23 Dhjetor 2024

Bashkimi kombëtar, zgjidhje për të gjithë shqiptarët

Shkruar nga Gani Qarri

Më 17 shkurt të këtij viti,u bënë plotë pesë vjet nga shpallja e Pavarësisë së vendit tonë të lirë. Vendit tonë të vogël dhe me Pavarësi të sapolindur, pas rreth 9 vitesh pritje jo dhe aq të shkurtër qysh nga çlirimi më 1999, dhe afro një shekulli pushtimi sllav, kur për herë të parë akti i tij historik, do të njihej e pranohej nga shtetet më të fuqishme dhe më të mëdha në Botë.

Ndaj, në ditët e shënuara si kjo,ne kujtojmë me pietetin më të lartë sakrificat e panumërta dhe përpjekjet e pareshtura të heronjve dhe dëshmorëve të kombit ,si dhe ndihmën e forcave të NATO-s dhe përkrahjen e Bashkësisë ndërkombëtare të cilat na sollën deri te liria dhe pavarësia e vendit tonë.

Por,duke kujtuar rrjedhën e mundimshme të kohës dhe serinë e ngjarjeve jo gjithherë dashamirëse ndaj vendit dhe popullit tonë nëpër të cilat u dashtë të kalonte pas shpalljes së Pavarësisë së saj-Kosova si shtet i ri, me rrezikun nga krimi i organizuar e korrupsioni dhe veprimet armiqësore të strukturave kriminale serbe në veri,të cilat kishin për qëllim shkatërrimin e pavarësisë shtetërore dhe grabitjen e territorit të Kosovës , neve sot na bëjnë që të festojmë jo pa brenga edhe në pesë vjetorin e pavarësisë së vendit tonë.

Nëse shfletojmë me kujdes katalogun e ngjarjeve të pa këndshme që nga 19 shkurti i vitit 2008,kur vetëm dy ditë pasi që Kosova kishte shpallur Pavarësinë dhe Kuvendi i Republikës mbante seancën e miratimit të Pakos së Ahtisarit për miratimin e ligjeve të sajë,strukturat paralele serbe në veri, dogjën pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak,të cilat ndajnë Kosovën dhe Serbinë, për të mos lejuar më asnjëherë funksionalizimin normal të atyre vendkalimeve ndërshtetërore në atë pjesë të vendit,ky fakt i hidhur- nuk na le të qetë as tani.

Madje nuk duhet harruar se edhe pse më 4 prill të vitit 2008 do të miratohej Kushtetuta si akti më i lartë juridik i vendit, e cila përcaktonte Kosovën si shtet të Pavarur dhe Republikë Parlamentare,vetëm rreth pesë javë më vonë, më 9 maji të vitit 2008,me miratimin e heshtur të BE-së dhe Bashkësisë ndërkombëtare,në Kosovë u organizuan zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale të Serbisë, nga të cilat dolën strukturat paralele të saj dhe nuk u shuan asnjëherë deri më tani, në vendin tonë.

Për tu rënduar gjendja edhe më shumë, në nëntor të atij viti, me miratimin e BE-së, dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, problemit të veriut do t`i shtoheshin edhe 6 pikat e Ban Ki Mon-it, të cilat nuk synonin hiq më pak se ndarjen e heshtur të Kosovës dhe bartjen klandestine - të asaj pjese përmes strukturave kriminale serbe dhe futjen nën sundimin e Serbisë,të rreth 30 % të territorit tonë shtetëror.

Kështu,me ndihmën e BE-së dhe përkrahjen e disa vendeve tjera nga Bashkësia Ndërkombëtare,Serbia arriti me sukses që nga atëherë të pengojë, funksionalizimin e doganave të shtetit, policisë vendore, vendosjen e rregullit, ligjit si dhe shtrirjen e shtetësisë së Kosovës edhe në ato pjesë të saj,deri më sot.

Për fat të keq, shuarjes së strukturave kriminale serbe në veri,nuk i ndihmoi as Vendimi i 22 Korrikut të vitit 2010,i cili u shpall njëzëri në Favor të mëvetësisë se vendit tonë nga Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e cila me vendimin e saj ,dëshmoi edhe një herë se pavarësia e Kosovës ishte e drejtë dhe nuk u shkel asnjë ligj ndërkombëtar.

Ndaj pas okupimit klasik të veriut, nga strukturat paralele serbe, Qeveria e Kosovës provoi që përmes intervenimit me polici të arrinte vendkalimet e uzurpuara kufitare, me ç`rast gjatë intervenimit me 25 korrik të vitit 2011, do të vritej edhe polici Enver Zymberi, njëri nga heronjtë e policisë sonë speciale.

Pas këtij intervenimi,vetëm dy ditë më vonë,pra më 27 korrik të vitit 2011,nga bandat kriminale serbe, do të digjeshin sërish pikat doganore 1 dhe 31,në Jarinjë dhe Bërnjak,për mbrojtjen e të cilave nga forcat e EULEX-it, pothuajse nuk do të intervenohej fare,megjithëse ato ishin të vendosura atje.

Dhe, sikur të mos mjaftonin të gjitha këto,edhe në bisedimet dypalëshe të cilat filluan në vitin 2011,Kosova nuk arriti të siguronte njohjen e dokumenteve tona të udhëtimit as lëvizjen e lirë të qytetarëve të saj shqiptar nëpër Serbi.

Madje,përmes bisedimeve, ajo nuk mundi ti kthente as librat origjinal të amzës dhe as regjistrat e saj Kadastral, të plaçkitura gjatë kohës së luftës nga Serbia.

Bile,për të qenë çudia edhe më e madhe, Kosova do të kënaqej vetëm me marrjen e kopjeve të dokumenteve të saj shtetërore,duke pranuar që origjinalin ta mbante Serbia, e cila jo vetëm se nuk dha asgjë në ato bisedime, por fitoi edhe statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Për aq më keq,Kosova që nga 24 shkurti i vitit 2012, në vend të shënimit statusor si Republikë ajo u damkosë me Fusnotë, kurse Bashkimi Evropianë mbanë edhe sot qëndrim neutral ndaj Pavarësisë , duke mos i mundësuar deri më sot-shtetit të Kosovës shtrirjen e shtetësisë në veriun e saj.

Dhe jo vetëm atëherë por edhe tani,pas pesë vjetësh të kaluara nga shpallja e Pavarësisë, doganierët e shtetit të Kosovës në pikat e Kufirit Jarinjë dhe Bërnjak, nuk mund të kalojnë rrugëve të barrikaduara tokësore nga pengesat e strukturave kriminale serbe, përkundër marrëveshjeve të arritura për menaxhimin e përbashkët të kufijve me Serbinë, sipas parimit të njohur evropian të IBM-s, dakorduar gjatë bisedimeve dypalëshe të zhvilluara në Bruksel.

Dhe për fund,megjithëse në shtator të vitit 2012, ka përfunduar mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës dhe përfundimisht është mbyllur kjo Zyrë Civile Ndërkombëtare, për fat të keq, mu në pesë vjetorin e Pavarësisë së vendit tonë,ne në vend të festës dhe gëzimit, dëgjojmë lajmin e pa këndshëm-tanimë të bërë publik se me ish shtetin pushtues, ende kemi shumë punë dhe deshëm s`deshëm përveç fondit të ngritur zhvillimor nga qeveria- për Veriun- duhet të bisedohet edhe me Serbinë.

Vallë, sa u realizuan ëndrrat e popullit liridashës shqiptar,pesë vjet pas shpalljes së mëvetësisë së Kosovës dhe ku fillon e deri ku arrin-Pavarësia jonë? Vallë ,a mund të quhen ideal i realizuar, pavarësit pjes -pjesë të  një populli, pa arritjen e bashkimit të përgjithshëm kombëtar, siç nuk e kanë, por e dëshirojnë edhe shqiptarët ?! 

Rroftë liria e trojeve shqiptare!

Rroftë bashkimi ynë kombëtar! 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)