Bashkimi Kombëtar, ëndërr apo realitet

Shkruar nga Islam Krasniqi
Ideja për bashkim kombëtar mbeti vetëm një ëndërr e pa realizuar kurrë deri me tani, një ëndërr që përcolli breza e breza me radhë që nga viti 1912 kur i ndanë fuqitë Ballkanik për gjysmë trojet shqiptare, e që nga atë herë populli ynë me intelektualet e vetë kombëtar kanë punuar në këtë rrugë, por jo edhe për një Shqipëri të madhe siç shpikin definicione të tjerët dukë i aneksuar pjesët e teritorëve të shteteve tjera në mënyrë të dhunshme, por për kthimin e tokave që ja shkëputën pa drejtësisht nga fqinjë nëpër konferenca e kongrese të Europës së vjetër.
Ka ardhur koha që ëndrrat të bëhen realitet, bashkimi është diqka e pa shmangshme por mungoin veprime konkrete, me ne apo pa ne një ditë ajo do të bëhët.
Në Projektin e interesit kombëtar hapi parë është bashkimi kombëtar i të gjithë shqipëtarve në një ombrellë, sepse edhe Kushtetuta e Shqipëris e cekë në fillin në pjesën hyrse, së asprita të ligjëshme e ka bashëkimin kombëtar por mungojnë veprimet të konkrete nga Shqipëra, nga Kosova.
Eduard Grey thoshë: një popull i përçarë, nuk i ndihmon askushë, ku je i ndarë, nuk të ndihëmojnë kurrë nëse nuk u thua me forcë, së ne jemi gjallë, nëse nuk ua troket aq fort, sa tu prishësh nervat, andaj duhët bashkohemi sa ma parë sepse bashkimi bënë fuqi dhe duhët hartuar një platëform të pasur dhe shum të qartë , që ti paraqitët brukselit përpara, sepse pa qajt fëmija, nëna nuk i jepë gji.
Bashkimi kombëtarë është në intëres të të gjithvë, si për popllin shqipëtar, ashtu edhe për Bashkimin Europian, Shtetet e bashkuara të Amerikës, ku do të mbyllët një plagë e hapur para njëqind vitësh, gje që me këtë rastë do të shuhën edhe konfliktët në Ballkan dhe do të filloi një jetë normale dhe fqinjësi e mirë mes shtetesh, sepse ëndrra e këtij popullit të vuajtur është bashkimi i Shqipëris.
Shqipëria duhët të vazhdojë këtë rrugë dal nga, si pik fillim ti hjekë pikat doganore, ti bashkojë tregetin, ti bashkojë përfaqësitë diplomatike, Presedent i shtetit duhët tua mundësoj të gjithë qytëtarve të kosovës që të kenë mundësi per marrjën e shtëtësis, sëpse është akt moral por mund të themi edhe Kushtetues.
Intelektualëve kombëtar ju mungojnë idetë për të berë një platform dhe për tia qit në tavolin Brukselit dhe Amerikës sepse idetë janë ato që e lëvizin botën, ato ide bëhen mes instutucionëve duke i rregulluar, sendërtuar ato.
Obligimi i Kosovës është ndryshimi i Kushtëtutës apo i Pakos së Ahtisaarit, futja e parimit kryesor të një shtetit për qytëtarët e ti parimi i vetëvendosjes Referendumi, që poplli të ketë të drtejët të vendos vetë, siç ndodhi rasti në Britani të Madhe . Bashkimi do të ndodhë mes Shqipërisë dhe Kosovës, do të bashkohën në mënyrë klasike, qoftë në Bashkim Europjan apo jashtë tij.
Ne kemi shembull murin e Berlinit, e ndajti Gjermanin në dy pjesë, ku gjdo qytëtar qe i është afruar murit, ka qën i rrezikuar me jetë, është vrarë nga rojët kufitare, por e beri bashkimin, e ne qfar presëmi, kush po na ndalë, Idealet e deshmorvë të kombit ishte vetëm Bashkimi me Shqipëri.
Fakti qëndron se sikur të ishte me mirë që si dy shtetë të pranohëm në BE, do ta bënte Gjermania, por çdo herë kanë thënë së peshku i madhë e hanë të voglin, andaj edhe ne të bashkohëmi të bëhemi një komb i madh dhe i fuqishëm ,e jo një popull, dy kombe dy flamuj, i copëtuar ne 5 shtete fqinje.
Asnjë herë nuk do të ndalën konfliktet ndër etnikenë shtetin artificial, ne R.e Maqedonis, sa e sa çlirimtar të UÇK-së , u vran nga ky shtetë kriminal që nga viti 2001 pas mbarimit të luftës, edhe sa duhët të vritën që të vije ajo ditë, ata që luftuan në 2001-tën prap do të ti rrokin armët, përseri do të luftoin, sëpse një jetë me të mirë kan pas para luftës së atjeshme të 2001-tës.
Ku mbetën Gjeneralet, Komandantët, pjestarët e UÇK-së, ata që ishin lakmitar të dynjasë ju mveshën pushtetit sllav i cili çdo ditë e me shumë po e njollos popllin Shqiptar atje, ata që ishin të sinqërt u prenë në besë, u muntuan kurtha dhe i vranë, intelëktualët e atjeshem heshtën së kurrupsioni ju kishe mbyllur sytë dhe nuk e shohin krimin, torturat barbare, poshtërimin, diskriminimin ndaj shqiptarëve.
Për ti dhënë fund këtyre poshtërimeve ndajë popullit shqiptar duhet të dy qeveritë të bashkohen dhe të vendosin vetë për fatin e shqiptarëve gjithë andej ku do që janë, e jo ende ti hamë brumet e popujve sllavë.
Deklaratat e kryeministrit Shqiptar z. Edi Rames për bashkimin kombëtar ishin frytdhënëse dhe matse pë BE-në dhe SHBA-të dhe vëndet Ballkanike, ragimet ishin shum të vogla, që jep të kuptohet se as ato nuk janë kundër bashkimit të shqiptarëve në një shtet të vetëm, por mungon një projekt, një platformë për të marrur këtë vendim, për përkrahjen edhe të Bashkimit Europian dhe me larg, sepse edhe Evropa është lodhur me problemet e Ballkanit dëshiron ta mbyll këtë çështje një herë e përgjithmonë.
.