21 Prill 2025

Ballkani sa afër dhe sa larg Evropës

Shkruar nga Ahmet Pllana

Ballkani, sa afër dhe sa larg Evropës! Ky do të ishte definicioni më i mirë për ta pasqyruar Ballkanin, si specifikë e tij, ngase akoma jemi larg Evropës me mentalitet, edhe pse jemi evropianë dhe thuaja se gjindemi në Evropë.

Shumë kanë të drejtë njerëzit e Ballkanit kur thonë se janë evropianë, ngase Ballkani gjindet në Evropë, meqë Ballkani ndryshe quhet Evropë Juglindore. Jemi evropianë, por e kemi një mentalitet paksa më ndryshe, sepse akoma nuk jemi liruar nga dogmat dhe paragjykimet e vjetra.

Pa u liruar nga këto, nuk mund të shkohet përpara e as të hyhet në Evropë. Si nuk jemi akoma me mentalitete të vjetra, kur akoma edhe në shtatorin e vitit 2016 bisedohet për lëvizje të lirë mes vendeve fqinje që janë në Ballkan? Si nuk jemi akoma me mentalitete të vjetra, kur akoma edhe në shtatorin e vitit 2016 bisedohet për targat e automjeteve?

Madje, kjo për evropianët është jo vetëm marrëzi, por është edhe një turp që nuk lejohet. Lëvizja e lirë as nuk duhet fare të vjen në shprehje që të diskutohet për te. Për evropianë lëvizja e lirë është punë e mbaruar. Këtë e duan evropianët.

Me këtë mentalitet ballkanas nuk shkohet në BE. Si ta heqim këtë mentalitet të prapambetur, kur Evropa ka shkuar shumë larg, kur Evropa madje i ka hequr kufinjtë mes shteteve. Në të vërtetë kufinjtë ekzistojnë, por vetëm formalisht, ngase nuk të ndalë askush në kufi, vetëm e vetëm që lëvizja të bëhet e lirë.

Ballkani sa afër Evropës që është, faktikisht është Evropë dhe pjesë e Evropës, por në anën tjetër, edhe sa larg që është me këto mentalitete të gabuara dhe aspak civilizuese.

Turp është nëse sot akoma vëhet në pikëpyetje lëvizja e lirë e njerëzve dhe e mallrave, qarkullimi i automjeteve, në shtetin fqinj, me targa të shtetit të vet. Këtë turp nuk ka asnjë gjë që mund ta mbulojë, ndërsa në anën tjetër ekziston pretendimi për të hyrë në BE.

Si të hyhet në BE pa lëvizje të lirë?! Kot mundohet një shtet që të futet në BE, nëse nuk e lejon lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave të shtetit fqinj. Greqia nuk lejon targat e automjeteve të Maqedonisë me emrin Republika e Maqedonisë që të lëvizin lirshëm nëpër Greqi, me arsyetimin se nuk e pranojnë emrin Maqedoni, por u kanë vënë kusht që të lëvizin duke ua vënë targave një ‘letër’.

Gjithashtu, edhe Serbia të enjten e kaluar në Bruksel nuk pranoi që automejtet e Kosovës të lëvizin nëpër Serbi me targat e automjeteve me RKS, me arsyetimin se nuk kanë siguri, kurse me ‘letër’ (e-tiketë) të vëna në targë kanë siguri, që është një ironi, sepse ato ‘letra’ të vëna në targë dallohen gati një kilometër larg dhe madje janë edhe më të pasigurta dhe më të rrezikshme sa i përket lëvizjes së lirë dhe sigurisë.

Me këtë mentalitet nuk shkohet në BE. BE-ja nuk i përfillë këto lloj mentalitetesh të vjetëruara dhe nuk i pranon në mesin e vet. BE-ja kërkon që shtetet që i fusin në mesin e vetë, duan të jenë vende stabile dhe të sigurta politikisht dhe ekonomikisht, vende të një niveli të lartë të zhvillimit ekonomik, por edhe të kulturës dhe civilizimit njerëzor.

Mbase, edhe Ballkani së shpejti një ditë do ta heq prej rendit të ditës edhe lëvizjen e lirë. Me ndërrimin e mentalitetit, do të ndërrojë gjendja pozitivisht në të mirë të lëvizjes së lirë.

Nuk mbetet gjë tjetër, pos shpresës se evropianët do t’i mësojnë ballkanasit, do t’i nxisin që t’i përshpejtojnë proceset demokratike në të mirë të lëvizjes së lirë për të gjitha shtetet e Ballkanit, përkatësisht Evropës Juglindore.
 
Lëvizja e lirë e njerëzve dhe mallrave me automjete të bëhet në të gjtha shtetet e Evropës Juglindore, pa dallim nacionaliteti, feje, ngjyre dhe ideologjie, meqë Ballkani është duke u vonuar në zënien e hapit me kohën.  

/Autori është gazetar dhe redaktor në Portalin Lajm.net/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)