Bllokimi i mallrave të Kosovës nga Serbia: Sinjal që të reagon faktori ndërkombëtar
Shkruar nga Luan Asllan Dibrani
Sipas njoftimit të Ministrit në detyrë të Infrastrukturës dhe Ambientit në Kosovë, Lumir Abdixhiku se autoritetet serbe kanë bllokuar transportuesit e mallrave të Kosovës nga e cila, po ashtu u dha informata përmes lajmeve,se “Transportuesit e Kosovës janë ndaluar në Serbi!!!
-Kjo sjellje e Sebisë, po i kalon dy vendet në një krizë të thellë ,edhe pran kapaciteteve diplomatike qe gjenden dy vendet në prag të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.
-Serbia me sjelljen arrogante ,primitive të saj po e pozicionon veten si një vend jo konstruktiv dhe që nuk ju rrinë mbrapa marrëveshjeve paraprake?.
Me këtë rast Kosova duhet të ju bënë të qartë organeve diplomatike,miqve ndërkombëtar për ndërhyrje qe të zbatohet edhe konventa ndërkombëtare mbi qarkullimin e transporti të lirë!
Shekulli i 21-të, autoritetet serbe dhe popullin serb i ka gjet në shkallën ma primitive dhe ma të ulët,që vepron një popull nga e cila,ky është veprim sa çnjerëzor është edhe një shkelje flagrante e marrëveshjes rajonale në frontin e luftës kundër COVID-19-të !?.
Edhe unë jam një firmë transporti “Dibrani Transport nga Gjermania për Koosvëdhe anasjelltas”qe 20 vjet,po i ndiej pasojat që jam pjesë e kësaj shkelje të përhershme, nga e cila qeveritë paraprake, as që kanë synuar ta ndërmarrin një gjë të tillë sipas konventave ndërkombëtare të rregulluara me ligj?
Si pasoje e mos arritjes se koordinimit dhe nënshkrimit të Kosovës ne disa fusha me faktorin ndërkombëtar, e sidomos atë në “Transportin Rrugor dhe Hekurudhor”, sot po përjetojmë një krize të aktruar me lojalitet e autoriteteve serbe!
-Këto shkelje janë të përhershme, nga e cila qeveritë paraprake, as që kanë synuar ta ndërmarrin një gjë të tille sipas konventave ndërkombëtare të rregulluara me ligj.
-Në këtë kohë të krizës qe na ka kapluar e gjithë globin edhe unë jam një firmë transporti “Dibrani Transport nga Gjermania dhe anasjelltas”që20 vjet,e cila po i ndiej pasojat e kësaj kohe të ndalimit te qarkullimit ndërkombëtar shkaku i Corona –Virusit e posaçërisht me Bllokimin e kamionëve tanë nga Serbia.
Çdo dite kemi kërkesa nga Kosova për transportimin e mallrave për shtetet e Evropës e cila është një sinjal shumë pozitiv për zhvillimin e Kosovës...
Reagimet e mia kanë qenë të shpeshta edhe përmes organeve të qeverive Thaqi,Mustafa ,Haradinaj, qe edhe sot e kësaj dite,nuk kanë të nënshkruar marrëveshjen e transportit hekurudhor as rrugor me disa shtete e sidomos me Gjermaninë.
Falë ndërhyrjes se forcës “Diaspora Shqiptare” sot kërkohen mallrat e prodhuara nga Kosova për Evropë ,sikur te ishin këto marrëveshje te nënshkruara në mes Kosovës dhe shteteve te Evropës sidomos me Gjermaninë , a kish mund Serbia me i ndal këta kamion?Sigurisht jo!!!
Kemi bere disa here kërkesa qe zyrtarisht tu drejtohen Ministrisë gjermane të Transporteve dhe Tregtisë qe mos të mbetet transporti hekurudhor pa u zbatuar se paku në mes Gjermanisë dhe Kosovës, qe sot për sot Gjermania është lokomotivë e ekonomisë evropiane.
Këtu ne Gjermani kemi me mijëra e mijëra firma shqiptaresh që kanë bizneset e hapura në organizimin dhe plasimin e prodhimeve kosovare në tregun gjerman. Sot prodhimet e Kosovës sidomos për dyer,dritare , kangjella , kuzhina ,dhe mobile të ndryshme janë shumë të kërkuara falë ndërhyrjes së forcës “Diaspora Shqiptare” gjithherë në shërbim të atdheut...
Merreni me mend sikur te ishin këto marrëveshje te nënshkruara në mes Kosovës pikërisht dhe disa shteteve ma me influencë e sidomos me Gjermaninë , a kish mund Serbia me i ndal këta kamion?
Sigurisht jo, por faji mbetet të vet krerët e ish qeverive,prandaj kërkoj nga Qeveria Kurti, nëse mbetesh prapë pa u rrezuar nga shqiptarët, duhet të ndërhysh ta rregullosh këtë fenomen, shumë strategjik për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Qe disa vite transporti hekurudhor funksionon nga Austria dhe Zvicra për Kosovë ,por jo nga Gjermania prandaj kush është fajtor?.
I preferojmë qeverisë aktuale dhe personalisht zotit Kurti, që tu drejtohet organeve ndërkombëtar ,atyre evropiane dhe posaçërisht SHBA-ve, në krye me Grenellin qe mos ta mbyllin njërin sy në aktet e tilla të Serbisë ndaj Kosovës!!!
Vlerësoj që duhet të jetë një leksion për të gjitha qeveritë dhe për qeverinë Kurti,që kjo e keqe qe e përcolli Kosove me vite të tëra të përmbyllet dhe ti hapen rrugët tregut të Kosovës me një transparencë transporti të lirë me ndihmën dhe reagimin faktorëve ndërkombëtar që ta bindim se mentaliteti i Serbisë nuk ka ndryshuar, dhe duhet ndëshkuar. Pra Serbia ende sillet armiqësisht ndaj Kosovës edhe me këtë veprim aktual primitiv dhe barbar, edhe në kohë Pandemie.
I preferojmë qeverise aktuale dhe personalisht zotit Kurti, që tu drejtohet organeve ndërkombëtar ,atyre evropiane dhe posaçërisht SHBA-ve, në krye me Grenellin mos ta mbyllin njërin sy në aktet e tilla të Serbisë ndaj Kosovës. Pikërisht është zëri i SHBA-ve në mes të ndërmjetësimit në Dialogun Kosovë- Serbi.
Pra, bllokada e Serbisë ndaj Kosovës është e pa pranueshme për faktin që Kosova ka hequr barrierat tregtare me Serbinë, e aq më shumë në kohë pandemie ku e gjithë bota kanë harmonizuar qëndrimet, pa marr përsysh dallimet në opsionet politike që mund t’i kenë ne mes veti.
-Diplomacia kosovare është përballë me sfidave të mëdha edhe përpara edhe në kohët e fundit janë rritur shumë zërat kritik nga brenda dhe jashtë,por në vend që të merren me raste të tilla, shumë të mykura qe 20 vjet nga ish qeveritë Thaqi, Mustafa dhe Haradinaj,opozita pengon zotin Albin Kurti ti menaxhoj këto rregullore dhe të drejta ndërkombëtare.
Sot po përjetojmë një krize të thellë të Ekonomisë në mungesën e kapaciteteve diplomatike të Kosovës ne raport me faktorët ndërkombëtar..
-Këtu,aq sa shoh,neve “ Firmat nga Diaspora Shqiptare” nëpër shtetet e Evropës,bashkërisht duhet përpiluar një strategji të re për krijimin dhe konsolidimin e kapaciteteve diplomatike bashkëkohore qe ta tejkalojmë edhe këtë barrikadë qe po na krijon Serbia.