Avokati i Serbisë apo Baton Haxhiu
Sonte ndoqa opinionin e mikut të Baton Haxhiut, Blendi Fevziut, në TVKLAN për punën e shkuarjes së Edi Ramës në Beograd pas përplasjes së madhe publike midis Shqipërisë (kombit shqiptar) dhe Serbisë në stadiumin e Beogradit.
Artur Zheji, Shpend Ahmeti dhe Armend Shkullaku (kundër...) përballë Stefanit, Baton Haxhiut dhe Andi Bushatit (për...). Argumentet kundër shkuarjes (apo për shtyrjen e vizitës...) së kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd ishin bindës, të qëndrueshëm (pas qëndrimeve tashmë të ditura të shtetit serb ndaj ngjarjes së Beogradit...) dhe të arsyetueshëm mirë në aspektin politik, diplomatik, etik, kombëtar, rajonal e ndërkombëtar...
Ndërsa, argumentet e palës në debat që ishte për shkuarjen e Ramës në Beograd (kundër shtyrjes së vizitës...) ishin argumente të mbushura me servilizëm, hipokrizi dhe herë herë me filoserbizëm... Sidomos, Baton Haxhiu, më shumë dhe më hapur se kurrë dëshmoi filoserbizmin e tij edhe para kamerave...
Duket që gjatë qëndrimit të tij në Beograd (sigurisht i pritur dhe i mirëpritur me të gjitha nderet...), Baton Haxhiu i kishte mbushur mirë bateritë, duke u frymëzuar dhe impresionuar nga barbaria, primitivizmi, fashizmi dhe fuqia e Serbisë në përballje me nja 40 a 50 shqiptarë të rrethuar nga e gjithë Serbia (mu në mes të Beogradit)...!!
Të vetmin mjet për t'u larguar nga stadiumi i rrethuar kishin fluturaken që solli hartën e Shqipërisë me shqiponjën dhe me dy heronjtë e kombit tonë, që përgatitën dhe mbrojtën Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë...!!
Ky edhe ishte kërcënimi më i madh që kishte njohur ndonjëherë Serbia midis Beogradi nga Shqipëria dhe shqiptarët! Harta e Shqipërisë dhe fluturakja që e solli atë destabilizoi një popull dhe një shtet të tërë, i nxori nga shinat (binarët)!
Mbrojtja e kësaj harte nga djemtë syshqiponje në mes të Beogradit dhe në mes të dhjetëra mijëra serbëve të egërsuar e tërboi Serbinë, e çmendi fare... Kjo edhe ishte FITORE sportive, politike, diplomatike, kombëtare... Djemtë e kombëtares duhet të bëhen mësim edhe për politikanët servil e hipokrit, mësim se si duhet të luajnë, dhe kur e do puna, edhe të përballen me Serbinë...
Thirrjet e një shteti të tërë (aty ishte edhe Kryetari-kryefashisti i Serbisë, Nikoliqi...): vrisni, prisni shqiptarët, mu duk që nuk ia kishin ndërruar ndjenjat dhe mendjen për Serbinë këtij halldupi të korruptuar, Baton Haxhiut...!!
Në fillim të debatit, Baton Haxhiu, ironizoi me një cinizëm prej sllavi me nevojën dhe kërkesen për bashkimin e pjesës veriore me Republikën e Kosovës dhe me kërkesen dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes së çështjes shqiptare (bashkimit të Shqipërisë...) në gjithë hapësirën e saj ekzistuese.
Argumenti më i fuqishem i Baton Haxhiut për shkuarjen e domosdoshme të Ramës në Beograd, ishte nevoja për ta lëmuar, për ta marrë me të mirë ekstremizmin serb (fashizmin, po them unë...)!! Vetëm kështu, me të mirë, urtë e butë, ne do ta zbusim zemrën dhe mendjen serbe të mbushur me urrejtje kriminale për shqiptarët...!!
Kulmi i fytyrëzisë së tij (i filoserbizmit...) ishte arsyetimi i fashizmit serb karshi shqiptarëve me humbjen e Kosovës...!! Duhet ta kuptojmë Serbinë, po thoshte ai (parafrazim...), sepse ajo ka humbur 10 000 km katrorë tokë...!! Çlirimin e Kosovës nga pushtimi, ai e konsideronte si humbje të Serbisë...!!
Dhe kush? Ajo Serbi që ka pushtuar dhe spastruar nga popullsia shqiptare autoktone edhe dy Kosova të tjera brenda saj, plus po mban të pushtuar edhe sot Luginën e Preshevës...!!
Shkëputja shpirtërore, mendore, emocionale, kulturore, intelektuale,... nga pushtuesi, qenka fortë e vështirë për këta sahanlëpirësa si Batoni...!! Tash po i kuptoj ata shqiptarë që edhe njëqind vjet pas shkuarjes së turkut nga Ballkani dhe trojet shqiptare, thoshin qofsha turk...!!
Mirëpo, është fat i madh që kombi ynë po rrit breza që në zemër, në mendje dhe në gojë kanë veç një emër: SHQIPËRINË. Kjo më së miri u pa edhe gjatë dhe pas përplasjes së madhe në Beograd... Rinia shkollore në Prishtinë, në Shkup, në Tiranë, në Athinë, Filat, në Tuz, Ulqin, në Preshevë, Bujanoc dhe në çdo qytet tjetër shqiptar po thërrisnin (të veshur kuqezi dhe me flamurin shqiptar) me një gojë dhe me një zë: Shqipëria, Shqipëria, Shqipëria...! Dhe, do të bëhet Shqipëria...!
Jo pse është vetëm interes dhe nevojë e kombit shqiptar, por pse është interes dhe nevojë e pakapërcyeshme e popujve të Ilirisë-Ballkanit që të jetojnë në paqe, siguri, fqinjësi, mirëqenie dhe secili në tokën e tij...!
Vetëm kështu sdo të ketë më urrejtje dhe fashizëm në Serbi, Greqi, Maqedoni e Mal të Zi... Kështu paqesohet dhe bie në rehati edhe Evropa jonë e përbashkët... Kështu civilizohet dhe emancipohet edhe Serbia...
Ndërsa, Batoni, Stefani dhe Bushati, kanë mbetur zëra të vetmuar dhe specie në zhdukje ndër shqiptarët e Shqipërisë...