Akademi perkujtimore kushtuar vllëzerve Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zekes
Shkruar nga Asllan Dibrani
Takime përkujtimore qe mos të vdesin kurrë këta martir të devotshëm për kombin shqiptar ,po mbahen anembanë ku ka dhe jetojnë shqiptarët. Flaka e janarit, si manifestim në nivel kombëtar ,.ka përfshirë përmasa gjithë popullore edhe në mërgatën shqiptare.
Një takim i ngjashëm me aktivitet përkujtimore dhe kulturore u mbajt edhe në Ludvigsburg të Gjermanisë afër Shtutgardit. Në këtë takim manifestues, ishin familjarët e të afërm të dëshmorëve dhe heronjve nga të gjitha trojeve tona, misionarë të fjalës shqipe, trupa diplomatike të Republikës së Kosovës, vëllezër të ardhur enkas nga Kosova në këtë Akademi Përkujtimore, bashkëkombës e veprimtarë të shquar, përfaqësues klubesh e shoqatash shqiptare që veprojnë në Gjermani!
Më 18 janar u organizua Akademi Përkujtimore për nder të përvjetorit të vrasjes së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës, nga klubi Bardhosh Gërvalla, në qytetin e Ludwigsburgut, për ti kujtuar dhe nderuar heronjtë e kombit, Jusufin, Bardhoshin dhe Kadriun!
Data e 18 janarit 2014 shqiptaret e Ludvigsburgut i gjeti ma te mobilizuar se çdo herë, pos manifestimit te përkujtimor të 32 vjetorit te vdekjes se këtyre arkitektëve të \"Vëllezërve Gervalla dhe Kadri Zeka\" për pavarësinë se Kosovës.
Ata shënuan edhe 20 vjetorin e themelimit të klubit kulturor \"Bardhosh Gervalla\" në Ludvigsburg.
Pos, Akademisë përkujtimore kushtuar \"vëllezërve Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekes\" u mbajt edhe një orë letrare e organizuar nga Lidhja e shkrimtareve dhe Artistëve shqiptarë nga Gjermania me të cilin rast pati edhe një gare për poezitë ma të mire kushtuar këtyre martirëve dhe shperblime.
Këtë manifestim e shoqëroj edhe një serë aktivitetesh sportive të \"Federatës së Futbollit Shqiptar në Gjermani\" (FFSHGJ). Një manifestim të madh solemn e festiv organizoi në Ludwigsburg së bashku me SC Drita-Kosova të Kornwestheimit qe edhe shpalli ekipet dhe individët më të mirë për vitin 2013.
Në këtë manifestim pos përfaqësuesve të klubeve, publikut , sportistëve, anëtarë të klubeve shqiptare në Gjermani, ishin të pranishëm edhe Agim Maloku, anëtar i Komitetit Ekezkutiv të FFK-së, si i deleguar i presidentit të FFK-së, Fadil Vokrrit, Kujtim Shala, legjenda e futbollit shqiptar të Kosovës që futbollit të Kosovës i bëri një afirmim të madh në ish-Jugosllavi, Turqi, Francë e Gjermani.
Po ashtu ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në Gjermani, Z. Astrit Zemaj, konsull (udhëheqës i misionit) në Frankfurt, Milazim Vllasaliu, konsull në Frankfurt, pastaj ish-ambasadori i parë i Kosovës në Gjermani, Dr. Vilson Mirdita, kryetari i parë i Degës së LDK-së në Gjermani dhe i Kolegjiumit të Degëve nëmërgatë, Z. Hafiz Gagica, me anëtarin e Kryesisë, Nezir Fejza, Z. Smajl Çekaj, vëllau i Heroit të Kosovës Sali Çekajt e krijues e veprimtarë tjerë nga mbarë Gjermania zoti Mentor Thaqi nënkryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve në Botë dhe nënkryetarin e \"Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve Shqiptare për Gjermani\" Neki Lulaj etj.