Aleanca Kuq e Zi është e vetmja shpresë
Faik Krasniqi
Aleanca Kuq e Zi është e vetmja shpresë që njëherë e përgjithmonë ta nxjerr nga kjo plandosje popullin shqiptar, nga kjo klasë politike bolshevike dhe e kriminalizuar e cila popullin shqiptarë e ka çuar drejt greminës qe njëzet vite me radhë.
Këtyre bashibuzukëve është momenti i fundit që t\'ju ndalet hovi dhe të gjithë të përgjigjen para ligjit dhe Zotit për krimet monstruoze të bëra ndër vite.
Aleanca Kuq e Zi është e vetmja parti në trojet etnike shqiptare që përfundimisht do t\'ja shkul kombit shqiptar ROBËRINË (fëlliqësinë turko- beduin), të gëlqerosur me skllavizëm.
Aleanca Kuq e Zi është shpëtimi i KOMBIT ( në momentin e fundit ) nga DEKULTURIMI apo humbja e indentitetit, humbja e të qenit shqiptar.
Unë nuk dyshoj aspak në fitoren madhështore që do të arrijë Aleanca Kuq e Zi me në krye Kreshnik Spahiun.
Raportet dhe rireshtimet politike, ekonomike, kulturore, fetare që janë duke u bërë sidomos që nga 11 shtatori 2011 klasën politike shqiptare (të dhënë pas lakmisë ekonomike, lakmisë për t\'u pasuruar për një ditë, korrupsionit, krimit të organizuar, kontrabandës etj ), e ka zënë tërësisht të papërgaditur për t\'u përballuar me rrethanat e reja që i ceka më lart.
Shkurt këto parti i ka SHKEL RROTA E HISTORISË. Kreshnik Spahiu e ka përkrahjen e pakursyer të perëndimit( kjo u pa gjatë vizitë së Hillary Klinton në Tiranë) dhe kjo përkrahje do të jetë, jo vetëm ekonomike, por edhe ushtarake.
Ne jemi dëshmitar që praktikisht luftërat e kulturave, feve veç kanë filluar të nxitura për interesa personale dhe partiake nga partitë politike dhe liderët a atyre partive.
E vetmja që iu përgjigjet këtyre sfidave është Aleanca Kuq e Zi. Pra, ALEANCA KUQ E ZI do të marshoi në të gjitha trojet etnike shqiptare për ta kthyer SHPIRTIN ILIR, për ta kthyer kulturën ilire, për ta kthyer fenë ilire, për ta kthyer krenarinë ilire.
Kombi shqiptar do të triumfoi mbi errësirë, mbi të keqen, sepse e keqja ka triumfuar mbi të mirën tek shqiptarët.
Kombi shqiptar do t\'i bashkohet civilizimit perëndim, që është vazhdimësi e civilizimit ilir. ZOTI i BEKOFTË SHBA( mikun dhe shpëtimtarin e kombit shqiptar ), Zoti i bekoftë tokat ilire; Zoti i bekoftë shqiptarët, Zoti e bekoftë ALEANCËN KUQ E ZI.
(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të ALEANCA KUQ E ZI)