29 Dhjetor 2024

Atdhetdashuria dhe primitivizmi nuk shkojnë bashkë

Shkruar nga Xhevat Bislimi
 
(Primitivizmi është bashkë udhëtar i kolaboracionizmit dhe kolaboracionistëve)

\"Shqiptaret nuk kane nje gjuhe, nuk kane librat e vet, nuk kane historine e vet, keshtu qe nuk kane te drejte te jetojne, nuk kane te drejte te ekzistojne dhe nuk kane te drejte te formojne kurrefare shteti\". (Projekti i Vlladan Gjorgjevicit, i vitit 1908 per zhdukjen totale te shqiptareve, cit. sipa librit te Elena Kocaqit \"Planet per zhdukjen e shqiptareve\"...)

Shoke dhe miq te mi kudo qe jeni,

Keto dite e keto vite na ka rene te degjojme dhe te lexojme shume per patriotizmin (atdhedashurine), per patriotet (atdhetaret, atdhedashesit), per kolaboracionistet (bashkepunetoret), per kolaboracionizmin (bashkepunimin me pushtuesin), per nacionalizmin (ne kontekst pozitiv dhe negativ...), per kombin (shqiptar dhe ate \"kosovar\"), per \"kosovaret\" (kombmohonjesit) dhe \"kosovarizmin\" (shkombetarizimin e shqiptareve ne Kosove), per...

Vend te vecante keto dite ka zene debati ndershqiptare edhe per Shqiperine e Bashkuar (\"Shqiperine e Madhe\")! Te gjithe, ama bash te gjithe, e dine se \"Shqiperia e Madhe\" eshte shpikje e atyre qe kane pushtuar dhe po i mbajne te pushtuara tri te katertate e Shqiperise.

Megjithate, \"Shqiperia e Madhe\" u be GOGOL jo vetem per ata qe kane pushtuar tokate e Shqiperise (fqinjet tane...), por edhe nga disa ultraliberale dhe ultrakozmopolite shqipfoles e sllavishtmendonjes!

Ne vend se politika shqiptare (pa dallim krahine a shteti...), mediet dhe inteligjencia shqiptare te shkruanin dhe te flisnin per Serbine e Madhe, per Greqine e Madhe, per Malin e Zi te madh, per Maqedonine e Madhe (sllave) po llomotisin per \"Shqiperine e Madhe\"!! Madje, disa ultrakosovare po shkruajne e po flasin me panik per kercenimet dhe rreziqet e ketij projekti (\"Shqiperise se MAdhe\")!

E verteta historike dhe e verteta aktuale eshte se kombi shqiptar ne Iliri-Ballkan dhe Shqiperia eshte i vetmi komb dhe i vetmi vend i copetuar ne gjashte shtete te kesaj siujdhese!

Ndersa kombet dhe vendet tjera jane krijuar dhe zgjeruar (madhuar...) ne kurriz te kombit shqiptar dhe te Shqiperise... Prandaj, duhet te jesh nga soji i H. Matoshit, B. Hxhiut dhe sojit te tyre qe te shkruash dhe te propagandosh ne nje vije me propaganden serbomadhe-fashiste per rreziqet, kercenimet dhe pasojat qe paska per paqen, stabilitetin... ne Iliri projekti i \"Shqiperise se Madhe\"! Shqiptaret dhe Shqiperia e tyre gjate gjithe historise (qysh se eshte krijuar bota-shoqeria njerezore...) ishin ne token e tyre!

Ishin te tjeret qe erdhen dhe pushtuan e pervetesuan tokate pellazge-ilire-arberore-shqiptare. Jane te tjeret qe edhe sot po mbajne te pushtuara tokate e Shqiperise dhe shqiptaret e saj! Shqiperia dhe shqiptaret nuk kane pushtuar asnje milimeter toke te huaj...

Keta sahanlepires shqipfoles do te kishin te drejte te bashkoheshin me propaganden serbe, greke..., sikur shqiptaret te kerkonin debimin e popujve ardhacak ne Iliri dhe krijimin e nje Shqiperie ne gjithe hapesiren e Ilirise-Ballkanit! Pajtohem qe kjo do te quhej \"Shqiperi e MAdhe\".

Por, ta quash \"Shqiperi te Madhe\" idene, projektin, perpjekjen per (ri)bashkimin e Shqiperise dhe te kombit shqiptar ne nje shtet te vetem eshte nje kualifikim dhe propagande e karakterit fashist.

Zgjidhja e ceshtjes shqiptare ne Iliri-Ballkan duke u ribashkuar shqiptaret dhe Shqiperia ne nje shtet te vetem ne kufijte e saj natyral-kombetar aktual perben fundamentin e paqese, stabilitetit, prosperitetit dhe bashkejeteses ne Iliri.

Me kete zgjidhje krahas shqiptareve do te cliroheshin edhe popujt tane fqinj. Pa lirine e kombit shqiptar nuk mund te jene te lire (sic nuk jane...) as popujt tane fqinj qe po mbajne te pushtuara krahinate e Shqiperise dhe pjese te kombit shqiptar...

Fushata e ca matrapazeve-hajvaneve te paguar per \"kosovarizimin\" e shqiptareve dhe te Republikes se Kosoves shpie uje ne mullirin e Serbise dhe te vendeve tjera fqinje qe nuk po kane akoma fuqi te clirohen nga shqiptaret dhe tokat e tyre qe po i mbajne te pushtuara...

Keta ultraliberale te llojit te Matoshit e Haxhiut po ankohen se po u bejne presion e po i shantazhojne \"patriotet\", duke u thirrur ne te drejten e mendimit dhe te fjales se lire!! Me lirine dhe te drejten ata kuptojne edhe angazhimin e tyre per deshqiptarizimin (\"kosovarizimin\") e Kosoves...!!

Asgje me shume nuk kerkonte Serbia! Gjate gjithe historise Serbia u angazhua dhe ne mase te madhe ia doli per deshqiptarizimin dhe sllavizimin e tokave te Shqiperise. Kush mund te thote se ky nuk eshte projekt i Garashaninit, Gjorgjevicit, Cubrilovicit, Tito-Rankovicit, Miloshevicit, Nikolic-Dacicit?

Kete projekt po propagandojne dhe per te po angazhohen edhe matoshet e kodoshet e paguar mire, bashke me nje pjese te klases politike, te kalemxhinjve dhe inteligjencies ne Prishtine, Tirane e Shkup!

Une, dhe besoj cdo shqiptar, do t\'i kuptonte dhe do t\'i njihte si pjese te lirive dhe te drejtave te tyre lirine dhe te drejten per te hequr dore nga kombi i tyre, nga gjuha, kultura, tradita, feja... e tyre, por ne asnje menyre nuk do t\'ua njeh, qofte edhe nje shqiptar i vetem, te drejten per t\'u angazhuar per deshqiptarizimin e Kosoves, duke imponuar nje \"komb\" te ri \"kosovar\"! Le qe kjo nuk mund te behet sa te kete kombe mbi dhe!

Lexova edhe reagimin e Baton Haxhiut ndaj Sokol Balles, i cili e kishte quajtur publikisht spiun-bashkepunetor te Serbise. Nuk ke bere mire, i shkruante B. Haxhiu S. Balles ne reagimin e tij, kur me ke quajtur spiun, sepse per kete mund te me vras ndonje patriot primitiv! Kjo edhe ishte arsyeja pse e bera kete shkrim.

Baton Haxhiu dhe secili \"opinionist\", kalemxhi, \"kosovar\", liberal, kozmopolit, hajvan shqipfoles duhet ta mesoj, nese nuk e ka ditur, se patriotizmi dhe primitivizmi nuk shkojne bashke... Atdhedashuria dhe atdhetari paraqesin shkallen me te larte te emancipimit, kultures, njerezise, dashurise, qytetarise dhe miresise ne shoqerine njerezore.

Primitivizmi eshte vecori thelbesore e kolaboracionisteve-bashkepunetoreve te pushtuesit dhe te armikut! Prandaj, Baton Hxhiu dhe soji i tyre kurre mos te kene frike nga \"patriotet primitive\", sepse te tille nuk ka... Ndersa vendi yne, Shqiperia dhe kombi yne ka vuajtur shume dhe po vuane nga kolabaracioniste primitive, qe jane gjithmone ne sherbim te projekteve antishqiptare, ne sherbim te dobesimit dhe zhberjes se qenies shqiptare...!!

Kolaboracionistet jane primitive edhe per arsye se nuk po e kuptojne se koha e projekteve serbo-greke per deshqiptarizimin e krahinave shqiptare ka perenduar... Clirimi i Kosoves eshte fakti me domethenes...

Edhe perpjekjet e deshperuara per ta perdorur \"Shqiperine e Madhe\" si gogol kunder ribashkimit te kombit shqiptar dhe te Shqiperise ne nje shtet te vetem jane edhe nje prove tjeter qe verteton tezen tone se koha e deshqiptarizimit ka perenduar...

Para shqiptareve dhe, sidomos, para dy shteteve te Shqiperise (R. se Shqiperise dhe R. se Kosoves...) dalin detyra dhe pergjegjesi te vecanta per organizimin, drejtimin dhe administrimin e kombit dhe te ceshtjes shqiptare deri ne zgjidhjen perfundimtare...

 E nje rendesie te vecante ne kete kohe eshte shkeputja e plote e Kosoves nga Serbia dhe ndikimi i saj i metejshem, dhe, krahas kesaj, perkrahja dhe mbrojtja e popullsise shqiptare ne Luginen e Presheves (Presheve, Medvegje, Bujanoc)...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)