Anamorava jetime

Shkruar nga Zejdush Kastrati
Po të pëlcasi cipa një herë, se ka hallë për tjetër here. Proverb shqiptar
Edheherave tjera, me rastin e emërimit të ministrave dhe kompletimit tëkabineteve qeveritare, edhe në dy mandatet e kaluara, kur i pari iqeverisë ishte Hashim Thaçi, por edhe me rastin e zyrtarizimit tëkabinetit të ri qeveritar të udhëhequr nga Isa Mustafa, përfaqësimirajonal, dhe deri diku edhe proporcional, me rastin e emërimit tëministrave në ekzekutivin e vendit, gjithnjë, u shkel me dy këmbë, nëveqanti sa i përket pjesëmarrjes së tyre nga, rajoni i sektorit tëLindjes, përkatësisht, nga Anamorava dhe Ferizai.
Në të vërtet,në qeverisjet e kaluara, Anamorava, kishte edhe një kryeministër ymërshkurt, (Bajram Kosumi) i cili, për periudhën kohore sa ishte bile me letra kryeministër, as vet, por as rajoni prej nga vjen, nuk iapanë fare hajrin, dhe shumë shpejt shkoi në harresë, me disa aferaqëkishin edhe elemente të filmave porno - fantastik, e që ishin reale apotë montuara, më së miri, vetëm ai e din, dhe kuptohet, edhe ata, që ia përgatitën, dhe ia plasuan në media, dhe atë, me të vetminqëllim, që ta largojnë, sa më pare, nga skena politike.?
Gjithashtu,Anamorava, pati edhe dy ministra (Ahmet Isufi dhe Fatmir Rexhepi) tëcilët, me plot të drejt, me dorëheqjet e tyre, mund të emërtohen,ministra me një kredibilitet bukur të lartë moral karshi popullatës,që nuk është shënuar në asnjë rast, deri më tash, në qeverisjetvijuese, dhe siq dihet, që të dy, dhanë, dorëheqje nga pozitat etyre, vetëm për arsye të ndjenjës së përgjegjësisë (bile deklarativishtkështu është arsyetuar dorëheqja) morale, por, pa u sjell ndonjë dobielektoratit të tyre, përkatësisht banorëve, prej nga ishin deleguar,edhe sa i përket zhvillimit ekonomik, infrastrukturor, shëndetësor, kulturor..kurse, për disa ministra tjerë e zëvendësministra tëqeverive të kaluara, po nga sektori i Lindjes, përkatësisht Gjilani,mund të themi se ata, njihen dhe identifikohen, vetëm, për ndonjëaktivitet fushate apo promovim partiak, kur shtyheshin me brylla dhe ibënin temena, para liderëve të tyre, si të PDK-së para Hashim Thaçit, kur ai vizitonte Gjilanin, e aspak nuk mbahen mend, për dickatë mire e dobiprurëse, që u sollën Anamoravës, dhe anamoravasëve!
Dorënnë zemër, edhe pse Anamorava, në gjitha përbërjet legjislative që ngapaslufta, pati deputetë e deputete, gjithnjë, në Kuvendin e Kosovës,nga gjitha subjektet politike, që ishin pjesë e jetës parlamentare, edhe pse, ky numër ishte në disproporcion me strukturën numerike të popullatës, krahasuar me rajonet tjera jashtë sektorit të Lindjes, fatkeqësisht, edhe ky përfaqësim, të shumtën e rasteve, ishte shumëlargë angazhimeve, premtimeve dhe obligimeve, të marra e të dhanuanagjatë fushatës, por, të shumtën e rasteve, më tepër, ishinangazhime për përfitime përsonale, familjare, partiake, e here hereedhe interesa klanore të partive ekzistuese, që në fund, rezultuan, edhe me përqamje, përplasje, ndamje e konfrontime, raste-raste, edhefizike!
Pse gjithnjë ndodhën këto në Anamoravë, kush e bëriplanin dhe përgatiti këto dështime, kujt i konvenuan dhe kush këtufitoi, këtë e din më së miri dhe le ta thonë subjektet poltike tëAnamoravës, e në veqanti krerët e këtyre subjekteve politike atje,por, një gjë dihet se humbësi dhe ai që po e paguan dështimin,paaftësinë dhe papërgjegjësinë e këtyre të zgjedhurve të popullit, është, popullata, që gjithnjë po mashtrohet.
Edhe ne debate te drejtpërdrejta, edhe në takime rasti e ndeja, kam pasur rastin disahere, të potencoj e edhe të drejtoj kritika direkte, ish kryeministrit Thaçi, por edhe disa ministrave tjerë, të qeverisë sëkaluar, për mosinvestime në Anamoravë, dhe përgjegjia e vetme e tyre, gjithnjë ka qenë, se nga Anamorava, mungojnë projektet konkrete dhe tëdetajuara, por deputet dhe ish kryetarë komunash, sipas tyre, gjithnjë kanë kërkuar ndihmë, qoftë gojore apo me kërkesa të shkruaragjysmake dhe të pakompletuara e pa plane konkrete e të arsyetuara, siç kërkojnë rregullat dhe ligjet ekzistuese, andaj edhe janë refuzuar
Neqeverinë Thaci 1 dhe Thaci 2, vërtet Anamorava si rajon i Kosovës, ishte e anashkaluar dhe e përbuzur, sa i përket përfaqësimit meministra dhe investime e projekte zhvillimore në kët rajon, por, sipasasaj, që pamë e përjetuam, me instalimin e qeverisjes së udhëhequr ngakryeministri ri Isa Mustafa, Anamorava mbeti edhe më large përfaqësimitnë kabinetin qeveritar, me ministra, kësaj radhe, jo vetëm ngaAnamorava, por edhe nga sektori i Lindjes, përkatësisht Ferizai.
LutfiHaziri, kryetar komune në Gjilan, dhe i cili, ka bukur gjynahe edhe nga koha e mëhershme për mos përfaqësim në qendër, përkatësishtkabinetet qeveritare, nga Anamorava, me kuadër edhe professional edhemoral, në kabinetin aktual qeveritar të udhëhequr nga bashkë partiaku i tij, kryeministri Isa Mustafa, në minute e fundit arriti qëGjilanit, tia, lag buzëtme një kuadër në pozitën e ministrit tëshëndetësisë, (Imet Rrahmani) edhe pse një emër anonimus, por koha do tëtregoj, se cili, është karakteri dhe profesionalizmi i tij?
Ndërkaq,subjekti tjetër politik, Pdk e Hashim Thacit, edhe pse kishtepremtime , dhe kësaj radhe, ishte edhe nevojë imediate, për tëtreguar edhe respekt, por edhe solidaritet e kooperativitet, meqëllim, që ky subjekt politik, në këtë qytet me peshë të madhestrategjike, ka përjetuar dhe po përjeton, në këto momente jo edhe tëmira, Anamoravën, ta përfaqësonte bile me një ministër, por edhe kësajradhe, këtë nuk e bëri, dhe ky veprim, me siguri, do të ketëpasoja, jo vetëm për konsolidimin e partisë, por edhe për shthurjedhe thyrje të reja në kët parti, që ka kohë që po vlon nga brenda, poredhe për zhgënjime e mosbesim, edhe tek popullata e gjërë, eAnamoravës.
Z. kryeministër dhe ministër, Hashim Thaçi, edhe kësaj radhe, na hyre në hak?!