Balotazhi në Prishtinë
Mr.Sc.Blerim Burjani
Një garë e rëndësishme e pret Prishtinën dhe qytetarët e saj, tash më të dy kandidatet dhe subjektet politike që përfaqësojnë ata i kanë mobilizuar simpatizantët dhe degët e tyre që të dielën të dalin në zgjedhje për të fituar njëra nga këta dy .
LDK kishte punuar mjaftë në Prishtinë ,veçmas me disa degë të saj për të cilat është thënë se nuk kanë dal në zgjedhje në mënyrë masovike dhe kishin munguar votat për Isën , në anën tjetër tash më fshatrat e Prishtinës kanë dhënën fjalën së sërish do të votojnë Isa Mustafen , për të cilin thonë se ka përkrahur fshatrat , kjo po del qe fshatrat i kanë besuar më shumë Isës se qyteti , sepse ata nuk i lujten fjalët nuk është krejt kështu ,Isa kishte fituar edhe në Prishtinë mjaftë shumë , andaj rezultati i 3 nëntorit mund te ishte me i mirë , por megjithatë nuk ishte keq , nuk është lehtë që të përsëritet rezultati i vitit 2009, ku Isa kishte fituar pa balotazh rreth 56% , ishte impresinuese për LDK me çka atë e bëri edhe lider të LDK, ashtu si mendon LDK lideri vjen prej qytetit mundësisht prej llapit apo gollakut.
Por mirë shumë, Isa në fushatën zgjedhore për 3 nëntor nuk ishte paraqit shumë në debate me kandidatët e tij ,por ai mbërrit që të fitojë 43% , ky ishte vetëm rezultat i punës së bërë ne Prishtinë , mirëpo jo edhe rezultat se LDK po vjen duke u forcuar në Prishtinë.
Por në nivel Kosove LDK arriti të bëhet e vetmja parti në rritje përderisa PDK vendnumëroj me elektorat të vetin, partitë e vogla u zvogëluan edhe më shumë përveç VV ne Prishtinë që u rrit. VV ishte befasi e madhe në Prishtinë, lëvizje kjo e cila nuk ka ndonjë elektorat të konsoliduar por ka mbledhë të pakënaqurit e komunave të Kosovës, por arriti që të ngritët në skenën politike të Kosovës me rezultat impresionues.
VV ka nevojë për reformim konceptual politik dhe kadrovik po që se dëshiron të bëhet forcë politike serioze dhe një ditë të mbërrij së paku te qeverisë me ndonjërën nga partitë e mëdha ose mbetet më tutje forcë politike që flet dhe kritikon shumë , dhe ankohet për gjithçka por asnjëherë nuk pajtohet se dikush tjetër e ka me mirë se ata në qëndrime dhe opinione rreth temave të shumta të shoqërisë tonë.
VV vendosi që ska nevojë për koalicione për Prishtinë dhe se do të shkojë vetëm në balotazh , e kjo duket te jetë një zbrasirë serioze e VV, nëse bashkimi bon fuqinë , ndarja sjellë jo unitetin dhe zmbraps vullnetin e tyre, Shpendi kishte punuar me pak me fshatrat edhe pse at edhe nuk njohin fshatrat e Prishtinës.
Kjo nuk është për tu çuditur por kjo është krejt normal se Isa njihet me shumë në Gollak dhe Llapë, që kryesisht banojnë në Prishtinë dhe përbëjnë pjesën me t ë madhe te elektoratit.
Të dy kandidatët në fushatën e dytë me radhë kanë bërë që të sqarojnë edhe me tutje programet e tyre , ajo që është e përbashkët për dy kandidatë në fushatën e dytë janë marr me shumë me ekonomi, e kjo është pozitive dhe më rëndësishmja, sepse n fushatën e parë për zgjedhjet 3 nëntorit më shumë kishin folur se sa pare pritet ti harxhojnë.
Pra para të gatshme të buxhetit të Kosovës, gjë që shumë pak ka pas interesim ti dëgjojnë se çka do të bëjnë me pare të gatshme, VV dhe kandidati i tyre kishte fole për ndërtimin e çerdheve për fëmijë e Isa për kalldrëm dhe pjesën e vjetër të Prishtinës , e që asgjë tjetër nuk tha për pjesën qe e quan ai ë vjetër, duket se do të mbetet ashtu si e quajti, dhe shumë pak të dy ishin fokusuar në zhvillim ekonomik.
Por Isa në fushatën për balotazh ishte koncentruar mjaft shumë edhe në zhvillimin ekonomik te Prishtinës,dhe kjo ngjalli shpresat te qytetarët e kryeqytetit se Prishtina do të fillojë zhvillimin e vet lokal ekonomik sidomos biznesi vogël dhe i mesëm , në anën tjetër Shpendi i VV asnjëherë nuk tregojë se ka kushton një program social i tillë për tu implementuar dhe se programi tij ashtë shpenzues, apo edhe rrit zhvillimin ekonomik , edhe pse ai ne fushatën për balotazh kishte lëvizur pak në drejtim të zhvillimit ekonomik.
VV nuk ka pritur për të dërguar simpatizuesit e vet derë me derë në Prishtinë , dhe shoqërinë civile duke kërkuar përkrahje për kandidatin e saj, megjithatë Shpendi do të humbë si burrat, fitorja me e madhe VV është që Isa te ketë një rezultat të ngushtë të fitores ndaj tij. Isa pritet të fitojë kështu thonë simpatizuesit dhe arsyeshëm nëse askush nuk e përkrahë nga subjektet tjera politike VV .
Kandidati i tyre do te humbë saktë. Pritet të shohim vetëm rezultatin dhe diferencat , për LDK ka rëndësi të madhe që ky rezultat te jetë kësaj herë shumë më i madh se me 3 nëntor sepse ka liderin e vet politik që i prinë garës për Prishtinë.