09 Janar 2025

Adem Jashari nga 1999 do duhej te ishte në Prishtinë, turp për krahun e luftës

Shkruar nga Erald Selca

Drenica kjo treve e madhe e Kombit Shqiptar , ky djep shqiptarie i dha Kombit brez pas brezi figura emblematike por figura me e madhe nga me te medhat e kombit eshte e Komandantit Legjendar te Ushtrise Clirimtare te Kosoves Adem Jasharit i cili me mbare familjen beri sakrificen e pashembullt per njerezimin duke ja ndryshuar historine Kosoves dhe shqiptarise per 360 shkalle .

Pa Adem Jasharin ,Hamzen ,bacen Shaban pa ate kushtrim mbarekombetar kurre UCK-ja nuk do masovikohej dhe nuk do dilte clirimtare pa Adem Jasharin kete figure gjigande kombetare liria jone nuk do kishte ardhur kurre  dhe pa gjakun e mijera deshmoreve .

Te kishte bota heronje te permasave te Adem Jasharit ,Fehmi Lladrovcit ,Shkelzen Haradinajt etj do i ngriste ne piedestalet me te larta ne cmojme antivlerat , kurse injorojme vlerat e mirefillta .Bota Filma Hollivudi do ju kishte bere , kurse ne vetem fal ish te burgosurit politik atdhetarit Milaim Zeka kemi nje dokumentar te fuqishem per Ademin ndryshe do beheshim hore me ka krejte .

Ne Kosove ka permendore per Krajl Milutinin , dhe Ibrahim Rugoven por jo edhe per legjenden Adem Jashari ne Prishtine .

Nga viti 1999 kur ishte QPK-ja e Thacit ne pushtet e deri tani ne vijimesi njerez nga krahu i luftes kane qene ne pushtet , por ata nuk kane bere asgje me ngrit nje shtatore kompleks dinjitoz te madhit Adem Jasharit ne Prishtine.

Keta ish bashkeluftetar te Ademit nuk mund ta fajesojne LDK-ne se vete frenat ne dore i kane pasur , por keta politikane te gjalle nese do te flisnin per deshmoret ku do mbesnin vete .

Shtatorja e mitikut Adem Jashari do duhej vendosej mu ne mes te Prishtines qe 1999 , e ne 16 vite pas lufte nuk e kemi kolosin tone ne bronz .

Qarqet jugosllave nuk do ta donin kurre , por krahu i luftes ka bere gabime te pafalshme ka fyer mbare sakrificen me injorimin e figures se Adem Jasharit e keta te gjallet jane bubrreca per Zahirin ,Luanin ,Adrianin Adem Jasharin ,Ilaz Kodren ,Iljaz Dergutin ,Nasim Haradinajn se ka edhe heronje gjalle te ndershem .

Sa me pare duhet sheshi Adem Jashari te behet , ndryshe brezat e ri nuk do na falin sepse ende ka njerez kete shoqeri qe ma shume dine per Cecen se heronjet qe nderruan epoke per mire per ne .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)