28 Dhjetor 2024

Bisedimet me Serbinë, viktimë emigrantët

Shkruan Asllan Dibrani

Bisedimet me Serbinë dhe marrëveshjet e arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka disa vite që zhvillohen si procese të veçanta dhe në disa pika.

 Të dy palët konfirmojnë përkushtimin për bashkëpunimin efektiv dhe normalizim të marrëdhënieve. Organizatat rajonale të cilave u referohen konkluzionet janë organizatat e tashme dhe të ardhshme ndërqeveritare ose marrëveshjet ,qëllimi i të cilave është të promovojnë bashkëpunimin dhe integrimin në rajonin e Ballkanit.

Ato duhet të zbatohen në praktikën e organizimit të takimeve rajonale duke linçuar të drejtat e qytetarëve në të anët . BE duhet  të mbikëqyrë implementimin e këtyre marrëveshjeve sipas  zhvillimit dhe   pikat konkluduiese që janë  zhvilluar në shumë  takime. 

Siç duket këto takime   dhe bisedime     janë vetëm sa për sy e faqe,   kur   shihen   që këto konkluzione  dhe marrëveshje me nënshkrimet nga të  dy përfaqësitë   qeveritare të Kosovës dhe  Serbisë, po edhe  organeve kompetente  evropiane. Kjo   ma shumë  është një  " Shou marketing  marrëveshje" në mes Serbisë dhe Kosovës derisa  këto marrëveshje  shkelen nga pala serbe!!!???...

Këto marrëveshje  janë   në  kundërshtim  praktik që  po e përjetojnë qytetarët e Kosovës  çdo ditë. Kjo ngecje, po ndihet  kudo në popullin  e Kosovës , rasti konkret i Mitrovicës  që bëhet një politikë  e njëanshme.

Vapa  e  këtyre ditëve dhe  rreshtat  e gjatë të emigranteve deri ne 30 km  në pritje për  në Kosovë  e tregoj ma se miri   emigracioni  si viktimë  e "Shou marketing marrëveshjeve  me Serbinë" duke pritur me  ditë të tëra të kalohet  kufiri në mes Kosovës dhe Serbisë !!!???... 

Derisa në Ministrinë e Diasporës thonë  kenë arritur një numër i madh i ankesave të emigrantëve të Kosovës të cilët kanë potencuar se janë krijuar kolona të gjata dhe se ata po presin deri në 30 orë për të kaluar procedurat kufitare nuk flasin asgjë ma tepër, pos  një informate që atje qenka krijuar një  rend i gjatë i pritjes?.

Politika zyrtare  e Qeverisë së Kosovës  në duart e  zëdhënësve të policisë ?

Është për  tu habitur me  zyrtarët  e Kosovës   me Zonjën Edita Tqahirin qe është përcaktuar  si  përfaqësuese e bisedimeve me Serbinë edhe zotin Hashim Thaqin,  që  këto kompetenca të tyre dhe këto skandal të torturimit dhe pritjeve  të  jashtëzakonshme  i kalojnë të zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani  i cili thekson se:" Këto pritje të gjata janë si rezultat i fluksit të madh të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë shtetit, e që  pushimet vinë t’i kalojnë në vendlindje".

Këto thënie nuk janë as bindëse as të logjikshme, as  qe kane ndonjë senës mirëkuptimi , aq ma pak nga segmenti politik. 

As zëdhënësit, as policia e Kosovës nuk është kompetente  të  flas ma shumë edhe se kanë mundur të  shprehen  pak ma ndryshe.

Për këto gjera   janë kompetent  qeveritarët e Kosovës që  nuk kanë  ngritur edhe një   ankesë në   strukturat e  larta  evropiane.

Qeveria e Kosovës  duhet te ngrehin zërin   edhe në politiken serbe edhe në strukturat evropiane , ata që janë    zotuar në  ndërmjetësimin e këtyre  bisedimeve.

Shtypi kosovar  merret me vajtime  siç merret  ndonjë politikan i  opozitës  në Kosovë. Maltretimi , pritja dhe   zvarritja siç duket   qeverisë së Kosovës nuk  ja prish tymin e duhanit.  Po ju shkon për  shtati edhe Serbisë që me ditë të tëra i lenë mërgimtarët  në dy anët e kufirit!?.

Kjo është një skandal për mërgimtarët   kosovar  nga një  pushim   tri javor  të mbesin   8 ditë rrugëve  vajtje ardhje, është breng për vitet në vijim të  shkojmë në Kosovë apo të shkojmë në pushime  luksoze  për të përfituar  në kosto kohën dhe paranë.

Një matematike e thjesht  nxjerr rezultatin me  shumë  humbje. Kjo rrëmujë  nuk e besoj qe ka kaluar ma larg se  ne tek  mediat  e Kosovës  pa e vrarë ndërgjegjejen   e qeveritarëve.

Numri i qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme të botës, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës është mbi 700 mijë persona . Më së shumti kanë emigruar kosovarët, është Gjermania me 35.25 për qind, e pasuar nga Zvicra me 22.94 për qind.

Këto shifra  nuk përputhen me realitetin që   asnjë   organ nuk mundet me dalë me një shifër të saktë  për numrin e emigrantëve.  Kur  kemi para sysh se një  qift i  ikur para 20  vitesh ,sot  mund të ketë  edhe 3-4 fëmije, që as kund nuk janë në evidencë.

Mërgata gjithmonë ka qenë promotor i ngjarjeve në Kosovë, andaj  nuk e meritojmë një injorancë  aq brutale edhe në   administratën  e Kosovës për dokumente  dhe shërbimeve tjera.

Zotëritë  qeveritarë ,  le t'i   vrajë ndërgjegjja  e një politike boshe qe jeni duke e bërë ndaj   Kosovës   , qytetareve të saj  dhe  emigracionit kosovar.Po tu kishte ndodh serbëve kjo qe po ju ndodhë kosovarëve ,   me një diskriminim kishin me dëgjuar edhe  kombet e bashkuara e lëre me këtu  në Evropë.

Qeveritarët  tanë  qofshin të mallkuar s'qet të  zotë  me quar  një protestë kundër Serbisë për asnjë  shkelje që po i bënë  Serbia  në dëmin e  Kosovës.  

Shqiptar  koha po punon për neve prandaj  ta gjunjëzojmë  Serbinë  e ngordhur  akoma me pretendime  cariste .Le tu  vret zëri i popullit qe ju besuam te zhvilloni biseda te mirëfillta  si shteti me shtet e jo  të" lozet si macja me miun"
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)