06 Janar 2025

Betonimet në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës

Shkruar nga Ylber Vokshi -Ylli

Se çka donë me thanë jo transparenca e zhvillimit të proceseve urbane në kryeqytetin e Shqipërisë e tregoi reagimi i qytetarëve të Tiranës i këtyre ditëve (16 Shkurt 2016),që ndodhi në një zonë të mbrojtur me ligj nga ndërhyrjet, siç është Parku i madh bri liqenit  artificial të Tiranës.

U mblodh një numër kundërshtarësh të kësaj forme të vepruarit të pushtetit lokal (bashkisë), u rrënuan rrethojat (gardhi) i një kantieri ndërtimi pasi ishin prerë disa pemë të parkut, me pretendim që të ndërtohej një qendër rekreative,gjegjësisht të ndërtimit të këndit të lojërave për fëmijë.

Kundërshtarët e projektit në fjalë,duke u nisur nga e kaluara e afërt e kryebashkiakut aktual z.Erion Velijaj,për veprimet e tija për ndryshimin e Dokumenteve Urbane të Tiranës, për injorimin e vazhdimësisë urbane të obligueshme,për tendencat për ndërtime në parkun e kryeqytetit,të cilat i tregoi haptas pas marrjes së detyrës së të parit të Tiranës, ishin të frustruar,veprimet e tyre ishin të ashpra jo racionale.

Pretendojnë se ky është një mashtrim i radhës dhe se prapa kësaj fshihen tendencat për gllabërimin e hapësirave të parkut me ndërtime të ndryshme të paligjshme dhe për shkatërrimin e pronës publike.

Dyshojnë se ndërhyrja  bëhet për interesa të pastra korruptive dhe klienteliste të kryebashkiakut të Tiranës.

Ai me pretekstin që kërkon të ndërtojë park lojërash për fëmijët do bëjë edhe një lokal për klientët e vet. Theksojnë se aty do të ketë përfitime vetëm një rreth i ngushtë njerëzish , e jo publiku i gjerë,interesi publik është i mënjanuar,aty do të përfitojnë vetëm persona të caktuar.

Kur para gati një viti pata reaguar publikisht me një shkrim në opinionin gjithëshqiptar lidhur me një konkurs ndërkombëtar për projektin ideor, i emërtuar “Hyrja në Parkun e Tiranës”,isha i bindur se pas këtij veprimi fshihej diçka e keqe për fatin e kësaj tërësie urbane të kryeqytetit Shqiptarë.

Ai konkurs si duket nga presioni dhe reagimi i shoqërisë civile u anulua,por jo edhe ideja për të ndërtuar objekte të mëdha dhe të larta në të gjitha anët e parkut të liqeni.

Ajo tokë është ma e lehtë për tu shfrytëzuar pasi nuk ka shpronësime dhe probleme pronësore me fqinjët. Sa i përket asaj se ajo është zonë e gjelbëruar dhe e mbrojtur, kjo aspak nuk i shqetëson vendimmarrësit me vepruar.

Parësore janë  përfitimet marramendëse, e sa për dëmet që do të iu shkaktojnë gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme aspak nuk brengosen.

Ajo që ma së shumti shqetëson është se nuk respektohen aspak dokumentet ekzistuese urbane, gjegjësish Plani Rregullues Urban i Tiranës i aprovuar në vitin 2011.

Ai obligon të gjithë t’i nënshtrohen,ai është ligj urban që duhet  zbatuar,pa marr parasysh se kush nga partitë politike udhëheqin Tiranën. Vazhdimësia urbane nuk është dëshirë e dikujt,ajo është një domosdoshmëri të cilën duhet respektuar, u pajtuam apo jo për hir të disiplinës urbane në një kryeqytet .

Skandaloze janë deklaratat e zotit Veliaj i cili posa morri detyrën e kryebashkiakut të Tiranës filloi të bëjë disa deklarata dhe veprime destruktive për zonat e ndryshme,duke mos i respektuar dokumentet urbane në fuqi.

Me ligjin e ri  nr. 107/2014 për “Planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, niveli Komunal në harmon me dokumentet e Planifikimit qendror është i obliguar të përpilon dokumentet e Planifikimit të nivelit vendor,që në rastin e Tiranës nënkupton se duhet të punohet Plani i përgjithshëm vendor dhe Planet e detajuara vendore (neni 15),të cilët ende nuk janë punuar,e deri atëherë duhet me iu referuar Planit Rregullues Urban të Tiranës i cili është ende në fuqi.

Zgjidhjet urbane të pjesshme duke mos u bazuar në dokumentet urbane ma parë të aprovuara,në tranparencën,pjesëmarrjen e qytetarëve,si janë disa raste konkrete posaçërisht në disa hapësira në parkun e madh në brigjet e liqenit artificial,janë të dëmshme,iu shërbejnë vetëm një grupi të vogël njerëzish, dëmtojnë interesin e përbashkët e të gjithë qytetarëve dhe mysafirëve që e frekuentojnë Tiranën.

Intervenimet urbane në raste të tilla duhet me qenë shumë të kujdesshme,bëhen vetëm si domosdoshmëri e përcjelljes së aktiviteteve të ndryshme rekreative si shtigjet për këmbësorë,vrapues apo biçikleta të cilat gjithsesi duhem me iu përshtatur vegjetacionit ekzistues të parkut e kurrsesi me i prerë pemët të cilat pengojnë në qëllimet e parashtruara.

 Natyrisht duhet lejuar në minimum edhe punktet  shërbyese përcjellëse në pjesë të caktuara e kurrsesi kafe –restorante, që në rastin konkret aludohet në një përmbajtje të tillë për t’u shfrytëzuar nga ndonjë operator privat.

Tërë këto procedura me prerjen e pemëve për lojërat e fëmijëve,gardhin e kantierit, janë bërë pa asnjë plan te miratuar nga bashkia. Se diçka nuk është në rregulle e pranuan edhe pushtetarët aktual në një emision televiziv (Arbi Mazniku nën kryetar i bashkis së Tiranës), se kishin filluar punimet PA LEJE ndërtimi.

Opinionit i servohet një vendim i KKT se është dhënë një leje me KUSHT,por duhet me pas të çartë vendimmarrësit se askund në botë nuk mundet me pas miratim me KUSHT të lejes së ndërtimit,ka ose nuk ka leje ndertimi. Këto veprime janë të pa pranueshme,të pa kuptueshme,kur vet pushteti ndërton pa leje,ku na dërgon kjo qasje e gabuar në urbanistiken e Tiranës?

Ky rast mundet të hapë rrugën e ndërtimeve të tjera,si biznese përfituese por të dëmshme për  humbjen e hapësirave të reja në parkun e qytetit si e vetmja hapësirë e  mbrojtur,e mbetur pa u grabitur deri me tani.

Ekziston frika e arsyeshme që më pas do të ndryshojë destinacioni i parkut,që të ketë mundësi të ndërtohet ashtu siç kanë synuar, që në hyrjen e parkut të ndërtojnë pallate shumëkatëshe.
 
Çka është e vërtetë e kaluara e afërme akuzon,kishte ndërrime destinacioni të tokës së ndërtuar me objekte banimi,u lejuan ndërtime të larta shumëkatëshe ku uzurpoheshin hapësirat e gjelbëruara në parkun afër liqenit,në kohen e qeverisjeve të kaluara.

Qytetarëve aspak nuk duhet të iu intereson se kush qeverisë me Tiranën,cilit krah politik i takon,me rëndësi është të respektohen ligjet normat dhe standardet urbane në kryeqytet.

Parku me këso veprime irracionale në vazhdimësi po zvogëlohet,këto janë indikatorë shqetësues për të gjithë ne, e ma se pari për pushtetin aktual i cili haptas po ka qëllime gllabërimin e sipërfaqeve të parkut.

Këto veprime të pa përgjegjshme kurrsesi nuk duhet lejuar me vazhdimin e degradimit të parkut pasi së shpejt Tirana do të mbete pa gjelbërimin e saj, pa mushkëritë e saj, kjo do të ishte tragjike për të gjithë ne.

Të mendojmë pak për neve dhe gjeneratat e ardhshme,këtë e kemi obligim moral e pastaj ligjor.

Parat shkojnë e vinë e veprat e shëmtuara urbane mbesin,degradojnë mjedisin tonë jetësor, akuzojnë dhe ndikojnë direkt në kualitetin e jetës urbane të Tiranës e cila edhe tani është e varfër.

Është dëshpëruese sjellja e vendimmarrësve ndaj protestuesve dje ( 21 Shkurt) duke përdorur dhunën policore,shpullën ndaj vajzave dhe nënave tona që vetëm po kërkojnë një jete ma të dinjitetshme urbane.
 
 
/Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK)/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)