Bob Dylan dhe gjenerata e jonë
Shkruar arch. Ylber Vokshi-Ylli
Një kthim në kohën e viteve gjashtëdhjetë kur idoli i të gjithë të rinjve në botën progresive pa dyshim ishte poeti i ri, që me muzikën e tij interesante për rrethanat e kohës bëri për vete tërë të rinjtë në tërë rruzullin tokësore,ai ishte Robert Allen Zimmerman të cilin ma vonë e njohu e tërë bota me emrin Bob Dylan.
Nga ana tjetër e Atlantikut,nga Amerika atë kohë shumë e largët, vinin disa impulse muzikore të personifikuara në muzikën e djaloshit të ri. Në mënyrë perfektë shprehte rebelizmin e gjeneratës me atë se çka ishte duke ndodhur në vendin e vet. Me telashe të shumta racore dhe të angazhimit të saj në luftën e Vietnamit si dhe në tensionet e luftës së ftoftë në pjesët tjera të botës.
Vitet 60 sjellin kulmin e krijimtarisë së tij, një shkëlqim që erdhi bashkë me shndërrimin e këtij njeriu të madh në simbol të anti-luftës dhe lëvizjeve të drejtave civile.
Ishte koha e pakënaqësive të mëdha studentore në Amerikë dhe në Evropë. Kriza e identitetit e të rinjve e shprehur me lëvizjen hipike të fëmijëve të luleve, që moto kryesore e kishin demokracinë dhe dashurin në mes njerëzve,që kishin synim ndryshimin e të menduarit dhe vepruarit konservativë të shoqërisë të asaj kohe.
Ndasitë racore kulmuan në Amerikë me protestat e shumta të zezakëve afro-amerikan të cilët edhe me ligjet pozitive të shteteve Amerikane ishin skajshmërisht të diskriminuar.
Edhe ne në Kosovë i ëndërronim këto ndryshime,këto lëvizje,duke u bazuar në situatën faktike të Shqiptarëve të cilët me dredhi dhe tradhti ishin nda nga trungu i tyre shekullor.
Me mjeshtri dhe me talentin e vet të rrallë arriti që tu zgjonte adoleshentëve sërish interesin te poezia,të cilin e shprehu në mënyrë perfektë me muzikë dhe me kitarën e vet nga e cila nuk u nda kurrë.
Është krijuesi i folk-rokut duke u transformuar dhe përshtatur lëvizjeve të ndryshme në muzikë por duke mbetur atraktiv deri në ditët e sodit. Shumë herë gjatë këtyre dekadave dashakeqësit ia kanë parashikuar- kërkuar fundin karrierës artistike.
Mu këtu qëndron gjenijaliteti i këti njeriu që për këto dekada arriti të jetë aktiv dhe të kurorëzoi aktivitetin e vetë me marrjen e çmimit Nobel me motivacion: Krijimin e frazave të reja poetike brenda traditës madhështore të këngës amerikane .
Ai e ka përshkruar dhënien e çmimit Nobel si të mrekullueshëm dhe të papritur. Është e vështire për tu besuar
Kush do të ëndërronte për diçka të tille.
Për qarqet konservative të elitës së letërsisë botërore kjo përzgjedhje ishte befasi, shokante e pa pranueshme. Ngjashëm pati reagime negative edhe në Kosovë,çka tregon se sa pak njihet veprimtaria e këtij kolosi që me poezitë dhe muzikën e vetë e ndryshoi botën.
Me siguri është menduar që duke nderuar një ikonë të muzikës, Nobeli të bëhet atraktiv edhe për gjeneratat e reja.
Nuk duhet harruar se pas kësaj përzgjedhje qëndron personaliteti i njeriut që kristalizoi nocionin e protestës sociale si një mjet kulturor,që portretizoi dhe personifikoi shekullin e kaluar,që me punën e vet të palodhshme arriti të fitonte çmime të tilla si Oskar, Golden Globes dhe Grammys.
Kur Martin Luther King mbajti fjalimin e tij të famshëm historik \"I Have a Dream\", ( Unë kam një ëndërr),në vitin 1963 në Uashington, para një turme prej më tepër se 250 mijë njerëzve, lidhur me përpjekjet e afrikano-amerikanëve për të tejkaluar diskriminimin racor, që kufizonte votimin e zezakëve.
Në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara, bllokonte qasjen e tyre në vende të mira pune dhe i kishte zhytur në varfëri, e që u bë një ngjarje madhore në historinë amerikane. Prezenca e Dylanit në skenë, pak hapa larg Kingut dhe duke kënduar të famshmet Vetëm një gur shahu në lojën e tyre (\"Only a pawn in their game) dhe Po fryn era ( Blowin in the wind),ia rriti popullaritetin jo vetëm në Amerikë por në tërë boten progresive, pjesë e të cilës andronim të ishim edhe ne Shqiptarët e Kosovës.
Ajo frymë nxiti edhe gjeneratën time në lëvizje, pati ndikim pozitiv edhe në Kosovë, ishte shtytje apo përkrahje morale, pasi pozita jonë politike në shtetin e sllavëve të jugut kishte ngjashmëri. Ishim një provincë e margjinalizuar ballkanike në periferi të ndodhive dhe lëvizjeve kulturore në botë, muzika popullore dhe folklorike karakterizonte këtë mjedis me premisa tradicionale në të gjitha fushat e jetës.
Njohurit me lëvizjet dhe trendet e reja, në kulturë e posaçërisht në muzikë, u mundësuan me lejimin e liberalizimit të shoqërisë, sado simbolik që ishte me lëvizjen e lirë pa viza dhe mjeteve komunikuese në ato vite.
Muzika dhe tekstet e këngëve të Dylanit që i plasonte kishin ndikim direkt në lëvizjet studentore në tërë rruzullin tokësor, edhe tek ne me admirim e përcjellnim çdo lëvizje dhe ndërmarrje të tij. E tërë kjo atmosferë kulmoi me ngjarjet historike në Paris dhe pranverën e Pragës në vitin 1968, që tmerrësisht patën ndikime pozitive në rininë e tërë botës që u përcjellën me revolta masive aty ku kishte mundësi.
Krejt këto turbulenca patën ndikim direkt edhe në Kosovë ku nuk ishte e zgjidhur çështja jonë,falë tradhtisë komuniste pas luftës së dytë botërore (konferenca e Bujanit ). Një frymë liberalizmi tek ne u vërejt pas plenumit të Brioneve, që pësuan me demonstratat e vitit 1968 në Prishtinë, si rezultat i pozitës diskriminuese të Shqiptarëve në Kosovë,që regjimi i atëhershëm sllav, tentoi ti shuaj me dhunë-represalie por nuk pati sukses, pasi rrethanat kishin ndryshuar në favorin tonë, pozita e jon filloi të përmirësohet gradualisht sado pak.
Dylani me shokët e tij, me poezitë dhe muzikën e tij ndikoi direkt në ndryshimet e mëdha të filozofisë së menduarit kritik, ndaj dukurive negative shoqërore dhe konflikteve të mundshme ushtarake dhe të lëvizjeve për të drejtat qytetare,që për gjeneratën time në ato kohëra ishin nocione të huaja dhe vetëm ëndrra të pa realizueshme, që për fat tonin filluan të jetësohen me shumë vështirësi në shekullin e ri në Kosovë.
Te unë ende sot janë të freskëta porositë e këtij kolosi, të këtij njeriu të madh, që me krijimtarinë e vet, me këngët e veta ia përçoi tërë botës masazhin ma të mirë, LlRINË dhe barazinë në mes njerëzve pa dallime racore, fetare, rajonale me porosi të qarta se të gjithë njerëzit në botë duhet me qenë të barabartë.
Ëndrra e ime dhe e gjeneratës time u bë realitet pas vitit 1999, me ndihmën e principeve të demokracisë Amerikane. Ashtu si nuk është pritur jetësimi i paqes u tregua proces shumë i vështirë deri me tani.
Për fat të keq tonin në vazhdimësi jemi duke shpërfillur principet elementare demokratike, që seriozisht befason të gjithë ata idealistët e paktë që po luftojnë në shtet-ndërtimin e shtetit të Kosovës,i cili pa rezerva këto vite e ka përkrahjen e Amerikës së Bob Dylanit, idolit tonë dhe shumë gjeneratave tjera në tërë rruzullin tokësor. Jam i mendimit së Kosovës i duhet një bobdylan shqiptar për të filluar dhe avancuar ndryshimet pozitive në këtë shoqëri.