27 Dhjetor 2024

Bisedimet në Bruksel dhe kapitulli 35 për Serbinë ndaj Kosovës

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Një fshatar po kthehej nga ara. Ai i kishte hipur gomarit dhe parmëndat i pati marrë në krahë. “Përse nuk i ke ngarkuar në gomar?” – e pyetën shokët kur e panë. “Se i rëndojnë gomarit.” – iu përgjighë ai.

 Kështu thotë një anekdotë korçare e që mund të ndërlidhen me një frikë të madhe të opinionbërësve, por edhe ca politikanve për ngrijtjen e nivelit të bisedimeve Kosovë-Serbi në Bruksel.

Bisedimet Kosovë-Serbi në rangun më të lartë institucional të dy vendeve në Bruksel, kryesisht kanë të bëjnë me avancim të proceseve dialoguese dhe që lidhen me platformën e BE për fushat nga kapitulli 35 dhe pikat detyruese për Serbinë ndaj Kosovës e që lidhen me kapitullin.

Qartazi në këtë plaftormë parashihet mundësia e ngrirjes së hapjes së kapitujve të rinjë ose të mbylljes së atyre të negociuar nëse përparimi në nprmalizimin e mardhënieve të Serbisë me Kosovën ngecë.

Politikanët e Serbisë e kanë të qartë për mundësinë që BE t’i ngrijë mundësinë e hapjes së kapitujve të rinjë që çojnë në avancimin e pozitës së Serbisë drejtë anëtarësimit në BE.

Pozicioni i sotëm i Serbisë nuk len hapësirë shprese për ta, pasi përparimi në normalizimin e mardhënieve me Kosovën po ngecë si pasojë që Serbia nuk i zbaton marrëveshjet e arritura me Kosovës.

Krerët serbë të institucioneve e kanë të qartë këtë gjë, andaj edhe kanë interesim që të ketë avancim të nivelit të dialogut, gjersa edhe pala kosovare ka interesin nga bisedimet e tilla, pasi përmes dialogut siguron se Serbia gradualisht duhet të tërhiqet nga Kosova me gjithë levat e saja.

Siguron për zbatim të plotë të sistemit juridik të Kosovës në veri, gjersa administrata komunale në veri detyrohet të punojë me ligjet e Kosovës.

Dialogu i tillë i avancuar dhe me një peshë të re e më të fuqishme lidhet edhe me faktin se u shërben dy palëve nëse arrijnë përparime drejtë normalizimit të mardhënieve, pasi të dy shtete në vendet e tyre kanë zgjedhje dhe rezultatet e arritura të vendeve të tyre në aspiratën europiane u shërbenë për t’u shpërblyer nga populli.

Mbase opozita politike në Kosovë e Serbi e shehë këtë rrezik të përfitimeve politike dhe aty e gjenë edhe motivimin për kundërshtim dhe po e bartë kot parmënden në krahë si fshatari në anekdotë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)