09 Janar 2025

Afrim Zhitia, ky udhëheqës i madh politik dhe ushtarak i Kosovës

Shkruar nga Metush Zenuni

Në vitin 1989, kur pas rrëzimit të Murit të Berlinit, edhe në Evropën Juglindore u bënë përpjekjet për shkatërrimin e sistemit Komunist në atë Demokratik, krahas pranverës së 1981-ës edhe pranvera e ‘89-ës, do të zërë vend në kapitullin e historisë si një ngjarje e ndritshme jo vetëm politike, por dhe ushtarake.

Lidhshmëria reciproke e këtyre dy pranverave është edhe disi simbolike, sepse shënon fillimin dhe fundin e shkapërderdhjes së RSFJ-së si shtet “i kombeve dhe kombësive të barabarta, të vëllazëruara dhe të bashkuara” .
Kërkesa popullore për Kosovën Republikë do të hapte beteja politike jo vetëm në Prishtinë, por në të gjitha kryeqytetet jugosllave.

Kongreset e LKJ-së, debatet televizive, simpoziumet dhe shtypi jugosllav, do të kishin për temë: “kërkesën armiqësore Kosova Republikë”.  LPRK, bashke me Solidarnostin ne Poloni, eshte meritore edhe per ndryshimet politike globale dhe per renien e sistemit komunist ne Europen juglindore.

Në vitin 1989, LPRK-në e udhëhiqnin Fadil Vata, Afrim Zhitia, Ahmet Haxhiu, Arif Seferi, Fahri Fazliu, Bedri Sokoli, Ali Ajeti, Behajdin Allaqi, etj.  

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të LPRK-së formohet edhe sektori  ushtarak, i cili  punonte në përgatitjen e popullit për kryengritje të armatosur, si opcion i fundit për zgjidhjen e çështjes së pjesëve të shqiptarëve të robëruar “. 

Veprimtarët e LPRK-së kishin synim organizimin politik dhe strukturimin e organizatës, me futjen e armatimit në Kosovë, për krijimin e kushteve për kryerjen e aksioneve të mundshme guerlie në nivel të Kosovës. 

Me çështjen e armatimit në këtë kohë ( 1989 ) janë marrë: Ahmet Haxhiu, Sahit Krasniqi, Skender Çeku, Ali Reshani, Halim Krasniqi, Ramadan Vishi etj, ndërsa plani i LPRK-së, ishte pajisja me armatim si një pjesë e strategjisë së përgjithshme për organizimin e luftës së armatosur.

Veprimtarët e LPRK-së, kishin kryer disa aksione konkrete të cilat kishin për qëllim pengimin e eksploatimit të pasurive nëntokësore të serbisë nga Kosova.

Më 30 maj të vitit 1989 në qytetin e Podujevës dhe fshatrave të saj, do të dridheshin themelet, e RSFJ-së, sepse ,, Çeta e Llapit” do t’i përgjigjej zjarrit me zjarr.

Militantët e LPRK-së, të prirë nga Hasan Ramadani, Ali Ajeti, Bajram Ajeti, Gani Hoxha, Ismet Avdullahu, Sabri Kiqmari, etj, me beteja politiko-ushtarake për Kosovën Republikë, do ti qonin mesazh Beogradit se Kosova kishte dalëzot.

Anëtar i kësaj çete me rëndësi strategjike e politike për këtë kohë, ndonëse jo me përmasa të organizimit të mëvonshëm, ishte edhe Zahir Pajaziti.

LPK-ja poashtu do të trondiste qendrat evropiane me demonstrata për të vërtetën e Kosovës, kurse LKJ e Kosovës lëshonte gërhamën e fundit së bashku edhe me autonomistët shqipfoles. RSFJ-ja do të rrokullisej me përgjakjen e fiseve sllave.

Ndryshimet politike në Jugosllavi, ndryshe nga vendet e tjera të Evropës Juglindore, kishin ndodhur shumë më parë se në vitin 1989. Protestat në rajonin e Kosovës vazhduan, ndërsa tensionet në mes të Serbisë dhe Republikave tjera  u bënë intenzive.  Sllovenia dhe Kroacia përgatiteshin të dilnin nga Federata.

Më 1 nëntor 1989, në Prishtinë LPRK, kishte organizuar  një demonstratë të fuqishme kundër riokupimit që po i bëhej Kosovës. Gjatë protestave të asaj dite nëntori, u vra Bedri Sokoli. 

Të nesermen, me 2 nentor 1989, Afrim Zhitia udheheqes  politik i LPRK-se, do të gjendet i rrethuar bashkë me Fahri Fazliun në Breg të Diellit, dhe pas një lufte të pabarabartë ata bien heroikisht.

Krismat e Afrim Zhitise ishin krismat lajmetar te nje ushtrie clirimtare qe do te vinte. Edhe në qytete tjera të Kosovës ku kishte pasur demonstrata, armiku plagosi dhjetra demonstrues, ndërsa arrestoi qindra të tjerë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)