24 Dhjetor 2024

Ballkani midis Bashkimit Evropian, Rusisë dhe Turqisë

Shkruar nga Vjollca Hajdari 

 Sa është i ndikuar Ballkani Përëndimor nga fuqitë e mëdha botërore dhe cilat interesa gjeostrategjike janë duke u ndeshur në Gadishullin Ballkanik?

A është duke u përsëritur - sidomos tek shqiptarët - historia në kontekst gjeopolitik, ekonomik dhe kulturor?

Si vështrohet raporti BE - Ballkan krahas interesave ruse, atyre turke e kineze dhe ku qëndron roli i SHBA-ve në këto zhvillime?

Këto dhe shumë pyetje të tjera u diskutuan më 26 qershor në Berlin, në debatin publik me temë "Ballkani midis BE-së , Rusisë dhe Turqisë ", i organizuar dhe inicuar nga korifeu i gazetarisë gjermane, Alexander Kulpok, autor i librit "Shqipëria, sekreti i fundit i Evropës".

Ai për këtë temë diskutimi kishte ftuar Vjollca Hajdarin, gazetare dhe politologe, e cila për shtypin u shpreh se titullin e debatit e kishin vendosur bashkë .

Gjatë takimeve që kemi pasur, Kulpok ja kam shprehur brengat e mia në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni.

Poashtu kam folur për qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit, në veçanti ndaj pjesës së banuar me shqiptarë.

Krahas problemeve të brendshme, kam vënë në pah ndikimet politike, ekonomike dhe kulturore që po ushtrojnë Rusia, Turqia, Kina dhe Arabia Saudite, ndaj tema e debatit erdhi si rezultat i bisedave që kishim zhvilluar me parë ", ka thenë ajo.

Në këtë diskutim ku Hajdari ishte e ftuar si staf akademik i Qendrës për Evropën Lindore (Sektori Evropa Juglindore) dhe bashkëthemeluese e Organizatës "Dialogu i Hapur Ndërkombëtar" së bashku me Ramon Schack, gazetar dhe autor, në fokus ishin raportet Kosovë-Serbi, zhvillimet e fundit në Shqipëri dhe marrëdhëniet që kanë këto vende me fqinjët përreth.

"Kemi diskutuar për aspiratat e Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve tjera të Ballkanit drejt integrimeve Evropiane dhe kemi elaboruar pengesat e bllokadat në të cilat janë duke hasur ato" ka thënë politologia shqiptare.

Hajdari ka përmendur problemet me të cilat po përballet Shqipëria, si destinacion aktual i refugjatëve sirianë dhe Kosovën, si vendin më te izoluar në Evropë.

Në këtë debat të mbajtur dy ditë para përvjetorit të Betejës së Kosovës, është ofruar një retrospektivë lidhur me zhvillimet historike.

Ramon Schack ka pasqyruar në formë kronologjike ngjarjen e vitit 1389, ndërkaq që Vjollca Hajdari e ka plotësuar ate, duke ofruar pikëvështrimin shqiptar dhe atë ndërkombëtar.

Ajo ka demantuar mitin e krijuar Serb për Kosovën "djep" të Serbisë dhe ka shpjeguar etimologjinë e emërtimit të Kosovës.

"Emri antik i Kosovës është‚ Dardania’ dhe shqiptarët janë popull autokton në Ballkan, ndërsa serbët erdhën nga shekulli i 7-të i erës tonë" ka theksuar ajo.

Në vijim të mbrëmjes,të tre diskutuesit kanë analizuar strategjitë rreth mekanizmave mbrojtës - në veçanti sa i përket mobilizimit ndaj ndikimeve nga jashtë.

Ata kanë përmendur shembullin e Rusisë, Turqisë, Kinës dhe Arabisë Saudite, duke mos lënë anash rolin e SHBA-ve në Ballkanin Përëndimor.

 „Natyrisht se në këtë mbrëmje, si detyrë parësore, e pashë që të shpjegoj para publikut gjerman domethënien e shqiponjës dykrenare, për të cilën u zhvillua debati kontravers gjatë dhe pas lojës Zvicër-Serbi dhe te raportoj rreth sjelljes fashiste të "tifozëve" serbë drejtuar futbollistëve shqiptarë " ka theksuar Vjollca Hajdari.

 Sipas saj, është shumë e rëndësishme që - sidomos në raste të tilla - të reagohet shpejtë, pasiqë serbët janë shumë të organizuar në këtë drejtim.

"Ne jemi ata, që duhet të krijojmë mekanizma për të informuar drejtë , për të sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar opinionin ndërkombëtar, që të mënjanojmë keqkuptimet ndaj nesh, por edhe t'i kundervihemi propagandave" ka thënë gazetarja shqiptare, e cila prej kohësh merret me imazhin e shqiptarëve

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)