Arkitektëve të Kosovës
Shkruar nga arch. Ylber Vokshi Ylli
Arkitektët gjatë historisë së njerëzimit ishin,janë dhe duhet të jenë bartësit dhe përgjegjësit kryesor për të gjitha veprimet arkitektonike,urbane dhe hapësinore që kanë ndodhur dhe janë duke ndodhur në tërë hapësirën e një shteti. Ata duhej të ishin prijës e të gjitha proceseve në një shoqëri që nga fillet e civilizimit e deri me sot.
Për këtë arkitektët duhet poseduar së pari kualitete njerëzore pastaj profesionale, atë duhet merituar me punë profesionale e jo me veprime të çoroditura të cilat po dominojnë në hapësirën tonë.
Nuk është arkitektura dhe urbanistika vetëm biznes përfitues,ajo është esenca e ekzistimit dhe funksionimit të një shoqërie dhe të një shteti në tërë territorin e tij. Ajo është arti i formësimit të njeriut të shëndoshe që i ka të gjitha kushtet për të lindur,punuar dhe pushuar,për këtë duhet funksionimi normal i shtetit i cili duhet të garanton këto kushte elementare për ekzistencën e një shoqërie.
Për fat të keq jemi duke jetuar në kohën ku dominojnë antivlerat,ku ndërtohet pa kontroll shtetëror,ku vlera e punës së arkitektit fare nuk çmohet,iu bëhen nënçmime në çdo hap.
Nëse ka ndonjë kategori të intelektualëve ma të diskriminuar,poshtëruar,madje edhe të likuiduar fizikisht,të degraduar në aspektin profesional,atëherë duhet të jenë arkitektët ata të cilët për shkaqe ekzistenciale janë të detyruar të iu nënshtrohen diktateve të ulëta të atyre që po diktojnë zhvillimet hapësinore,urbane dhe arkitektonike në Kosovë. Duhet me qenë realist,fajin ma të madh e kanë vetë arkitektët që me dinjitet nuk po e luftojnë ketë situatë të krijuar në Kosovë !.
Çka është edhe ma tragjike trajtimi i tyre në mënyrë deklarative gjithnjë është përkrahurnga ana e institucioneve shtetërore,si ishin deklaratat publike të Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe premtimet e Sekretarit Permanent të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) me rastin e Konferencës së parë Arkitekturale në Kosovë të mbajtur me 1 dhe 2 Prill në Prishtinë. U ndanë shumë mirënjohje nga ana e jurisë që duhet inkurajuar.
Fitohej përshtypja se në Kosovë gjithçka po funksionon në rregull,në mënyrë të kënaqshme në fushën e planifikimit hapësinorë,urbanizmit dhe arkitekturë,çka as për së afërmi nuk përket me realitetin. Iu duartrokit edhe atyre që me mos prezencën e tyre,së paku nuk e respektuan nikoqirin i cili i kishte ftuar. Do të ishte mirë të jemi ma vetëkritikë për veprimet tona në të kaluarën e afërt,që të mos e mashtrojmë vetveten si me këtë rast !.
Të gjithë ne jemi dëshmitar të një periudhe problematike ku me pa përgjegjësi,së pari morale e pastaj profesionale kemi vepruar,e protagonistët kryesor janë arkitektët si me të bërat e tyre,ashtu edhe me mos reagime profesionale,së paku duke respektuar në minimum kodin etik të arkitektëve i cili ekziston edhe në Kosovë.
Ku janë arkitektët e Kosovës sot,një pjesë shumë e vogël e tyre me lidhje të diskutueshme me premisa korruptuese dhe të lidhur me grupet të interesit politike të dyshimta,janë duke vepruar pa u brengosur fare me atë që janë duke i bërë hapësirës tonë,veprojnë paturpshëm edhe kundër rregullave elementare të projektimit të cilat janë unike në tërë botën,. Pjesa ma e madhe e tyre është e detyruar të bëjnë punë të ndryshme që kanë pak të bëjnë me profesionin e tyre pa marr parasysh aftësitë e tyre individuale.
Sot,pas këtyre viteve,të gjitha vendbanimet në Kosovë janë të ngulfatur, përkundër asaj që aq shumë është investuar në to. Prishtina si kryeqytet i Kosovës as për afër nuk i përngjan kryeqytetit,të gjitha funksionet e një shteti janë koncentruar në një hapësirë minimale në një qytet,normal as që është pritur diçka ma mirë. Zëri i arkitektëve nuk dëgjohet edhe se e kanë obligim.
Për këto veprime si duket jam bërë i mërzitshëm duke i përsëritur ketë çështje pasi askush nuk i përfillë,e pasojat e rënda do të vërehen në qindvjeçarët e ardhshëm,si e ka theksuar edhe arkitekti holandez Vrijthoff i cili ishte njeri nga ligjëruesit në konferencën e cekur më lart lidhur me tendencat e reja arkitektonike në botë.
Në konferencë u prezantua puna e suksesshme e dy arkitektëve shqiptar të Kosovës në Kroaci dhe në Zvicër,ku ka rregull dhe disiplinë në respektimin e normave dhe standardeve shtetërore dhe ndërkombëtare,e kreativiteti dhe dituria e arkitektit vjen në shprehje dhe çmohet,respektohet,dhe natyrisht paguhet.
Urojmë që edhe në Kosovë do të fillon trajtimi dinjitoz i profesionit të arkitektit,si në tërë botën e civilizuar,pasi tek ne ka kapacitete si profesionale ashtu edhe intelektuale në mes të arkitektëve të shumtë në Kosove të cilëve iu nevojitët një rend normal për të ushtruar profesionin e tyre natyrisht me përkrahjen e shtetit në të ardhmen e afërt të premtuar.
Ma në fund duhet kuptuar kjo shoqëri se Sistemet e ndryshme politike shkojnë e vijnë por profesioni i arkitektit mbetet si prijësetar (avangardë) e të gjitha shoqërive të civilizuara. Arkitektin e vërtetë e dallon pos tjerash trimëria dhe sakrifica e jo ngarendja e verbër pas dikujt që punon keq,ajo shumë arkitektëve në Kosovë ju mungon. Në fund të karrierës së tyre me siguri shumë arkitekt do të turpërohen me atë që kanë bërë pasi veprat e arkitektëve mbeten si relikte të një kohe,ato preken,shihen e për fat të keq edhe pengojnë por nuk munden të miniminizohën apo të mënjanohen-zhdukën.
Shpresoi së deklaratat e zyrtarëve të lartë shtetëror të premtuara në konferencë do të fillojnë të zbatohen,e nuk do të mbeten premtime si deri me tani,pasi arkitektët, duhet të jenë bartësit kryesor te të gjitha proceseve hapësinor,urbane dhe arkitektonike,e për ketë duhet përkrahja e madhe institucionale në të ardhmen.
(Autori është Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK), qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale