24 Dhjetor 2024

Aeroporti i Gjakovës

Shkruar nga   arch. Ylber Vokshi -Ylli


Koha po e bënë të vetën,për shkak të shkurtimeve buxhetore që i ka parapa Qeveria Italiane,është propozuar transferimi i aeroportit ushtarak të Gjakovës nga Ministria e Mbrojtjes Italiane tek autoritetet vendore,gjegjësisht në Qeverinë e Kosovës.

Ajo ketë kërkesë e ka miratuar në mbledhjen e fundit të sajë (26 mars 2013),me propozimin e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë për formimin e një Komisioni për transferimin e aeroportit ushtarak të Gjakovës.

Në ketë mbledhje,sipas mjeteve të informimit,ishte një deklaratë e pa matur e Ministrit të FSK-së Agim Çeku,ku u trajtua kërkesa e Ministres së Tregtisë dhe Industrisë (MTI-së ),për formimin e një komisioni për transferimin e aeroportit ushtarak të Gjakovës.

Ai e kontestoi kërkesën dhe tha se “Ndoshta ministria e planifikimit hapësinor do të propozojë me e rrënuar krejt dhe ti kthejë në ara si ka qenë më herët”.

Kjo tregon se Ministri ynë as që e ka shfletuar e jo ma lexuar “Planin Hapësinor të Kosovës 2011-2020 +”,të cilin e ka aprovuar Qeveria pjesë e të cilës ishte ai,në maj të vitit 2011. Sa për rëndësinë e funksionalizimit të aeroportit si një tërësi alternative për Kosovën,pos aspektit ushtarak dhe atij ekonomik,as që duhej diskutuar.

Nga aspekti Hapësinor kjo nyje ajrore për Kosovën,e posaçërisht për rrafshin e Dukagjinit ka një rëndësi shumë të madhe,si në kohën e luftës ashtu edhe në kohën e paqes. Këtë e kërkon edhe “Plani Hapësinor Kosovës 2011-2020 +”,pasi ky aeroport është një pasuri e madhe për shtetin e Kosovës,posaçërisht në aspektin e zhvillimit ekonomik të rrafshit të Dukagjinit dhe të Kosovës në kushte paqe.

Është ndërtuar shumë vite para luftës dhe ka shërbyer si aeroport bujqësor pasi ky regjion i rrafshit të Dukagjinit ka pasur nevojë të madhe për një destinacin të tillë,si zonë atraktive bujqësor e Kosovës. Pas luftës së vitit 1999 këtë hapësirë të aeroportit ekzistues e kanë marrë në shfrytëzim - nën mbikëqyrje forcat italiane të KFOR-it.

Nga aeroporti i vjetër pos lokacionit nuk ka mbetur asgjë. Është ndërtuar pista e re me gjatësi 1800 metra e gjerësi 30 metra,heliodromi i ri ,në tërësi sipas standardeve ndërkombëtare të aviacionit.

Kjo mundëson që transporti ajror të zhvillohet pa pengesa, për nevoja ushtarake apo humanitare me aeroplane dhe helikopterë transportues ushtarak.

Parametrat të cilat janë përdorur për ndërtimin e aeroportit,si dhe infrastruktura përcjellëse e ndërtuar nga KFOR-i italian,lirish mundëson transport civil të udhëtarëve,pasi për atë i plotëson kushtet teknike,natyrishtetj,me disa modifikime të domosdoshme për aeroportet civile.

Në maj të vitit 2006 isha pjesë e një delegacioni gjithëpërfshirës,të udhëhequr nga përfaqësuesit e Ministrisë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor,për një vizitë pune në hapësirat e aeroportit të Gjakovës,aty ishin edhe përfaqësuesit nga komuna.

Prezantimi i gjendjes ekzistuese si dhe synimet e Komandës ushtarake italiane,më befasuan për të mirë se çka ishte punuar dhe si po funksiononte aeroporti ushtarak si një tërësi ushtarake e NATO-s.

Komandanti ishte i shqetësuar dhe i befasuar se si askush nga strukturat shtetërore nuk ishin interesuar më parë për bashkëpunim ma të mire,aq ma parë kur ky objekt lirisht mund të transformohet në të ardhmen në një aeroport civil për udhëtar,si dhe alternativ me të vetmin aeroport ekzistues në Kosovë atë të Prishtinës.

Aeroportet janë një kusht elementar për funksionimin e një shoqërie-shteti në fushën e transportit civil ajror,të cilën Kosova me investime solide mundet ta arrij.

Na informuan se si tërë rindërtimi dhe zgjerimi i aeroportit,nga ana e tyre, me një pistë bashkëkohore mundëson aterrimin e të gjitha llojeve të aeroplanëve në këtë aeroport,pasi kushtet teknike dhe atmosferike e mundësojnë një gjë të tillë. Lokacioni i aeroportit të Gjakovës dallohet për atë se është zonë me më pak pengesa atmosferike (mjegull) gjatë vitit në raport me atë të Prishtinës.

Pra ekzistojnë të gjitha parakushtet teknike dhe hapësinore që ky aeroport të transferohet në qendrën e dytë të aviacionit civil në Kosovë,si dhe të transportit ajror të mallrave dhe repro-materialeve të ndryshme,që do ti ndihmonte me të madhe zhvillimit ekonomi të Kosovës dhe rrafshit të Dukagjinit,si edhe ma gjerë të tërë regjionit.

I entuziazmuar me të dhënat që u prezantuan në atë vizitë (maj 2006),pa rezervë iu ofrova ekspertizën time profesionale zyrtarëve komunal që ishin prezent në aeroport,me të vetmin qëllim që sa ma parë të shfrytëzojmë ketë rast që na ofruan miqtë Italian.

Në ekip e analizuam “road map-in”apo rrugën ma të shkurtër për të filluar realizimi e projektit tepër kompleks të aeroportit. Hapi i parë ishte sigurimi i mjeteve materiale për “Përpilimin e dokumentacionit investivo teknik për aeroportin civil ”.

Pas një pune detale e përpiluam projektin me titull “Projekti për aeroportin e Gjakovës për komunikacion ajror civil”. Ky dokument është punuar në baza vullnetare,pa pagesë dhe  iu është dërguar zyrtarëve komunal të asaj kohe,dhe që tetë (8) vite me siguri i ka ra pluhuri në sirtarët e komunës. Asgjë konkrete nuk është ndërmarrë për të filluar realizimin e projektit shumë të rëndësishëm për Kosovën.

Edhe një herë apeloi te faktorët vendimmarrës të nivelit lokal (komuna e Gjakovës) dhe të ati qendror (Qeveria),që ky projekt madhor mos të politizohet,si po ka tendenca këto ditë,por me seriozitetin ma të madh të fillohet të punohet se si me realizuar projektin e transformimit të aeroportit të Gjakovës  për komunikacion civil,dhe si një alternativ pozitive për të vetmin aeroport civil që e kemi në Kosovë.


/Autori është Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK), qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)