25 Dhjetor 2024

Banalisti dhe kolaboracionisti Maliqi, këshilltar i Ramës

Shkruar nga Faik Krasniqi

Tragjedia më e madhe e një kombi është kur tradhtarët bëhen ''patriotë'', dhe patriotët nga tradhtarët cilësohen ''tradhtarë. Ne shqiptarët, sikur e kemi në traditë që shumë shpejt t'i harrojmë vuajtjet tona, individuale apo kolektive qofshin ato, e sigurisht që gati-gati i harruam edhe ata shqipfolës që për shumë dekada i shërbyen armikut më të egër të popullit shqiptar që ka njohur ndonjëherë historia.

Nuk është e nevojshme që të shkruajmë histori të gjata për bëmat e poshtra të spiunëve dhe tradhtarëve shqipfolës, por është mirë që kryesisht të demaskohen. Të demaskohen agjentët shqipfolës të UDB, e veçanërisht ata ish agjentë të UDB-së, që edhe sot e kësaj dite "notojnë" në ujëra të turbullta, bile disa nga ata janë të veshur edhe me pushtet, duke u pajisur kështu edhe me njëfarë imuniteti politik.

Kush është në të vërtetë Shkëlzen Maliqi?

Shkëlzen Maliqi është djali i ish-sekretarit të Punëve të Brendshme të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës të Federatës Jugosllave, Mehmet Maliqi, i njohur dhe ndërkombëtarisht për ashpërsinë ndaj “irredentistëve” dhe “nacionalistëve” shqiptarë.

Jo vetëm i ati, por edhe i vëllai Gazmend Maliqi që ishte punëtor operativ i UDB-së në Prishtinë dhe përgjegjës për shumë keqtrajtime të shqiptarëve në vitet ’80-ta. Të kujtojmë se Edi Rama para disa vitesh Shkëlzen Maliqin e quante mashtrues ordiner kur ky i fundit organizonte sondazhet e ''Gani Bobit'' në Shqipëri i kontraktuar nga Klan.

Udhëheqësit e Shqipërisë duket e kanë të pamundur t'i shpëtojnë psikologjisë Bizantine. Rama pa dashje po i bën një të mirë Kosovës duke i larguar një person të padëshiruar për shqiptarët e Kosovës. Me zgjedhjen e këtij këshilltari Edi Rama provoi se do jetë të paktën po aq filoserb sa kollovari i Milicës Sala.

Shkëlzen Maliqi është njeri i shërbimeve sllavo-serbe në tre breza, që në kohën e monarkisë të kryeministrit Stojanoviq. Këshilltari i Kryeministri Rama e ka pasur gjyshin spiun të Jugosllavisë mbretërore, babën spiun grek dhe të Sigurimit Jugosllav dhe tani na del këshilltar Maliqi.

Babai i Shkëlzen Maliqit ka qenë një nga shqiptarët e ndershëm me qen besnikë të famëkeqit Rankoviq. Kujtoj këtu lidhjet me Udbash-in famëkeq Goran Gaiq dhe persekutimin e shqiptarëve pas incidentit të quajtur ngritja e flamurëve në Prizren.

Serbët e konsideronin të atin e Shkëlzen Maliqit edhe më besnik se famëkeqin Rrahman Morina, i martuar me grua serbe si vjehrri i Salës. Vetë Shkëlzeni këlysh i SDB-së aktualisht bashkëpunon aktivisht me BIA-n. Shkëlzeni ka miqësi të kahershme me Zvetozar Kovaç, drejtorin aktual të shërbimit sekret të ushtrisë serbe.

Shkëlzeni si spiun serb familjarisht është antiamerikan i tërbuar. Kjo gjë do i hapi telashe Edi Ramës me stafin e ambasadës amerikane në Tiranë, si psh me atasheun Joshua Petersenin.

Kujtoj këtu qëndrimet anti-UÇK dhe anti-Amerikë në vitet 1998-1999 ky Shkëlzen Maliqi sa herë ia bënte nervat kaçurrel kolonel Applegate-s, që e konsideronte edhe më filo-serb se Doklen dhe Shyqyri Durakun.

Prof. Klosi të flasë nëse ka takat. Të kujtojmë problemet e dhjetorit 1998(18 dhjetor), prita që iu vu nga serbët kolonës së UÇK-së që nga Kruma (Cahanaj) po penetronte në Kosovë. Kujtoj këtu kooperimin e Sokol Pogës këtij Shkëlzenit dhe Gaiç-it shërbimit sekret të Milosheviqit etj, etj.

Cila do të jetë detyra e parë e Shkëlzenit?

Detyra e parë e këshilltarit të Edi Ramës është organizimi i një takimi me udhëheqësit e Serbisë, të cilët do të ndërhyjnë për një takim edhe në Greqi, e kështu të vendosin krijimin e “kombit kosovar” një dëshirë e kahershme edhe e këshilltarit i cili mendon serbisht dhe i duket vetja sikur flet shqip.

Rama po i ngjan paraardhësit të tij me këtë autogol spektakolarë të realizuar në një terren filosllav siç është Franca. Për t'u bërë më i plotë kuadri i këshilltarëve të kryeministrit Rama, prisni tani kur të dëgjojmë se si këshilltar politik do të marrë enveristin Rexhep Qosja. Shenjën e parë e dhanë socialistët në nëntorin e vitit të kaluar duke i dhënë këtij enveristi titullin “Qytetar Nderi” të Vlorës.

/Autori është publicist dhe redaktor në gazetën e përditshme ''Lajm''/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)