26 Dhjetor 2024

Ardhmëria jonë është në Shkolla e jo në Kisha e Xhami

Shkruar nga Drita dhe Lendita Jashari

Popullësia e Republikës së Kosovës, për vitin 2016,  në varësi të moshës ishte: 28% ishin nga 0-14 vjeç dhe   65% ishin të  moshës  mes 15-64 vjeç (ku hyjnë edhe  nxënësit e  shkollave të mesme dhe  studentët), kurse  vetëm 7%   participon   të moshuarit mbi 65 vjeç! 

Praktikues të islamit në tërësi qoftë  atij  tradicional apo atij radikal( vehabist), është  tejet i ulët! Nga kjo mund të  nxjerrim  që shumica e  besimtarëve  islam, në  Republikë të Kosovës, janë tradicional. Kurse shumë më të pakët në përqindje janë praktikuesit salafist( vehabist)! 

Kosova  ka 1131, prej tyre  43 çerdhe parashkollore, 969 shkolla fillore dhe të mesme të ulët, 119 shkolla të mesme të lartë. Në kuadër të  shkollimit të  lartë publik,  në  Republikë të Kosovës, janë 9 institucione.Kurse  Institucione private  të arsimit të lartë, në  Republikën e Kosovës,  janë  21 të tilla, me numër  studentësh  afërsisht rreth  19.000.

Nxënësit  në  arsimin  parashkollor, prej 0-5 vjeç, janë 3915, në shkollim parafillor në  moshën 5-6 vjeçare, janë  21.655 nxënës,në shkollim  fillor dhe të mesëm të ulët  janë  258.464 nxënës, në shkollim të mesëm të  lartë janë 83.906 nxënës, pra numri total i nxënësve  në institucionet  publike parauniversitare  është 367.940 nxënës.

Ndërsa në  total numri i nxënësve në çdo nivel shkollimi të  atij publik dhe  privat  për vitin 2016/2017, ishte  499.766. Në arsimin privat parashkollor, janë 1.354 nxënës, në shkollimin privat fillor dhe të mesëm të ulët janë 5.113 nxënës, kurse numri i studentëve  në institucionet  private të arsimit të lartë janë 12.472.

Numri i studentëve   në   Universitetet publike dhe institucionet  e arsimit të lartë  privat, në Republikë të  Kosovës, për vitin 2016/2017, është 123.988.

Kemi pa shumë  shkolla fillore dhe të mesme, që  janë të  stërngarkuara me  numër  nxënësish në një  klasë  që   shkon deri në 45 sish, kurse  në bazë të ligjit parashihet  që në një klasë të ketë deri në 30 nxënës! Mos të  flasim më për  mungesë  kabinetesh, labaratoresh, paisjesh tjera   mësimore,  salla sporti.

Ndërsa në Republikë të Kosovës, numri i shkollave (të çdo niveli) janë gjithsej 1131,  numri i teatrove në  vitin 2015, në  Republikë të Kosovës, është  29,numri i kinemave është  363,numri i galerive të artit është  26,numri i muzeve dhe shtëpive muze, është  21,numri i bibliotekave është  106.

Në Republikë të Kosovës, janë rreth 750 xhami, prej tyre së paku 200 të ndërtuara pas  luftës, shumica  absolute e  këtyre   janë  ndërtuar nga  fondet  e  ardhura  nga Turqia, Arabia madje edhe nga  organizata të  dyshimta  humanitare  që kanë lidhje  me  terrorizmin islamik.

Në Prishtinë,  në vitin 2000 ishin 13 xhami, kurse    më 2016,  janë 25- rritje  kjo  alarmante  në krahasim  me  numrin e  shkollave, apo  objekteve tjera të   arsimit!

Në vitet  e fundit, së paku disa dhjetra  hoxhallarë janë  arrestuar, disa  të tjerë  janë  dëbuar nga vendi, disa dhjetra  organizata   të dyshimta  humanitare   të dyshuara për lidhje  me  terrorizmin islamik janë nën hetim apo janë  mbyllur, disa qindra terrorist islamik  kanë  shkuar  në  vatrat  e  terrorizmit (Siri, Irak, Afganistan etj),  ku disa dhjetra   janë vrarë tashmë.

Jemi dëshmitar, që  xhamitë në  Republikën e  Kosovës, në vitet pasluftës, ishin pothuajse vende  që frekuentoheshin nga disa  besimtarë të moshuar.

Përhapja e  praktikimit të islamit, kryesisht   sektit   salafist( vehabist), e dirigjuar nga Serbia  dhe qarqet neo-osmanike, u pa qartë.  Shkaku i  përhapjes  së praktikimit  të  islamit  vehabist,  menjëherë  u panë  pasojat, nga mospajtime deri   akte dhune kundër besimtarëve tradicional. Por  tashmë  islami  radikal, konsiderohet edhe si faktor rreziku serioz  për Sigurinë  Kombëtare edhe në Republikë të Kosovës.

Ardhmëria e Kombit tonë, është  Shkolla. Gjyshërit tonë, si  praktikues më të zakonshëm të  islamit tradicional, duke besu në  dashurinë  ndaj nipërve dhe mbesave të tyre, të bëjnë  çmos, nuk na  duhen  Kisha e Xhami, por  vetëm Shkolla!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)