Bardhyli meta dhe megahipokrizia
Bilall Sherifi
Dështimi i përpjekjeve për të liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës u shoqërua me një revoltë të përgjithshme të qytetarëve kundër qeverisë së korruptuar të Kosovës, si shkaktare kryesore e dështimeve të njëpasnjëshme.
Me qëllim të manipulimit të qytetarëve dhe të identifikimit me ta, Isa Mustafa, në cilësinë e kryeministrit në pritje të dorëheqjes, deklaroi me pompozitet se do të ndajë fatin e qytetarëve dhe se nuk do të shkojë në Bruksel për tu takuar me Kryeministrin e Serbisë Aleksandër Vuçiç pa u liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës.
Duke e njohur mirë se si funksionon Isa Mustafa, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç shfrytëzoi rastin që të tallet me deklaratën e Isa Mustafës. Madje e ironizoi deri në atë shkallë sa që deklaroi se Isa do të vijë të takohet me mua si Tulipan i Bardhë. Për ata që nuk e dinë po theksoj se shprehja «Tulipan i Bardhë» simbolizon një dashuri ekstreme dhe mund të ofrohet pa marrë parasysh rastin.
I indinjuar nga ironia e kryeministrit serb që e trajton takimin me Isa Mustafën si dhuratë dashurie, Jakup Krasniqi shprehu pakënaqësinë e tij me këtë situatë: Kryeministri ynë i hanger fjalët e veta. Problemi nuk është këtu, pasi jemi mësuar me njerëzit që i hanë fjalët e veta?! Me erdhi inat, pse Kryeministri ynë u tallë keq nga Vuçiqi!
Në vend që kjo tallje e kryeministrit serb me Isa Mustafën të indinjonte të gjithë, sidomos ata që i qëndrojnë pranë, shpërthyen akuza kundër Jakup Krasniqit. Madje nga ai që më së paku pritej: nga Bardhyl Meta.
Them se nuk pritej reagimi i tij për arsye se opinionit publik i kujtohet fare mirë kur Isa Mustafa e dëboi Bardhyl Metën nga mbledhja e Këshillit Drejtues të LDK-së duke e poshtëruar në mënyrën më të keqe të mundshme: e akuzoi si informator i medieve!
Sikur Bardhyl Meta të polemizonte me Jakup Krasniqin dhe polemika të kufizohej në çështje që i konfronton pikëpamjet e tyre as që do të reagoja. Por, ajo që më shtyri të reagoj ka të bëjë me arrogancën e dyfishtë, si në aspektin gjuhësor ashtu edhe përmbajtjesor, të Bardhyl Metës.
Ky demokrat i sojit të vet i jep të drejtë vetes si në kohën e komunizmit jugosllav tu drejtohet atyre që kanë guxim tia ngucin shefin që TË TRUKEN!. Madje, për ti dhënë përmasa gjithëpërfshirëse urdhrit të tij ai përdor fjalën krahinore truku që përdoret nga shqiptarët në Maqedoni. Për ata që nuk e dinë kuptimin e kësaj shprehje krahinore po e përkthej në kosovarçe:\" MSHELE!\".
Jo vetëm që kërkon nga Jakup Krasniqi që ta Mshelë gojën por Bardhyl Meta shkon edhe më larg. Në stilin gjithëkombëtar ai i drejtohet Jakup Krasniqit me fjalën urdhëruese që përdoret kryesisht nga shqiptarët në Shqipëri: IK! dhe ndanë emrin e Jakupit me apostrof Jakup që të krijojë lidhësen JA dhe fjalën KUP! Përsëri më duhet ta përkthej për ata që nuk e dinë se fjala KUP është një krahinorizëm që përdoret në Kosovë për fjalën PËLCET. Pra demokrati i sojit të vet, Bardhyl Meta përpiqet ta vë Jakup Krasniqin para alternativës: IK OSE KUP! Po sido që të jetë, ai këmbëngul që Jakup Krasniqi TË TRUKET!
Arroganca e kësaj sorte demokrati, që pretendon të jetë model për të cilin paskëshim nevojë sot, arrin kulmin kur pohon me fodullëk se Kam me fol, edhe për shokët e miqtë e tu, të sotëm e të djeshëm e edhe për ata të partisë sime, që janë soji hipokrit, i ngjashëm me Ty e Ju por me parashenjë tjetër...
Nuk ka arrogancë më të madhe se sa kur të tjerëve u drejtohet që ta Mbyllin gojën ndërsa të drejtën për tu shprehur lirshëm e ruan vetëm për veten e vet. Bardhyl Meta e ruan të drejtën e shprehjes së lirë ekskluzivisht për vete dhe ai afirmon se do të shkruaj kundër të gjithëve që nuk mendojnë si ai. Dhe ata që nuk mendojnë si ai, sipas Bardhyl Metës, nuk mund të jenë asgjë tjetër pos HIPOKRIT!
Pikërisht hipokrizia dhe arroganca e Bardhyl Metës më shtyri të reagoj publikisht. Por, për dallim nga sorta e demokratëve që përpiqen tua mbyllin gojën të tjerëve unë i them Bardhyl Metës të flasë dhe të shprehet lirshëm sepse kohën kur njerëzve u është thënë TRUKU e kemi lënë pas dhe nuk besoj që do të mund ndokush ta kthejë sërish. Madje atë kohë nuk mund ta kthejnë as demokratët të cilët i marrin të tjerët për kuaj që mund ti shalojnë .
Edhe pse jam nga rrethi i SHOKUT JAKUP (siç e cilëson Bardhyl Meta) do ti shkruaj disa fjalë dhe le të vlerësojë lexuesi se cila logjikë mund të cilësohet logjikë SHOKU e cila logjikë meriton të cilësohet demokratike.
Për dallim nga Bardhyl Meta, i cili nuk citon asnjë fjalë të Jakup Krasniqit, unë do të ndalem në atë që shkruan ai për të nxjerr në shesh edhe arrogancën përmbajtjesore të tij. Do ta citoj ashtu siç ka shkruar (me të gjitha gabimet drejtshkrimore).
Po filloj me argumentet përmes të cilave ai përpiqet ta mbështetë cilësimin e veprimtarisë së Jakup Krasniqit si HIPOKRIZI. Ai i drejtohet Jakup Krasniqi se në vitin2002 ishe Ministër i Qeverisë së parë pas lufte ku LDK kishte shumicë absolute, por u pervjedhe si super-Ministër, te Qeveria e Bajram Rexhepi (tambulances)
pra jo me forcë të votës por me zaptime\"
Nëse postet e PDK-së në qeverinë e pasluftës ishin poste të zaptuara dhe nuk pasqyronin forcën e votës dhe një veprim të tillë e cilëson si hipokrizi, atëherë le të na tregojë Bardhyl Meta se a ka hipokrizi më të madhe se ta akuzosh Jakup Krasniqin për zaptim të postit ministror në atë qeveri, ndërsa me ideatorin dhe zbatuesin e atij zaptimi Hashim Thaçin të vazhdosh të bashkëqeverisësh tani.
Pra jam kureshtar të di se si do ta shpjegosh këtë fakt që tani je bërë bashkë me Krye zaptuesin e pushtetit tuaj që e fituat me votë ndërsa lufton kundër zaptuesit më të vogël, qoftë në postin esuper-ministrit.
Meqenëse e përmend atë periudhë besoj se Bardhyl Meta nuk ka harruar faktin se PDK-ja ishte partia e dytë për nga forca e votës. Në vitin 2015 kur Isa Mustafa, të cilin ti e more në mbrojtje nga Jakupi, u bë kryeministër, LDK-ja ishte po ashtu partia e dytë, sikur PDK në vitin 2002. Do kisha dashur që Bardhyl Meta tu thotë lexuesve se me çfarë force u bë Isa Mustafa kryeministër? Me forcën e votës apo me ZAPTIME? Lexuesit e shohin qartë hipokrizinë e kulluar të Bardhyl Metës i cili veprimin e njëjtë të vitit 2002 e quan zaptim, ndërsa veprimin e vitit 2015, kur përfiton LDK-ja, e quan demokratik. Sa i përket periudhës së vitit 2002 lexuesve u kujtohet se Jakup Krasniqi dhe një pjesë e veprimtarëve që nuk janë më pjesë e PDK-së kanë qenë unik se Kosovës i duhet një qeverisje gjithëpërfshirëse. Në kuadër të kësaj strategjie nuk përjashtohej asnjë mundësi koalicioni. Pra as mundësia e koalicionit me LDK-në. Lexuesit gjithashtu i kujtohet se edhe pas ndarjes nga PDK-ja, NISMA për Kosovën, ku Jakup Krasniqi është Kryetar i Këshillit Kombëtar, strategjinë e vet zgjedhore nuk e ndërtoi kundër PDK-së por në funksion të një qeverisje NDRYSHE! Dhe në përputhje me këtë strategji as që u zhvillua ndonjë bisedim për një koalicion qeverisëse me PDK-në. Lexuesit i kujtohet gjithashtu se LDK-ja tërë strategjinë e vet elektorale e bëri kundër PDK-së dhe në të gjitha paraqitjet publike përjashtonte kategorikisht qeverisjen e përbashkët ME TA!
Por kur LDK-ja i hëngër fjalët e veta dhe u bë koalicioni me PDK-në, edhe Bardhyli u bë META! Harroi të gjitha fjalët që kishte thënë publikisht dhe privatisht (në kuadër të bisedimeve në VLAN) dhe ndryshoi qëndrimin ndaj PDK-së së Hashim Thaçit. Ky kontekst nxori në shesh edhe fytyrën e dytë të Bardhylit kur është META. Nëse ka nevojë, po ja rikujtoj Bardhylit META se hipokrizinë e karakterizojnë, ndër të tjera, veprimet e njerëzve që nuk e zbulojnë fytyrën e vet të vërtetë por mbajnë qëndrime dyfytyrësh. Lexuesit vlerëson drejt se kush është hipokrit në kë situatë.
Me të njëjtën logjikë të paraqitjes dyfytyrëshe apo hipokrite siç i pëlqen Bardhylit META NUMËRON FUNKSIONET QË Jakup Krasniqi ka pasur në të kaluarën. Ai shkruan se: Më 2007, nKrye në parti Sekretarë i dyti (PDK) dhe në Qeveri e institucione, i pari apo dyti
Me 2010, nKrye në parti Sekretarë i dyti (PDK) dhe në Qeveri e institucione, i pari apo dyti
A ka hipokrizi më të madhe se në kohën kur lufton kundër ish të dytit të PDK-së, TË MOS PËRMENDËSH FARE të parin e saj, Hashim Thaçin. Mendoni se lexuesit kanë harruar tërë vrerin që keni vjellë kundër Hashim Thaçit pak kohë më parë dhe përpjekjet për ta bërë Hashim Thaçin TË PARIN E VENDIT (PRESIDENT TË KOSOVËS nuk do të cilësohen HIPOKRIZI! Apo dyfytyrësia juaj ju duket e mirë dhe si të tillë mundoheni tia shitni të tjerëve! Është e drejta jote që u bëre META Bardhyl, por mos kujto se lexuesit janë kuaj që mund të shalohen, siç e lë të nënkuptohet në shkrimin e tënd. HIPOKRIZIA JUAJ është shembull për ta shkruar në enciklopedinë e hipokrizive!
Edhe në rastin kur Bardhyl META flet për privilegjet e funksioneve të Jakup Krasniqit nxjerr në shesh hipokrizinë e vet. Ai mendon se lexuesit e shkrimit të tij nuk e dinë se lideri i tij, Isa Mustafa, është i pashembullt në historinë e funksionarëve të Kosovës. Që nga koha e diktaturës komuniste SHOKU Isa Mustafa ishte kuadër i lartë i pushtetit. Në kohën e AzemVllasit, kur hoqën nga skena politike gjeneratën e Fadil Hoxhes, ai u shqua për dinakërinë e vet. Në kohën kur Millosheviqi arrestoi Azem Vllasin dhe grupin për rreth tij, Isa Mustafa u ngrit edhe më lartë në funksione përkrah Rahman Morinës. Të njëjtën ngritje e vazhdoi edhe me Bujar Bukoshin e deri te Hashim Thaçi. Vetën gjatë një periudhe të shkurtër kohore Isa Mustafa nuk mundi ta SHALOJË popullin (siç i pëlqen të shprehet Bardhyli META): Në kohën e Ibrahim Rugovës Isa Mustafa u struk në pritje të kontekstit të ri.
A ka hipokrizi më të madhe se të përmendësh funksionet e Jakup Krasniqit, që lidhen vetëm pas çlirimit të Kosovës dhe në kuadër të forcës politike që është bashkëthemelues dhe të strategjive të kësaj force politike dhe të dalësh në mbrojte të Isa Mustafës që ishte funksionar që nga koha e Millosheviqit dhe Rahman Morinës e deri te koha e Hashim Thaçit. Lexuesi e vlerëson vetë se nuk është dyfytyrësia.
Bardhyli, para se me u bë META pretendoje për vazhdimësinë e «Rrugës së Rugovës». Çka u bë me ty dhe me revoltën tënde kur të përzuri Isa Mustafa nga Mbledhja e Këshillit Drejtues të LDK-së? Apo strategjia e njohur e «puthjes së dorës që nuk e thyen» tu duk më e përshtatshme për ty? Si do që të jetë, është e drejta jote e pakontestueshme që ti puthësh dorën cilitdo qoftë. Por, sado e drejtë që të jetë për ty, puthja e dorës së Isa Mustafës nga kuadrot lojal ndaj frymës së Rugovës është hipokrizi e vogël në krahasim me hipokrizinë që ju karakterizon ty, shefin tënd dhe të gjithë ata që puthët dorën e Hashim Thaçit! Pyetni anëtarët e LDK-së që ju votuan për premtimet që dhatë gjatë fushatës se si e cilësojnë këtë hipokrizi? Ti premtosh elektoratit se nuk do të bësh koalicion me personat që i cilësuat si kriminel që kanë kapur shtetin dhe të këmbëngulësh ta bësh Hashim Thaçin të PARIN E VENDIT për mua është një MEGA HIPOKRIZI!
Dhe në fund, unë që vij nga Rrethi i SHOKUT Jakup nuk i them demokratit Bardhyl META që të TRUKET, AS TË KUP . Përkundrazi, le të flet sa të dëshirojë sepse ka të drejtën e vet të flet. Madje sa më shumë që flet aq më tepër do të del në shesh hipokrizia. Fundi i fundit janë lexuesit të cilët do të vlerësojnë se cili është hipokrit e cili demokrat dhe cilin e karakterizon logjika e SHOKUT.