Administrata vendore zëvendëson atë të OKB-së në veri
A do të jetë kjo administratë në shërbim të qytetarëve-konsumuesve të shërbimeve të saj ose do të vazhdojnë favorizimet sipas përkatësisë kombëtare, lokale, gjinore, pasurore, trimërore ?
Përvojat e derisotme me shërbimet e Administratës së UNMIK-ut, por edhe me premtimet e institucioneve tona / zyrtarëve tanë, që deri më sot ishin lara lara bëjnë që konsumuesi i këtyre shërbimeve / qytetari, klienti, pala të jetë i rezervuar.
Qytetari / konsumuesi në Anën Veriore ka motive dhe këndvështrime tjera për të cilat ne në pjesën tjetër të Kosovës i shohim si motive e këndvështrime të dirigjuara, të orkestruara ose të detyruara nga poltika e Beogradit. Kjo politikë vazhdimisht fshihej ( edhe nga ndërkombëtarët ) e së voni deklarohej hapur dhe eskalonte me kriminalitet, mafiozitet dhe me shfaqjen e hapur të pjesëtarëve të MUP-it dhe të Xhandarmërisë së Sërbisë. E, për kërkim falje Beogradi zyrtar as që është i përgaditur akoma ?!
Qarqet politike, si ato të Beogradit zyrtar njësoj edhe ato ndërkombëtare, duke favorizuar politika e strategji të nëndheshme kanë favorizuar struktura krimogjene e mafioze duke diskriminuar qytetarin / konsumuesin e ndershëm të shërbimeve të administratave të tyre dhe duke i pamundësuar ata që të mendojnë, të zgjedhin dhe të vendosin me kokën e vet.
Lëvizja e lire si e drejtë themelore e qytetarit, aq shumë e trumbetuar nga ndërkombëtarët, ishte mu ajo që më së shumti e pësoi gjatë sundimit 13 vjeçar të ndërkombëtarëve të cilët bënë që lëvizja e lire, brënda dhe jasht, të pësojë tepër shumë si peng i paaftësisë së tyre.
Ndërkombëtarët na ndëshkuan neve qytetarëve /ë konsumuesve të së drejtës dhe të ofertave të levizjes por edhe Shtetin e Kosovës me bariera administrative për të udhëtuar në Europë e Botë sepse përfaqësuesit e institucioneve të tyre, sepse zyrtarët e tyre, nuk dëshmuan performansa të duhura. Por, as BE as OKB nuk gjetën force etike e morale për sadopak vetkritikë ?!
Ndërkombëtarët qarkullimin e lire të njerëzve dhe të mallrave e mundësuan në mënyrë tejet seletive, pa qenë të vetëdijshëm ( sicc ?! ) se favorizimi i njërës pale automatikisht diskriminon palën tjetër: Derisa me mungesën e sensit për lëvizjen e lire të njerëzve po stimulohet kontrabanda me përkatësinë etnike dhe me pasaporta e trafikim njerëzish, tolerimi i kontrabandimit të produkteve nga Sërbia në Kosovë, por jo edhe eksportin nga Kosova në Sërbi, e mundësuan me pasoja të rënda.
Një Shtet i cili nuk e njeh Shtetin ku duhet të eskportojë do të thotë se ai Shtet nuk merr asnjë garancë as obligim ligjor karshi konsumuesit të Shtetit ku eksporton ?! KONSUMATORI e gjeti disa herë dallimin mes cilësisë së produkteve që kontrabandohen nga Sërbia varsisht nga ajo se në cilin rajon ose cilit konsumator i dedikohet ?!
Këtë e mundësuan ndërkombëtarët njësoj siq e bëri edhe presionin mbi Doganat e Kosovës për lejimin e hyrjes së 160 t peshk me afat të skaduar - ndihmë e popullit të Rusisë sërbëve të uritur në Kosovë ?!
Bashkarisht pretendojmë se ka ardhur koha për tërheqjen e UNMIK-ut. Por, a thua vallë vendorët dhe ndërkombëtarët ( së bashku ) i kanë krijuar kushtet për zëvendësimin e administrates ?
Duke ditur se e gjithë ajo ushtri kontrabandistësh, mafiozësh, MUP-ovcave e ovcave tjerë kishin jatakët, bashkpunëtorët, ortakët e tyre në anën tjetër të Kosovës; Duke pasur dyshim se ata ishin të lidhur edhe me qarqet politike dhe të institucioneve ( zyrtarët e tyre ) atëherë qytetari / konsumuesi i shërbimeve të administratës që do të duhej të zëvendësohej vështirë se mund të bindet se janë krijuar kushtet për zëvendësim ?!
Kur dyshimet për negociatat teknike të kontrabanduara në negociata politike dolën të vërteta dhe kur ( tani u pa ) dolën se u zhvilluan për interese të BE-ë dhe të Sërbisë e jo edhe për intereset e Kosovës dhe të qytetarit / të konsumatorit të shërbimeve të administratave të Shtetit, vështirë e kemi të besojmë se zëvendësimi i administrates në Anën Veriore të Kosovë e ka njetin e mire ?!
Për të ofruar bindje për qëllimet e mira dhe serioze, për vendosmëri e jo për lojë hajgare, për plan serioz e jo për edhe një spektakël medial mendojmë se Shteti i Kosovës paraprakisht duhet:
- T i shkëpus zingjirët e të gjithë atyre që ishin shërbëtorë të gjithë asaj ushtri
kontrabandistësh, mafiozësh, MUP-ovcave e ovcave tjerë ;
- Projektin e të bërit administrate publike, ose vetqeverisjeje lokale ta projektojë
e ta zbatojë në gjjithë teritorin e Shtetit e pastaj ( jo vetëm ) në Anën Veriore të
Kosovës;
- Të sigurojë funksionimin e pikave kufitare 1 e 31 sipas ligjeve të Shtetit të
Kosovës si dhe t i kontrollojë rrugët alternative e kolaterale ( ilegale ) malore;
- Punën e pakryer UNMIK-u ( dhe jo vetëm UNMIK-u ) duhet ta kryej ose për punën e pakryer duhet të jape llogari edhe për gjithë divergjencat ndërnacionale në Anën Veriore, për dështimin në sigurimin e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët atje, për dështimin në mbrojtjen e të drejtave, intereseve dhe të dinjitetit të konsumatorit por edhe për sponzorizimin e strukturave kriminale e të kriminalitetit, për bandat mafioze dhe rënuesve të ekonomisë, të Buxhetit dhe të bazës fiskale të Kosovës. UNMIK-u akoma nuk e pa të udhës të jape përgjegjësi, të cilën nuk ia kërkoi as Kosova, para taksapaguesve të Kosovës ( të cilët jemi ne konsumatorët ) për 25% që i merrte nga Buxheti i dedikuar Mitrovicës, e që për sivjet ishin 4.5 MLN para të konsumatorit taksapagues - për këtë vit fiskal ?!
- Ndërkombëtarët, e pse jo edhe Vendorët duhet t ia bëjnë me dije Beogradit zyrtar
E ta rikujtojnë për obligimet e përgjegjësitë që i takojnë për këtë lojë me zjarr.
Duke e përkrahur vendimin për hapjen do të donim që kur t ia nisë punës Zyra Administrative e Veriut të Kosovës ( ZAVK ) ta nisë mbarë dhe nga themeli. ZAVK duhet të kujdeset për krijimin e menjëhershëm të kushteve për aplikimin e ligjeve, në veçanti të:
- Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit gjë të cilën për 13 vite pas luftës UNMIK-u
nuk e bëri. Të drejtat, intereset dhe dinjiteti i konsumatorit në Anën Veriore të
Kosovës / të Mitrovicës për këto 13 vite nuk ishin të përfaqësuara as nga
UNMIK-u, as nga institucionet e Kosovës e as nga Beogradi zyrtar i cili,
përkundrazi, e sundonte Anën Veriore me anarki e kriminalitet dhe me bekimin
ndërkombëtar. Në këtë kontekst mendojmë se duhet të hapet menjëherë edhe
Zyra e papolitizuar për mbrojtjen e konsumatorit; dhe e
- Ligjit për rendin dhe sigurinë publike;
Për këto 13 vite nuk u lejua prania e Institucioneve të Kosovës anise për çdo vit Shteti i Kosovës, nga taksat e konsumatorit taksapagues dhe Komuna me taksapaguesit e Mitrovicës dhanë shuma të konsiderueshme për mirëqenien dhe stabilizimin e gjendjes si dhe të raporteve në Anën Veriore të Kosovës / të Mitrovicës anise kjo pjesë e dominuar nga mafiozë e krimogjenë nuk pagoi për 13 vite as taksa, as tatime, as kontribute duke futur edhe kështu pabarzi dhe diskriminim mes konsumatorëve taksapagues të rajoneve e komuniteteve të ndryshme.
Institucionet e Kosovës duhet të përcjellin mesazhe shumë të forta dhe të garantuara për gjithë qytetarët në Anën Veriore të Kosovës / të Mitrovicës se do t i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe benefitet që i takojnë por edhe mbrojtjen nga të gjithë ata që i shantazhojnë e i kërcënojnë për intereset e larta të cilat janë interese të të qenit kurban të Beogradit zyrtar dhe dele për qethje për mafiozët dhe krimogjenët e instaluar poashtu nga Beogradi por të përkrahur nga ortakët dhe bashkpunëtorët e tyre në Anën Jugore të Kosovës vendor e ndërkombëtar.
Këto garanca janë shumë të nevojshme edhe për arsye të thyerjes së të gjithë atyre të cilët flasin në emër të qytetarëve e që në të vërtetë i kërcënojnë dhe u bëjnë presion se çfarë dhe si duhet të veprojnë kur të instalohet ZAVK: Të ndjekur nga Kosova , Shpërngulje kolektive , Plan i shpërnguljes etnike të sërbëve , Largohen / shkëputen lidhjet me Shtetin Sërb , Prishja e balancit nacional , Institucionet e shtetit të Kosovës , Qëllimi përfundimtar është ndjekja e sërbëve që janë shumicë , Provokim , Do të injorojmë një Institucion të tillë
Qytetarët / palët, klientët, konsumuesit e shërbimeve të ZAVK-ut duhet të kenë të drejtën e vlerësimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara, t i evaluojnë ato. Këtë të drejtë duhet ta kenë qytetarët / konsumatorët në gjithë teritorin e Kosovës, pra edhe ata në anën jugore, nëse ndokush pretendon se duhet të jetë i besuar, nëse ndokush pretendon të jetë bindës, nëse ndokush preferon t i zbatojë ligjet dhe detyrat politike nga mandati i marrë nga vota e lire si dhe detyrat zyrtare që u takojnë nga vendi i punës - deri në përsosëshmëri.