse  lokale  dhe rajonale të vendeve tjera që të kalojnë  në  forma të tilla lufte. Në ballkan  dihet paqëndrueshmëria dhe  rroli destabilizues i Serbisë.

Kjo bënë  të  ketë pasiguri,  rrezikim të paqes. Ka  vite të tëra  që shohim forma  neokolonialiste  turke, karshi  Trojeve  Shqipëtare,  derisa  veprimet kaq  agresive kundër  kurdëve të Sirisë, nëse  kalohen  në heshtje,  agresioni  vazhdon tek fqinjët tjerë( pra edhe  kundër Atdheut tonë).

Nga  ana tjetër edhe  Serbia edhe Rusia  do nxiten  të kryejnë  agresione të reja  kundër vendeve  fqinje, kjo mund të quhet  pastaj  fillimi i hapur i Luftës së III botërore.

Prandaj NATO, në krye me SHBA-në, është  nevojë imediate, të ndërmarrë masa konkrete, jo vetëm  sanksione   që ta  dëmtojnë dhe zhdukin  ekonominë  turke, por  ta neutralizojnë  forcën  sulmuese  të këtyre  agresorëve po ashtu  të  neutralizojnë edhe forcën  sulmuese  të çdo agresori potencial.

Duke  e patur NATO-n, si organizatë të mbrojtjes së përgjithshme, mos të priten  heronjë të rinjë të  ngjajshmë  me Gjergj Kastriotin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)