28 Dhjetor 2024

Ballkani dhe sistemi i antenave amerikane HAARP

Shkruar nga Ismet Azizi

Në opinionin serb është ngritur shumë “pluhur” në lidhje me vendosjen e sistemit të antenave HAARP nga SHBA-të, të cilat janë fajësuar në lidhje me fatkeqësitë natyrore. Emisionet, shkrimet në gazeta, portale, emisione televizive, kanë hutuar njeriun e zakonshëm në Serbi. Si zakonisht, për gjithçka fajësohen SHBA-të.

Në lidhje me sistemin e antenave HAARP, kanë shkruar edhe mediat kroate. Shumë analistë, të cilët në Serbi merren me seriozitet,  janë të sigurt se përgjegjësinë për tërmete, thatësira, shtrëngata dhe vërshime, madje edhe për gjendjen psikike të njeriut në Ballkan, fajin e kanë HAARP (shih: hrvatski-dom.hr).

Programi aktiv për hulumtim auroral të frekuencës së lartë ( High Frequency Active Auroral Research Program, shkurt HAARP) është një projekt - program ushtarak dhe civil i SHBA-ve, i cili ka për qëllim  hulumtimin me qëllim të kuptuarit, nxitjes dhe kontrollimit të  proceseve në jonosferë.

Jonosferë është një pjesë e atmosferës së Tokës në një lartësi prej 50-80 kilometra, e cila përmban një sasi të madhe të joneve (grimcave të elektrizuara) të krijuara  nga veprimi i erës diellore që ka ndikim të madh në përhapjen e valëve elektromagnetike.

Ekzistojnë mendime të ndryshme të ekspertëve. Nikola Aleksiq, kryetari i Lëvizjes Ekologjike të Novi Sadit, për gazetën “Pravda”, thotë se qytetarët nuk janë të vetëdijshëm se çfarë bombe është e tempuar në psikikën  e njeriut e cila gjendet në afërsi të  Beogradit.

HAARP nuk është asgjë tjetër përveç kontrollim elektromagnetik i sistemit nervor të njeriut. Ajo, njerëzit mundet t’i bëjë  aggressive dhe pa dëshirë për të jetuar- transmeton bedem.rs. Mendimin e Aleksiqit.

“Pravda” e Moskës shkruan se HAARP është instaluar në Serbi nën presionin e madh të administratës amrikane. Instalimi i HAARP-it në Serbi ka qenë e planifikuar në vitin 1999, por në bisedimet e Milosheviqit me Holbrukun  kërkesa është  refuzuar nga Millosheviqi, gjë që  kinse ka ndodhë bombardimi i Serbisë nga NATO-ja ( shih novi-svjetski-poredak).

Megjithatë, ditëve të fundit ekspertët tërheqin vërejtjen se është duke u manipuluar opinioni në Serbi në lidhje më sistemin e antenave HAARP. Ndryshimet klimatike, gjegjësisht fatkeqësitë natyrore që po ndodhin në Serbi dhe më gjerë nuk kanë të bëjnë asgjë me HAARP-in por kemi të bëjnë me një  histeri masive.

Kur në muajin  maj të këtij viti në Serbi ndodhi fatkeqësia natyrore- vërshimet të papara deri më sot, shumë njerëz besonin se të reshurat e mëdha të shiut dhe përmbytjet janë shkaktuar nga sistemi i antenave HAARP. Milani Cirkovic nga  Observatori Astronomik, fizikanti Milovan Shuvakov dhe psikologu Oliver Toshkoviq u përpoqën  të ndriqojnë  këtë  mashtrim  të opinionit. Të tre ekspertët  bien dakord se i gjithë tregimi është vetëm përhapje e teorisë së konspiracionit, shkruan blic.rs..

Milani Cirkoviq mendon se përhapja e informacioneve të tilla e ka krijuar histerinë masive e cila gjë vjen si pasojë e analfabetizmit shkencor. Të njëjtin mendim e ndanë edhe Toshkoviq i cili thekson se mendja e njeriut nuk mund t’i përballojë  pasigurisë dhe në këto  rrethana pranon çfarëdo shpjegimi.

“Në situata të rënda, mendja e njeriut është vend i përsosur për zhvillimin e teorive konspirative, sepse në atë moment njeriut i konvenon çfarëdo shpjegimi. Mendja jonë vështirë pranon idenë se çdo gjë rreth nesh  ndodhë  krejt rastësisht“ - thotë Toshkoviq.

Deklaratat e rreme, thonë ekspertët, shpesh përhapen nga pakujdesia e njerëzve. Nëse merrni informacione që janë shumë të  detajuara, shumë lehtë pjesët e  pakuptueshme do t’i komentojmë sipas  përshtypjeve tona personale.

Fizikanti Shuvakov deklaron se qëllimi konkret i këtij sistemi është komunikimi dhe se nuk ka asnjë rast potencial që antenat të përdoren  për rregullimin e kushteve klimatike.

Sido që të jetë, se kush ka të drejtë, të parët apo të fundit, do të shihet në të ardhmen e afërt. Megjithate ndryshimet  klimatike  tregojnë se po ndodhë diçka e jashtëzakonshme në këtë pjësë të planetit Tokë, gjegjësisht në Ballkanin e trazuar.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)