28 Dhjetor 2024

Babadimri nuk na solli dhurata!

Shkruar nga Faik Krasniqi


Viti 2016 u karakterizua me shumë ngjarje skandaloze, dështime, degradim dhe kapje të mëtutjeshme të shtetit dhe nënshkrime të marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi në dëm të interesave shtetërore.


Është fjalë e urtë popullore: aty ku s’ka shtet, shkollë edhe mjek, ik prej atij vendi. E, Kosova fatkeqësisht nuk e ka as njërën e as tjetrën!
Normalisht që, as këtë vit nuk do të ketë dhurata për fëmijë, sepse ato i morën këta politikanë njësoj siç po e marrin edhe të ardhmen e këtyre fëmijëve duke zbatuar në Kosovë projekte të dëmshme politike dhe ekonomike të cilat, vendin tonë po e shpien në humnerë.


Nuk do të ketë jetë të mirë për aq sa na udhëheqin njerëz të korruptuar që mund të jenë në shërbim të kujtdo tjetër përveç qytetarëve. Nuk do të ketë jetë të mirë për popullin e Kosovës deri atëherë kur vendimet për këtë jetë i merr vetë qytetari; deri atëherë kur politikani vihet në shërbim të popullit dhe i jep llogari vetëm këtij të fundit.


Ka një rrugë dhe ajo është të përmbyset kjo klasë e degjeneruar luksoze, të shtypen këto shushunja që po ia pinë gjakun, por populli ka frikë, apo i quan ‘zota’’ dhe ndaj ‘zotave’’ nuk mundet të ngre dorë!!!


Fatkeqësi e një populli të rrënuar… Populli ka gjetur rrugën e lehtë për t’u larguar dhe për t’ua bërë akoma më të lehtë luksin politikanëve.


I pafuqishëm për t’i përmbysur këta hiena e përbindësha, këtij populli nuk i ka ngelur rrugëdalje tjetër, përpos të ik larg e më larg nga këta banditë e kriminelë, të etur për para dhe pushtet. Prandaj, kanë ngelur vetëm dy rrugë: ose kjo klasë politike të ikë, qoftë edhe me protesta masive derisa të largohen nga skena politike, ose ne populli të ikim. Rrugë të mesme nuk ka.


Lufta kundër korrupsionit, kriminalitetit, drogës, tregtisë me qeniet njerëzore, prostitucionit duhet të jetë një nga detyrat kryesore. Hapja e vendeve të reja të punës, zhvillimi i bujqësisë ndihma që duhet dhënë për t’ju kthyer njerëzit tokës, krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve nga jashtë, rregullimi i sistemit shëndetësor të pastruar prej korrupsionit për të ofruar shërbim të gjithë qytetarëve. Te sistemi i shkollimit duhet të bëhen investimet më të mëdha ngase aty është zhvillimi. Duhet krijuar kushte që studenti që kryen fakultetin të ketë mundësi punësimi, e shumë e shumë të tjera që duhet bërë për të dërguar vendin përpara.


Të bëjmë që ky vit që po vjen të jetë vit i fillimit të veprimeve konkrete të mëdha, vit i kthesës së madhe, vit që do t’i jep fund një periudhe të errët e do të kthejë shpresën për një ardhmëri më të mirë, të shikojmë përpara të marrim guximin të vejmë në lëvizje të gjithë potencialin që posedojmë e të bashkohemi në një të vetmin qëllim ta bëjmë Kosovën tonë, vend ku do mund të jetojmë me dinjitet!


Pas gjithë këtyre skandaleve dhe dështimeve që ndodhën gjatë vitit 2016 nga politikanët tanë të kriminalizuar, të korruptuar, të papërgjegjshëm dhe aventurier, ne qytetarët e stërlodhur të Kosovës duam sa më shpejt të harrojmë vitin që po e lëmë pas dhe të shpresojmë se viti 2017 do të jetë shumë më i mirë se vitin që lemë pas. Por, pa këtë pushtet dhe këtë klasë politike mafioze, të korruptuar dhe të kriminalizuar, falë të cilëve jemi në këtë gjendje të mjerueshme. Gëzuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)