Bordet e Ndërmarrjeve Publike shkarkim, dorëheqje ose ...
Shkruar nga Selatin Kaçaniku
Në përbërjen e Bordeve të Ndërmarrjeve Publike në Kosovë kanë gisht Qeveria qendrore ne bashkëpunim me Qeveritë Komunale. Përderisa Qeveritë Komunale heshtin ajo Qendrore kërcënohet me shkarkim të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike nëse performansat e tyre vazhdojnë të jenë nën nivelin e pritur.
As Qeveria e Kosovës me rastin e vlerësimit të performansave të Bordeve të Ndërmarrjeve publike as ato Komunale, me rastin e vlerësimit, nuk e kanë marrë parasyshë standardin, nevojën, kërkesën, shijen
satisfaksionimin e konsumatorit, klientit, të palës
duke u mbështetur në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit dhe në ligjet tjera komplementare që prekin kauzën e konsumatorit ?!
Ata tradicionalisht udhëhiqen nga parametra dhe kërkesa tjera, jasht standardeve, për vlerësimin e performansave të Ndërmarrjeve Publike dhe të performansave të Bordeve të tyre, që krykëput janë Borde të mbështetura nga partitë politike të cilat hezitojnë të pranojnë ose të ballafaqohen me barren e përgjegjësisë.
Vlerësimi i Qeverisë së Kosovës se
ka identifikuar performansë të dobët të ndërmarrjeve publike dhe një trend negativ të mënyrës se si menaxhohen ato. Prandaj, planifikohen ndëshkimet , i gjason një konstatimi të vonshëm i cili synon konfirmimin e gjithë asaj që vite me rradhë e dëshmon Raporti i Progresit
por edhe konsumatori i Kosovës.
Në vend të konfirmimit Qeveria e Kosovës, për të dalur faqebardhë para konsumatorëve, klientëve dhe palëve të këtyre ndërmarrjeve publike, që njëherit janë shtetas dhe qytetarë të Kosovës por janë edhe elektorati Sovran që mbi votën e tij ngriti edhe Qeverinë, është dashur të veprojë në zbatim të standardeve, të ligjeve por edhe të strategjive e plan-programeve të promovuara e të premtuara të punës, gjithënjë me synim të satisfaksionimit të kërkesave, nevojave dhe shijeve të konsumatorëve, klientëve dhe palëve.
Është shumë e logjikshme nëse
drejtorët kanë shpenzuar shumë kohë në çështjet organizative dhe procedurale
nëse kriter i emrimit të tyre është çelësi partiako-politik e jo niveli i përgaditjes profesionale, e jo kriteret e vlerës dhe të probabilitetit për t i arritur performansat e duhura ?!
E, këto janë të lidhura drejtëpërsëdrejti edhe me
efikasitetin dhe inkasimin
. Qeveritë, përveç se kanë dështuar në përzgjedhjen e kuadrove të përshtatëshme kanë dështuar edhe në sigurimin e interaktiviteteve mes institucioneve shtetërore ose komunale për t i ndihmuar e përkrahur Ndërmarrjet Publike dhe Bordet e tyre, gjë që është detyrë e tyre. Detyre e pare e tyre është informimi, arsimimi dhe ngritja e nivelit edukativ e kulturor te konsumatori, klienti e pala ( edhe te Ndërmarrjet ) duke synuar vetëdijësmin e tyre.
Funksionon një mendim se Ndërmarrjet Publike janë ndërmarrje shpenzuese, se ato nuk janë biznese që menaxhojnë dhe duhet të japin llogari për paranë publike, para kjo që poashtu është para e konsumatorit, palës, klientit taksapagues të cilit duhet dhënë llogari. Shiqoni rrogat e drejtorëve dhe të anëtarëve të bordeve.
Ato, shumica, janë në disproporcion të hatashëm me rrogat e punëtorëve Brenda dhe jashtë Ndërmarrjes së caktuar Publike; Janë në disproporcion të tmerrshëm me performansat e tyre; Janë në kundërshti të pakrahasueshme me të hyrat ose me mjetet e krijuara;..E për akumulim të mos flasim. Janë ndërmarrjet publike ato ku zyrtarët e lartë të Qeverive punësojnë militantët partiakë, duke harruar se shkalla e punësimit të të diplomuarve të arritur në Kosovë është vetëm 10%, varfëria 54% e varfëria ekstreme arrinë deri në 34% ?!
Së këndejmi, duke u bazuar në të gjithat këto, mendoj se detyrë e Qeverive, me që janë bërë identifikimet dhe konstatimet ( edhe nga Raporti i Progresit
edhe nga Qeveritë, është që të ndërmerren masat e menjëhershme konform ligjeve e kodeve morale dhe të etikës, por edhe bazuar në mangësitë, paaftësitë ose edhe në bazë të abuzimeve të konstatuara e jo të apostrofuarve t ju jipet edhe një shansë.
Mbipunësimi në PTK, me ç rast është ulur shkalla e akumulimit të PTK-së ( për 10 MLN//vit ); Është ulur vlera e PTK-së në procesin e privatizimit; Janë rritur edhe shpenzimet e përgjithëshme të hapjes së një vendi të punës, të krijimit të kushteve e të mirëmbajtjes së këtij vendi të punës dhe të rritjes së pengesave te të gjithë të punësuarit këtu nga stërngarkesa me punëtorë të panevojshëm
është kryevepër e njerëzve të fortë të Shtetit të Kosovës të cilët( disa ) nuk u dëshmuan fare se ia duan të mirën Kosovës ?!
Pra, përgjegjësia nuk është vetëm e bordeve, as fajsia për shkak të inkasimit të dobët nuk është vetëm e konsumatorit.
Asnjë Ndërmarrje Publike, përveç PTK-së-deridiku, nuk e përmbushë asnjë standard të paraparë me Ligjin mbi standardet; Me mënyrën e punës veprojnë si monopoliste duke abuzuar me Ligjin e konkurrencës; Asnjë Ndërmarrje Publike nuk merret me konsumatorin, nuk e trajton si partner as si bashkpjesëmarrës në krijimin e vendit të tyre të punës ?! Derisa Zyra e Rregullatorit të Ujit dhe mbeturinave ..ka njohtuar për rënie në standardet e kualitetit të ujit dhe të shpërndarjes së shërbimeve , një autokritikë të tillë nuk e kamë degjuar akoma nga rregullatorët tjerë.
Në anën tjetër Këshillat Rajonalë të konsumatorit nga ky lëmë nuk e dine detyrën as funksionin që e kanë. Në vend se të merren me të drejtat e konsumatorëve ato humbin kohë duke u marrë me të drejtat e Ndërmarrjeve Publike nga kjo fushë sepse janë propozuar nga strukturat politike e janë zgjedhur nga komunat si dhe u sollën në lajthitje nga Zyra ?!
Konsumatorin askush për asgjë nuk e pyet, as nuk e raporton, as
?!
Asnjë institucion nuk bazohet në Ligjin për mbrojtjen e konsumatorit as nuk udhëzohet nga Programi
2010 2014 ?!
Ndërsa KEK-u nuk e përmbushë asnjë element të standardit, nuk e garanton shërbimin, e ndotë mjedisin dhe na e rrezikon shëndetin, dhe
për asgje nuk jep kurrfar llogarie. Kjo nga se zyrtarët e Pushtetit të Shtetit të Kosovës nuk duan, nuk dine, përtojnë
ose
si ta qortojnë vetvehten ?
Dëmet në jetë e shëndet, dëmet në ekonomi e biznes dhe dëmet në ardhëmëri që po na i shkakton KEK-u janë shumëfish më të larta se përfitimet ?! KEK-u është dëbuesi më i kualifikuar investitorëve të jashtëm por edhe dekurajuesi kryesor i investitorëve të brendshëm.
Le ta përmbylli me ngrohjen qendrore. TERMOKOS-i nuk premton siguri në ngrohje dhe edhe sivjet paralajmëron këngën e vjetër. Rrezikon bllokimin e llogarisë rrjedhëse sepse për shkak të borxheve të vetmin shpëtim e shef në ndërrimin e furnitorit me mazut ?!
E kompetentët e Pushtetit lokal e Qendror presin derisa të bohet llugë krejt ?! Popullata, konsumatori i dëshpruar, i mërdhirë e i ftohur nuk i duhet askujt e ne nuk jemi të aftë as ta shërojmë ?!
E, Qeveria jonë paralajmëron qortimet, kërcënon me ndëshkime si në klasën e pare të shkollës fillore. Për denim do ta puthim qoshen e mësojtores ?!
Aman, mos u tallni me ne, mos bëni shaka, mos na trajtoni si fëmijë dhe mos u sillni me ne me aq infantilitet. Silluni si burra sepse për burra ju kemi çmuar kur jua dhamë votat.