Alternativat e Fondit për Sigurinë
Shkruar nga Florent Hajrizi
Krijimi i një ushtrie të fortë është themeli I isecilit shtet, e shpesh here është edhe parakusht për mbijetesë.
Kosova ka kaluar një rrugë të gjatë deri tek krijimi i ushtrisë duke e trasuar rrugën e saj me shume sakrifica.
Sot Kosova gëzon një ushtri ende fragjile në formim e sipër me aspiratë për anëtarësim në Aleancën Veri -Atlantike.
Vendet si Kosova që gjithnjë janë nën kërcenim territorial, Ushtria e forte është parakusht për krijimin e një ambienti të sigurt për popullatën e saj.
Praktikat botërore njohin disa forma të zhvillimit të forcave të sigurisë përmes krijimit të fondeve të caktuara për qëllime specifike si Fondi Vullnetar I Sigurisë (Voluntary Provident Fund – VPF) apo qe ndryshe njihet si Modeli Polak dhe Fondi i Providencës Publike (Public Provident Fund - PPF) që në forma të ndryshme bëhet fond I obligueshëm!
Vendimi i qeverisë së Kosovës për krijimin e fondit sado i vonuar është për tu përshëndetur. Krijimi i një fondi të tillë sado që i mire mund të ketë kundër-efektin e vet duke shpërfaqur dallimet mes një mungese te strategjisë popullore dhe vendimeve për atypëraty!
Për vende te reja si Kosova, Modeli Polak i ngjan me shume një Sprinti se sa një Maratone pasi që në vete ofron alternativen e mes Vullnetit për kontribut dhe Mundësisë për kontribut, dhe Marre parasysh gjendjen socio-ekonomike në Kosovë, druaj qe fondi do ngelët në nivelin simbolik, por për ketë konstatim duhet te reflektohet në kohe, mbase Qeveri si duket ka bëre llogaritë e saj që kjo të mbushet edhe nga Dispora!
Por a ka alternativa tjera që dallojnë nga Modeli Polak, normal që praktikat e ndryshme nëper botë mund të na shërbejnë mirë. Me krijimin e shtetit të Izraelit, siguria e vendit ishte esenciale për mbijetesën e tyre në një rajon të trazuar, asokohe shteti i Izraelit morri vendim që 25% të Bruto Produktit Vendor - BPV të dedikohet për krijimin e IDF (Isreal Defence Force) dhe sot shohim se Israeli ka një nga ushtritë me të forta në botë, dhe sot Israeli arrin të mbijetoj vetëm falë një ushtrie të fort.
Por cilat opsione I ka sot Kosova për të pasuruar fondin e krijuar të sigurisë, ja disa alternativa shtesë:
1. Buxheti - 2% to BPV
Anëtarësimi në NATO ka standardet e veta me të cilën shtet obligohen ti respektojnë për tu bërë anëtar te saj, përveç tjerash edhe ndarja e 2%të Bruto Produktit Vendor - BPV, thjeshtë ndarja e buxhetit nga arka e shtetit për ushtrinë, e që Kosova ka marre obligime me rastin e adaptimit të legjislacionit që shërbehu si vet bazament për krijimin e FSK-së.
2. TVSH
Ngritja e TVSH-se nga 18% në 20% dhe dedikimi I 2% të secilës faturë për fondin e sigurisë.
Përveç që do ishte strategji e mire për të pasuar fondin do kishte ndikim të drejtpërdrejt edhe zvogëlimin e in-formalitetit ekonomik pasi që pajisja me kupon fiskal nga blerësi do ishte ndjenje krenarie për kontribut në fondin e sigurisë!
2. Të ardhurat personale
Çdo I punësuar në Kosovë do duhej të kontribuonte me 2% nga të Ardhurat e tij personale për Fondin e sigurisë.
Nëse në Kosovë konsiderohet se në marrëdhënie pune janë rreth 350.000 persona, ku 85.000 Punonjës konsiderohet të punojnë vetëm në Administratën e Shtetit të Kosovës dhe nëse rroga mesatare e marrim të jetë 350€, sipas kësaj ndarje fondi do pasurohej ne baza mujore ne shumën prej 2,5 MIL € ne muaj, apo 30Mil € ne vit, që e bënë 1/3 e shumës së alokuar për ushtri nga buxhetit të Kosovës vitit 2022.