22 Dhjetor 2024

Blerim Kukuvajka

Shrkuar nga Bujar Gjikokaj

Kukuvajka  është një shpezë për të cilën ekzistojnë shumë mitologji dhe shumë besëtytni  lidhen me të.  Pothuajse tek të gjithë popujt e botës kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prezent besëtytni  të llojllojshme që lidhen me kukuvajkat por një është e përbashkët për të gjitha se kukuvajka ndjell kob për anëtarët e familjes kur ajo qëndron dhe fishkëllen mbi pullazin e shtëpisë apo në degët e pemëve në oborrin e saj.

Besimi në këtë mitologji dikur ka qenë prezent me të madhe edhe në vendin tonë gjë që nuk mund të thuhet për sot, sepse kukuvajkës dhe zërit që lëshon nuk i beson dhe nuk ia ka frikë pothuajse askush më.

Por nga njerëzit që luajnë rolin e kukuvajkës kohëve të fundit në Kosovën tonë ka sa të duash ndërsa ai i cili më së miri ekzekuton këtë rol dhe më i dalluari na del të jetë Blerim Latifi apo thënë më drejtë Blerim kukuvajka i cili sikur edhe ai zogu kukuvajkë lëshon klithma e fishkëllima pa kontroll sepse nuk di të bëj ndryshe, e shkreta kukuvajkë sigurisht ja ka shumë zili bilbilit për këngën dhe zërin e tij.  

Kjo kukuvajka jonë nuk shfrytëzon kulmet e shtëpive dhe degët e pemëve në oborre për të ndjell kobin të cilin më askush nuk e beson,por ky shfrytëzon ekranet televizive dhe gazetat për të fishkëllyer e ulëritur.

Kukuvajka zog sikur edhe kukuvajka jonë urrejnë dritën dhe nuk e durojnë dot, e duan errësirën dhe do të donin sikur gjatë gjithë kohës errësirë të ishte, por kur drita agon kukuvajka tërë mllef dhe dëshpërim futet ne strofullin e vetë duke e urryer dritën, ndërsa urrejtja e të gjitha kukuvajkave të botës nuk e dobëson aspak dritën e cila ndriçon sikur të mos ekzistonin fare kukuvajkat dhe urrejtja e tyre.

Ditë më parë mbi varrezat e hebrenjve në Prishtinë janë vizatuar simbole fashiste, për këtë reaguan i madh e i vogël, dhe natyrisht siç është e udhës u bë thirrje nga të gjithë që organet kompetente të marrin masa që sa me shpejtë të gjinden autorët e përdhosjes së këtyre varreve, por kur bënë këtë thirrje për organe kompetente të gjithë kishin fjalën për policinë e Kosovës dhe prokurorinë, por thirrja doli të  ishte drejtuar në adresë të gabuar sepse Blerim kukuvajka dhe disa të tjerë ishin ata që “zbuluan“ autorët e kësaj vepre duke e lenë policinë e Kosovës dhe prokurorinë “ ndej”.

Në një shkrim kontrovers, Blerim kukuvajka  i identifikoj autorët e kësaj vepre, por jo mbështetur në prova dhe fakte por në urrejtjen dhe në injorancën e tij. Ai shkrimin e tij  investigues dhe qesharak e kishte titulluar “ Fashizmi Islam kundër kanunit të Lekë Dukagjinit “  dhe  ishte munduar më kot që t’ua hedh fajin myslimanëve praktikues të islamit që ai i quan vehabistë e ekstremistë për mbishkrimet e varreve të hebrenjve.

Autori duke mos qenë i pajisur me gjë tjetër përveç urrejtjes kundër Islamit dhe myslimanëve  bëri që fjalët e tij në këtë shkrim të  binin në kundërshtim me njëra tjetrën dhe këtu doli në pah fatkeqësia që e ka goditur kukuvajkën tonë injorante që aq shumë i ka pështjelluar gjërat saqë në një shkrim me disa rreshta nuk është në gjendje ti shmangë kundërthëniet. 

Ai derisa në njërën anë tentonte ta përshkruante ekstremizmin islam dhe flet se si vehabistët janë kundër pikturave dhe mbishkrimeve mbi varre  pak me poshtë i akuzon po të njëjtit për mbishkrimet në varret e hebrenjve.

Kukuvajka jonë ka zbuluar apo thënë më drejtë ka prezantuar shpifjen  e fundit  propagandistike anti islame dhe anti shqiptarë që mban tiketën made in Serbia “fashizmin islam“. 

Pastaj kthehet prapë te vehabizmi kjo shprehje e tij e preferuar që me aq pasion e përdore por nuk ka idenë çfarë është, dhe thotë atë që shumë herë e ka përsëritur si atë çirrjen  e kukuvajkës se vehabistët kanë sulmuar sipas tij çdo gjë të mirë në vendin tonë përfshirë edhe islamin minimal që ky aq shumë e do, e që ta përkthesh nga gjuha e tij hipokrite në gjuhën tonë do të thotë të mos jesh mysliman fare, dhe në fund kukuvajka thotë :. ...“ tash po sulmojnë edhe traditën kanunore, të drejtën zakonore të shqiptarëve, e cila gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte funksionuar si një institucion antifashist.

Aso kohe me mijëra hebrenj, të ardhur në qytetet dhe fshatrat shqiptare, i shpëtuan persekutimit nazist falë kodit kanunor të Besës dhe Mikpritjes, diçka që nuk ndodhte askund në Evropën e zaptuar nga svastika naziste “.

Ne i themi kukuvajkës se atë që strehuan hebrenj ishin mysliman dhe praktikues të islamit dhe se mikpritjen dhe marrjen në mbrojtje ua obligonte islami ndërsa katilët e tyre ishin fashistët e krishterë, dhe me këtë kukuvajka mohoj kontributin dhe sakrificën e atyre që i ndihmuan hebrenjtë  në Evropë duke thënë se mbrojtja që iu ofrua hebrenjve tek ne nuk u është ofruar askund në Evropë , pastaj çlidhje ka kjo me shkrimet e bërë  mbi varret e hebrenjve pak ditë më parë,por ja qe kukuvajka kukuvajkë është.

Kukuvajka jeton në errësirë dhe sikur të mos çirrej askush nuk do të dëgjonte dhe dinte për të, kështu ajo me klithmat e saj donë të bëhet e njohur tek të tjerët, por nuk e kupton e shkreta se çirrja e saj e bën të urryer.

Një plak tregonte : Njëherë moti  mbi një kulm shtëpie qëndronte dhe fishkëllente një kukuvajkë, dikush tha kjo ndjell të liga dhe dëm prandaj largojeni. Shtëpia ishte e mbushur me lumturi, anëtarët e familjes jetonin të gëzuar dhe me shëndet, brenda në shtëpi kishte burra të penës e të pushkës, kishte fëmijë që rriteshin dhe edukoheshin me edukatën e pastër, kishte nëna të ndershme dhe bujare kishte vajza që nderin e tyre ruanin, kishte pleq e plaka që mbi supe kishin bartur me besnikëri amanetin  më të vlefshëm dhe më të bukur, ishte kjo shtëpi që tërë kohën mbante hapur derën për mysafirë e udhëtarë, ishte shtëpi plotë jetë dhe gjallëri..........  të tjerët  i  thanë: e si mund të bëj dëm një shpend i pavlerë, një shpend që nuk di të bëj gjë tjetër vetëm të fishkëllej e klithë  pa ndalur, një shpend që me fishkëllimën e tij dëshiron ti frikësoj njerëzit, që ti pengoj e të mos kënaqën me dritën e diellit kur rrezon , një shpend që aq shumë urren dritën ??!! Kohët kaluan dhe fishkëllima e kukuvajkës nuk i bëri dëm asaj familje aspak.

Ndërsa  kukuvajka edhe sot e kësaj dite vazhdon të fishkëllej  duke shpresuar se do të frikësoj ndokënd që akoma nuk e ka kuptuar se sa e pavlerë është kukuvajka dhe se fishkëllima e saj nuk ndjell kob dhe askujt nuk mund ti bëj dëm , por ajo çirrje e neveritshme është kënga e saj e vetme përveç të cilës këngë nuk di tjetër.

                                                                                                   
(Autori është Anëtarë i kryesisë së lëvizjes “ Bashkohu “ )

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)