Argatët e Serbisë iu turrën si llavë ujqish deputetes Kadriu

Tellallët e deridjeshëm të kopeve serbe iu turrën si llavë ujkonjash deputetes dhe nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës
Shkruar nga Reshat Badallaj-Zhuriani
Domosdo duhet ta nis këtë shkrim me thënien e të madhit Sami Frashëri, ku thotë: \"Mos e shiko çka po thotë, por shikoje kush po thotë\". Larg qoftë që mundohem ta mbroj deputeten që e zgjodhi populli me votën e lirë, zonjën Margarita Kadriu, sepse nuk e kam as tetë e as motër, dhe se nga anët tona thuhet: \"Secili dash varet për këmbë të veta\".
Por, këtyre ditëve, tellallët e deridjeshëm të kopeve serbe, që i shërbyen shumë devotshëm shtetit më gjakatar në Evropë, Serbisë, iu turrën si llavë ujkonjash deputetes dhe nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, zonjës Margarita Kadriu, vetëm e vetëm se sukseset e saj kapin majën e Olimpit.
Bijtë e atyre, që ishin përkëdhelës të satrapit Josip Broz Tito, duke mrizuar si ambasadorë nëpër shtetet e Amerikës Latine dhe në disa shtete të Evropës, në hotelet më luksoze me pesë yje, deri kur shqiptarët rriheshin, burgoseshin, vriteshin dhe vdisnin për bukën e gojës, ata sot dalin pa fije turpi bërtasin sokakëve kundër deputetes Kadriu.
Populli me shumë të drejtë thotë: \"Kah shkon rrota e parë, ecën edhe e dyta\". Udhës së këtij argatit të Titos e Rankoviqit, ecën edhe i biri, që publikisht kërkoi autonomi nën Serbi, i cili nuk njeh luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky vagabond u takua edhe me kasapin Milosheviq dhe udbash të nëntokës serbo-çetnike, që më vonë vranë e prenë, që therën me thika e me hanxharë shqiptarët që preku mish e asht.
Ky sojsëzë, sorroist e surroist, para pak ditësh doli me një pamflet tipik antikombëtar që më keq nuk mund të shkruhej as në Akademinë e Shkencave Serbe, në Beograd, nga Dobrivoje Çosiqi e Milan Komneniqi në \"Francuska nr.7\"...
Tellalli i dytë, djali i udbashit dhe KOS-it, që notonte në ujërat e turbullta antikombëtare, po ashtu i mbeti besnik babait të tij, vazhdoi të luajë lojërat e marrëzisë kundër popullit dhe luftës heroike të UÇK-së, duke u takuar podrumeve të Prishtinës me spasiqët, udbash shumë i suksesshëm i shërbimeve të qarqeve serbo-çetnike, kur toka e Kosovës digjej flakë dhe bëhej shkrumb, sipas planit \"patkoi\", edhe ky u vu kundër deputetes së popullit, zonjës Margarita...
Edhe xhambazët dhe kumbarët e Serbisë, që bëjnë pazare në pikë të ditës, me matrapazët serbë, duke harruar atë se çka ka ndodhur në Kosovë, e vunë në shënjestër deputeten shumë padrejtësisht, ose edhe kanë të drejtë ta zëmë, por, përse nuk e pyesin veten se kush janë ata? A i kanë duart e përlyera deri në bërryl me serbët...?
Ndërkaq, për tellallin tjetër, për punën e \"bunarit\" e burgun e babait të tij, që kishte lidhje të ngushtë me kasapët të Drazh Mihajlit, që bënë kasaphane në Kosovë, kemi shkruar më herët...
Unë nuk jam mësuar të shkruaj kështu, në vetën e dytë dhe ti bie shkrimit rrotull, por, kush i ka përcjellë shkrimet e mia (kërko Google), shkruaj me emër dhe mbiemër, por në qoftë se lexuesi nuk e ka kuptuar atëherë po i ndihmojmë: Vetoni, Batoni, Devollët, Berati... dhe krejt në fund, nuk do të ishte keq dhe vonë që të mbyllin gojën, përndryshe kujtoni thënien e të madhit Sami Frashëri \"tupanët bien për ata që kanë vesh\", kësaj radhe kaq nga unë, Reshat Badallaj-Zhuriani.