Besimi forcon bindjen dhe pastron shpirtin e ndërgjegjes
Shkruar nga Mr. Shyhrete Gosalci
Pavarësisht të të gjithë zhvillimeve të çështjes sonë kombëtare, duket se ajo që quhet historia jonë kombëtare është prezente në të gjithë cilësitë shqiptare dhe për të cilën është e domosdoshme të mos harrohet.
Në lëmin e ideve dhe raporteve të reja, që njerëzit kanë krijuar me njëri-tjetrin, po ashtu dhe të kodeve të reja të politikës dhe të diplomacisë, e gjithë ajo që vjen nga fryma e globalizmit, të cilin bota e qytetëruar, ku shtete të fuqishme përveçse imponojnë modelin e tyre nuk humbasin asgjë, shqiptarët kanë një vend të pakonsiderueshëm.
Pavarësisht angazhimit të madh, që ato i kanë vurë integrimit të tyre në rrugë krejt të çuditshmes, integrim i cili shpallet vetëm si një prani, nuk do ti shërbente vendit dhe çështjes në rast se në të gjithë këtë mardhënie që shqiptarët kanë krijuar me botën nuk do të kishte pigment, d.m.th esencë dhe ngjyrë shqiptare.
Në një pamje tjetër, gjykoj se ka shumë punë dhe nevojë të kihet një formatim, në rast se do të mund të shpreheshim me një term të tillë, lidhur me qëndrimin që shqiptarët duhet të mbajnë për qytetrimin e tyre përbrenda vetes, kur flitet se po ndërtojnë shoqërinë përbrenda kodeve etike dhe qytetare të kohës.
Jo pak, në media dhe të gjithë nivelet e debatit social, shoqëria shqiptare, në të gjithë hapsirën e vet ka promovuar sëmundjet e tavolinave, prej nga marrin rrugën pastaj keq-interpertimet dhe abuziviteti etik.
Në këto rrethana unë gjykoj se ëndërra shekullore e shqiptarëve, që të jenë të lirë pëson një deformim të dukshëm.
Ai që në pushtetin që ka në botë sot, globaliteti ka zënë shumë terren, në popujt e vegjël, aq më tepër në kushtet shqiptare, duket se i zbeh idealet.
Idealet janë vlera dhe janë besim i vlerave. Në këto kushte dhe në këtë llojë koncepti dhe mardhënie popujt e mëdhenj kanë hyrë në detin e madh të globalizmit, prej të cilit po arrinë të marrin maksimumin e fitimeve.
Historia shqiptare në unikalitetin e vet është një shembull i vërtetë, me çfarë shpjegohet dhe është e vërtetë se shqiptarët janë një popull me cilësi, enërgji dhe të aftë që ta bëjnë veten.
Në këtë kuptim kërkohet vetëm të vihet në punë dhe në korsinë e duhur energjia positive njerëzore.
Në tregun e ideve, të integrimit dhe të globalizmit, ne shqiptarët kemi se çfarë ti ofromë botës së qytetruar. Shqiptarët janë kampionët e mëdhenj të marrdhënies ndërqytetare, qe një nga luftërat, e cila i shërbeu qytetrisë së botës në kohën e Rendit të Ri Botërorë.
Keq-përdorimi i luftës, ku në të shumtën e rasteve vjen përmes një kombinimi të heshtisë së Perëndimit dhe faktorëve politik shqiptarë të stepur nga ideja e artë e globalitetit tregon se ka një krizë idesh, prej nga shpjegohet dhe kriza e idealeve në segmente të veçanta antishqiptare.
Në të gjithë atë që ne shqiptarët kemi lënë pas, d.m.th historinë tone, ka një realitet të dukshëm në të cilin bien në sy mardhëniet, jo vetëm në marrdhëniet e ngushta të njerëzve mes njëri-tjetrit, por në to zë vend hapsira e dukshme dhe konceptet tepër korrektive dhe të praktikueshme.
Që nga kodet e vjetra zakonoredokesore e deri në marrdhëniet e sotme qytetare të shqiptarëve, ka patur një raport të qartë dhe të çiltërt për ta modeluar, por pa cënuar për asnjë arsye cilësitë autentike të tij.
Në qëndrimin e dukshëm, që mund të thuhet në këtë rast, sepse dhe tema ka një specifikë sa sociale, po kaq psikologjike, ideologjike, politike dhe bashkëkohore, normalisht kërkohet një qasje e materializuar dhe e argumentuar shkencërisht, por dhe besimi vetë është qytetari në vetvete.
Në këtë konceptim dhe mardhënie, unë mendoj se ndodhen të gjithë shqiptarët, integrimi i të cilëve më së pari nis tek unifikimi i vetes.