Askush mbi Ligjin - Sllogani më i mirë
Shkruar nga Valdet Jetishi
Për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit sllogani më i mirë do të ishte: “Askush mbi ligjin!” Mirëpo, cila parti politike e ka marrë këtë sllogan? Si duket, deri më tani, asnjëra parti politike nuk e ka marrë këtë sllogan, sepse asnjë partie politike nuk i konvenon e as nuk i pëlqen ky sllogan.
Partia më e mirë dhe më demokratike do të ishte ajo e cila do ta kishte marrë këtë sllogan. Askush mbi ligjin! Askush mbi Kushtetutën! Kjo është e drejta. Kush po i frikësohet ligjit? Kush po i frikësohet të drejtës? Sigurisht ligjit i frikësohet i padrejti. I drejti s’ka përse t’i frikësohet Kushtetutës e as ligjit.
Befasia më e madhe e shekullit është kur ndonjë ‘politikan’ i ndonjë partie politike hapur deklarohet kundër ligjit, kundër Kushtetutës! Si është kjo e mundur?! A jemi ne shtet demokratik? Po. Atëherë pse dikush deklarohet për media kundër ligjit? Pse dikush e shkelë Kushtetutën e Republikës së Kosovës?
Pse aq shumë turren disa që të marrin pushtetin? Me çdo kusht mundohen ta marrin pushtetin, madje edhe me kërcënime e shantazhime, me sondazhe të rrejshme? Shumë e ndershme do të ishte sikur të respektohej ligji dhe Kushtetuta.
Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës, ju që jeni rezidentë në Kosovë dhe ju që jeni në diasporë, ju lutem mendoni pak me kokën e juaj. Nesër do të pendoheni se kend e keni votuar.
Prishja me miqtë tanë strategjik dhe aletët tanë ne na shkatërron. Ne nuk ekzistojmë më. Kjo na qon në humnerë. Mos ia jepni votën atyre që përmes rrugës duan të vijnë në pushtet! Atyre që i gjuan me gurë dhe i përgjakën policinë tonë, atyre që i gjuan me gurë institucionet tona, qeverinë tonë, Parlamentin tonë me gaz lotsjellës dhe mollotov!
Atyre që me kërcënime duan të vijnë në pushtet. Vota është e lirë dhe demokratike, është e fshehtë. Ju e dini kujt ia jepni votën. Mos lejoni që me votën tuaj të na sillni diktaturën e Enver Hoxhës. Zoti e mallkoftë atë që e don diktaturën e Enver Hoxhës.
Turp dhe injorancë. Naivitet. Nëse ia jep votën atij që nuk është demokrat, atëherë edhe ti nuk je demokrat. Demokracinë e kemi kërkuar në vitet e 90-ta dhe shumë njerëz kanë rënë dëshmorë për këtë demokraci që e kemi sot.
Demokracinë duhet ruajtur. Ta mbajmë se për veti e kemi. Mjaft kemi vuajtur nga diktatura, nga monizmi, nga komunizmi, nga ideologjitë shterpe. O Zot shyqyr që jemi në demokraci!
Pra, ta ruajmë këtë demokraci që e kemi dhe ta zhvillojmë edhe më shumë dhe jo ta ngulfatim. Respekt për të gjithë! Falje për askend që e shkel ligjin! Askush mbi ligjin!