Beteja ndershqiptare
Shkruar nga Gafurr Adili
Ashtu, siç në bashkësinë ndërkombëtare, tanimë ka filluar beteja midis dy parimeve, midis parimit të OSBE (për mosndryshimin e kufijëve dhe për shtete multietnike) dhe midis parimit Wilsonian (për të Drejtën e Vetëvendosjes), edhe në hapësirat shqiptare të Shqipërisë Historike, tanimë ka filluar beteja ndërshqiptare midis dy koncepteve politike, midis konceptit të forcave politike reaksionare (zyrtare) shqiptare (pozitë-opozitë), jo vetëm në R. e Shqipërisë (PD, PS, LSI, PR dhe...), por edhe në R. e Kosovës (PDK, LDK, AAK dhe....) dhe të filialeve të tyre në Tetovë, Preshevë-Bujanoc, Ulqin dhe
., të cilat janë pro parimit të OSBE për mosndryshim të kufijëve dhe për shtete multietnike (robëri të shqiptarëve dhe të trojeve etnike të Shqipërisë Historike), dhe konceptit të forcave politike progresiste (patriotike) shqiptar (FDBK, AK, LSHN, LV, LB dhe
), të cilat janë pro parimit Wilsonian të së Drejtës së Vetëvendosjes dhe të ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve etnike të Shqipërisë Historike.
Parimi i parë, parimi i OSBE (për mosndryshim të kufijëve dhe të shteteve multietnike), tanimë ka dështuar me turp, jo vetëm në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe në IRJM (FYROM); sepse, ky model i mbrapsht, para dy dekadash kishte dështuar, jo vetëm me turp por edhe me gjakderdhje, gjatë zbatimit të tij në ish RSFJ.
Gjithashtu, (uroj vetëm me turp dhe jo edhe me gjakderdhje si në ish RSFJ), ky parim i OSBE tanimë është duke dështuar edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe edhe në IRJM (FYROM).
Prandej, gjykoj që, ASKUSH (as armiqtë sllavo-grekë dhe aleatët e tyre), dhe as edhe reaksionarët shqiptarë të Tiranës, të Prishtinës dhe
, nuk do të munden ta ndalojnë ribashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve etnike të Shqipërisë; sepse, forcat progresiste (patriotike) shqiptare, për çdo ditë e më shumë, e gjejnë mbështetjen e tyre, jo vetëm te populli shqiptar i Shqipërisë Historike dhe te mërgata (diaspora) shqiptare, por edhe te forcat progresiste ndërkombëtare.
Pavarësisht se, të gjitha forcat reaksionare të Tiranës, të Prishtinës (në pozitë dhe opozitë), si dhe ato kolaboracioniste me pushtuesit dhe kolonizatorët serbë, malazezë dhe sllavo-maqedonas (të trojeve etnike të Shqipërisë Historike), për dy dekada me rradhë, me të gjithë format dhe mënyrat e tyre (më të paskurpullta), edhe me vrasje dhe me arrestime, i kanë luftuar dhe vazhdojnë ti luftojnë forcat patriotike shqiptare, jam shumë i BINDUR se, forcat reaksionare po e shofin fundin e tyre të turpshëm; prandej, edhe janë tërbuar kaq keq, ashtu siç tërbohet keq ariu i plagosur.
Pra, në hapsirat shqiptare të Shqipërisë Historike tanimë ka filluar beteja midis dy taboreve politike, midis taborrit pro ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve etnike të Shqipërisë historike dhe taborrit që kanë qenë dhe janë kundër ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë Historike.
BETEJA ndërshqiptare, midis forcave progresiste (patriotike) shqiptare (pro ribashkimit kombëtar shqiptar) dhe midis forcave reaksionare shqiptare (anti-ribashkim kombëtar shqiptar) tanimë ka filluar dhe dita ditës ajo po ashpërsohet edhe më shumë,
saqë pritet një ofensivë edhe më e madhe dhe më hakmarrëse (se sa deri më tani) nga forcat reaksionare shqiptare ndaj të gjithë NE forcave progresiste (patriotike) shqiptare, prandej.....
Këtë betejë, me çdo çmim, edhe me çmimin e jetëve tona, për të mirën e Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Historike, si dhe gjithashtu, edhe për nderë dhe obligimit tonë ndaj të gjithë dëshmorëve të Kombit Shqiptar, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe deri në ditët tona, duhet ta fitojmë NE (forcat patriotike shqiptare); prandej, si asnjëherë me parë, NE (forcave patriotike shqiptare) na kërkohet bashkimi ynë në një Lëvizje (të vetme) Mbarëkombëtare për Ribashkimin e Shqipërisë Historike.
(Autori është Kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK))