Arrestimet në Kosove, pasoj e lakmisë për pushtet me çdo çmim
Shkruar nga Fidan Mustafa
Siç thotë edhe populli: Belat të zënë me të varfrin (ati qe i ka ardhur pushteti në fund) se pasaniku i ik belas nga frika e humbjes se pushtetit
Prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës, politikë-bërja e qeveris se Kosovës ka kaluar në disa faza të zhvillimit të saj, një zhvillim i cili me shumë ngjason me ngritjen e një matrapazi-zëmë politik sesa një politikë-bërje e mirëfilltë të shtet-ndërtimit të institucioneve demokratike.
Ardhja në pushtet e PDK-së, erdhi ne kohen e misionit te rij me moton: Ata të cilët e filluan luftën, ata edhe duhet të përfundojë atë. Gjatë këtyre 7 vitet të fundit, PDK ka zhvilluar disa-here politika të atilla duke sulmuar komunitetin Myslimane për të përdorur elementin fetare si zhvendosje e vëmendjes së opinionit publik drejt politik-bërjes, duke manipuluar me vullnetin e aspiratën e popullit të Kosovës.
Manipulimi me elementin fetar nga qeverisja Thaçi, fillon që nga muaji qershor 2010 me nxjerrjen e udhëzimit administrativ për ndalim te mbulesës fetare neper institucione shkollore e atyre për punësim publik. Ky udhëzim nxjerrët jo rastësisht në kohen kur qeveria e Kosovës kishte humbur kontrollin e shtrirjes së autoritetit të saj në pjesën veriore të Kosovës.
Futja në fuqi e këtij udhëzimi administrativ krijoj pakënaqësi te shoqëria kosovare, ku si pasoj e këtij udhëzimi u larguan me dhjetëra nxënëse nga institucionet shkollore duke shkelur të drejtat më elementare të njeriut, të drejtën për arsimim si dhe duke ngritur shkallen e analfabetizmit në një shkallë edhe më të lartë.
Duke u bazuar në zhvillimet politike që karakterizuan vitet që lamë pas dhe kohen që gjendemi tani me këto zhvillime sa pompoze aq edhe spektakulare, arrimë në një përfundim se gjithçka është e orkestruar nga qeverisja e Thaçit për dy arsye: E para për të mbetur në pushtet sa me gjatë dhe E dyta për të përfunduar pazaret me Serbinë mbi supet e akuzave dhe manipulimit të Myslimanëve.
Jo rastësisht, me 10 qershor të vitit 2010 grupi drejtues ndërkombëtar (GDN), takohen në Prishtine me përfaqësuesit e qeveris së Kosovës për të diskutuar gjendjen e sigurisë në Veri. Në një kohë, kur Eulex paralajmëroj arrestimet e Peshqve të mëdhenj.
Por e dini se çka ndodh në ketë kohë?
Vetëm dy ditë më vonë me 12 qershor 2010 në komunën e Ferizajt largohet një vajzë me shami, ku si reagim fillon një protestë fetare(Çka është enigme se kush qëndroj mbrapa saj) me 18.06.2010 në Prishtinë. Në ketë protestë morën pjesë një numër i madh i protestuesve, çka bëri që e gjithë vëmendja e medieve dhe opinionit publik të pozicionohet tek protestat e debatet fetare nëpër media, gazeta e portale, e në anën tjetër, qeveria e Thaçit të vazhdonte përgatitjen e terrenit për negociata me Serbin pa asnjë reagim nga shoqëria kosovare.
Gjate periudhës 2010, pjesa më e madhe e shoqërive civile, medieve elektronike e atyre të shkruara kaloj duke i trajtua protestat dhe problematikat fetare si një çështje primare, ndërsa në anën tjetër, qeveria e Kosovës hartoj një strategji të rejë për të bindur popullin e Kosovës se si të futet në negociata me serbin në nivel politik. Kjo strategji la të kuptohet shumë shpejt se duhet të krijohet një situatë e rejë në terren, siç është e njohur në diplomacinë ndërkombëtare arritja deri në piken e vdekur.
Për të realizuar ketë plan gjenial të hartuar nga qeveria Thaçi dhe këshilltarët e tij, ishte e nevojshme zhvendosja e vëmendjes së medieve dhe shoqërisë kosovare prapë tek një problematik fetare e cila u realizua me 09 shkurt 2011 ku u mbajt një protestë përsëri me moton e njëjtë: Lejimin e vajzave me shami nëpër shkolla.
Derisa shoqëritë civile, mediet e bashkë me to edhe opozita po merrej me elaburim të debateve nëpër televizione, qeveria e Thaçit po përgatitej për ndërhyrje në Veri të vendit. Me 26 korrik 2011 urdhëron kryeministri për të ndërhyre në veri me moton: e shtrirjes së autoritetit të qeveris së Kosovës në gjithë territorin.
Por e vërteta e gjithë këtij aksioni policor rezulton me vrasjen e një pjesëtari të policisë së Kosovës z. Enver Zymberaj dhe bllokim të situatës në gjithë pjesën veriore, çka krijohet një situatë e rejë ajo e Pikës së Vdekur. Si rezultat, situatën e sigurisë e mori përsipër KFOR ku u deklarua nga dy palët se zgjedhja e vetme për veri është futja në dialog politik mes Kosovës e Serbisë.
Këto e shumë ngjarje të tjera, janë orkestruar nga qeveria e Kosovës duke përdorur si pretekst aspektin fetare për të gjetur një përkrahje të gjer në politikat e saj karshi dialogut me serbin si dhe realizimit të politikave të saj partiake në dëm të qytetareve të Kosovës.
Arrestimet e fundit janë po të njëjtës natyrë sikurse ato të orkestruara në protestat fetare gjatë vitit 2010,2011 e tej, por për dallim nga e kaluara, këto lëvizje janë lëvizjet e fundit të një pushteti drejt perëndimit të diellit për të, çka ka ber që të përdor çdo kartë duke rrezikuar edhe eskalim të situatës për të vetmen arsye, atë të mbetjes në pushtet.
Arrestimet e javës së kaluar erdhën vetëm disa ditë para mbajtës së seancës parlamentare, në pamundësi për të siguruar numrat në kuvendin e Kosovës, arrestime për të cilat ka pasur mundësi të bëhen qe 3 vite pa u ber spektakël me arrestim të një numër kaq të madh. Edhe arrestimet e ditës së stome erdhën pikërisht të natyrës politike, një ditë para mbajtjes së seancës në kuvendin e Kosovës për të bërë spektakle.
Arrestimet e tilla spektakulare deri më tani nuk kanë sjellë ndonjë rezultat pozitiv përveç urrejtje e përçarje ndërfetare në Kosove. Në media ministria e brendshme po bën spektakël për luftim të Ekstremizmit e që në fakt vetëm po nxit trazira që munde të fillojnë nga këto fetare drejt atyre sociale e pakënaqësive tjera. E në anën tjetër, ministria e brendshme nuk po arrin të ruaj dhomat e dëshmive, nga të cilat janë vjedhur miliona euro e për fat të keq qe 7 vite nuk ka arrit ti zbuloj kryesit..!!!
Arrestimet e tilla duke bërë spektakël e duke shfrytëzuar aspektin fetare për qëllime politike, duke luajtur me ndjenjat e komuniteti, po provokon 96% Mysliman të vet deklaruar me krenari Mysliman në regjistrimin e fundit të popullsisë.
Ne si qytetarë të Kosovës presim reagim nga shoqëria civile, partitë opozitare, se si po i shfrytëzon qeveria aktuale qytetaret e saj për arritje të poenëve politik, si dhe presim reagim nga Partia e Drejtësisë që të ndërmerr masa me largim nga koalicioni me PDK-në. Është momenti i fundit për tu solidarizua me popullin e Kosovës. Përkrahësit e PD-së janë krenar për mbështetjen e dhënë, por njëherë-it, jemi krenar të solidarizohen me ne edhe PD-ja.