A votohen këta njerëz

Shkruar nga Blerim Burjani
Se kemi njerëz që merren me politikë që pak marrin vesh me interesa të qytetarëve, porse me rëndësi ata i kanë votat e tyre që i kanë marr me 8 qershor, kjo është ditur edhe para zgjedhjeve. Sipas sjelljeve të tyre te deritashme më për ta njëherë nuk kanë nevojë? Ata nuk duan të dinë për zgjedhje tjera sepse nuk dihet se a fitojnë të njëjtit më?
Njëherë ata kanë punë më të mençur më shikua ku po mbesin ata? A do te jenë pozitë apo opozitë? Rrëmuja e krijuar nga këta njerëz të pa përgjegjshëm qoftë pozitë a qoftë opozitë, të cilët nuk dëshirojnë të dinë as interesin e qytetarëve as çka thotë kushtetuta e vendit e as Gjykata Kushtetuese?
Ata sillen mjaft komod kanë kohë sa te duash të luajnë me nderin e votuesit dhe qytetarit. Unë kam thanë edhe para zgjedhjeve që këto subjekte politike pra te deritashme, këto që janë pjesë e kuvendit sot as që kanë merituar dikush ti votojë të cilat gjithmonë kanë qenë të pa interesuara për qytetarët, por kur janë interesat e tyre këta janë në gjendje me inspirua trurin në të gjitha variantet e mundshme veç me nxjerrë ndonjë përfitim nga kjo hallakam të cilët vet e kanë krijuar. Për të ardhë keq kënd e kanë votuar qytetarët?
Veç shikoni çka bëjnë, bllokada, tregojnë kush ka drejtë e kush nuk ka? Interpretojnë sipas dëshirës kushtetutën e shtetit, shëtitën e flasin nëpër televizione duke treguar dhëmbët njeri tjetrit, dhe për të treguar se kush do të fitojë, duke folur ne emër të qytetarëve, se ata nuk kanë gojë për të fol?
Kjo anarki është bërë nga këta njerëz të cilët më së paku iu intereson qytetari, sipas tyre qytetari ka kohë mjaftë për të pritur, dalin e flasin ne emër të tij dhe për të? Sikur që këta qytetar ti kishin votuar ata për këto bllokada dhe inate dhe për të treguar se kush është humbës a kush fitues.
Njerëz këta të cilët prej 8 qershorit flasin veç për numra? Edhe natën në ëndërr flasin për numra. Aspak nuk i intereson që është stagnua perspektiva e qytetarëve, përderisa presidentja veç formale, del e bënë thirrje se duhet ata të merren vesh edhe më fare nuk merret kush me të, as çka thënë?
Opozita e pa interesuar edhe çka thotë presidentja as gjykata, pozita e pa interesuar fare për të lëshuar pe për diçka, madje deri me sot asnjë alternativë e të dy blloqeve të barrikadume nuk është bërë as sa për sy e faqe që thonë, përderisa bordet e shumta ne këtë shtet e komisione të panumërta të themeluara, e ndërmarrje publike dhe universitete veprojnë pa ndonjë mbikëqyrje institucionale, po sikurse njerëzit që janë dërguar nëpër dynja nëpër ambasada të shtetit tonë rrinë dhe shëtisin duke thënë mirë është puna nëse mbetën këta në pushtet neve nuk na largojnë prej ambasadave që na kanë qua dajt tonë, e kusherit.
Pa përgjegjësi totale në shtetin tonë vazhdon të mbretërojë, pa kuptim arroganca e këtyre subjekteve, pa përgjegjësia politike dhe morale.
Derisa në prag të seancës së 12 shtatorit opozita ulen e takohen herë para dite e herë pas dite për të vendos ndonjë barrikadë dhe bllok të fortë, e pozita duke shpresuar që këto barrikada do te jenë prej akulli dhe do të shkrihen në këtë kohë të nxehtë nganjëherë.
Epilogu nuk dihet, opozita e dinë përgjigjen se fituesi si kanë numrat e ata i kanë bërë me pazare por nuk ecin konform kushtetutës së vendit,një lojë sa komike aq tragjike po zhvillohet me qytetarët e shtetit tonë, askush nuk e ka pritur që këta njerëz kanë bërë dëm të madh qytetarëve të shtetit duke mos u marr me vullnetin e tyre por vetëm të interesave të tyre personale dhe grupore e familjare.
Në anën tjetër thonë mirë është puna rroga po na ecë, populli ka kohë me prit? Ska problem, ajo që i tmerron është me dal edhe njëherë në zgjedhje, më vë në pyetje edhe njëherë a do te jenë a jo të zgjedhurit e qytetarëve?
Qytetari duhet ti ndëshkojë me votën e tyre ne zgjedhjet e ardhshme që mund te jenë të jashtëzakonshme Se qytetari ka nevojë për të ndryshuar mendje po shihet tash më?
Nuk votohen njerëz të tillë, të cilët tregojnë vetëm interesin e tyre por aspak të elektoratit, disa prej tyre thonë mirë edhe nëse shkohet në zgjedhje me dëshirë nuk ishim shkua por nëse duhet çka më bërë? Më rëndësi është qysh edhe njëherë prej fillimi me i bind qytetarët me dal më i votuar, e pastaj ata me luajt me vullnetin e tyre?
Qytetari ka nevojë të këndellet prej këtyre njerëzve të pa përgjegjshëm dhe këtyre subjekteve politike anarkike. Beteja për krye parlamentar serial monoton Tele novelën e mjerueshme pritet te shikojmë episodin e radhës me 12 shtator, çka po thotë Hashimi e çka Isa, këta protagonist kryetar të këtij seriali të çuditshëm që luajnë me qytetarët?
Përderisa te tjerët edhe skanë rëndësi sepse janë në role sporadike dhe ka rol edhe statik që luan presidentja, e VV me qit një lojë zhol me bllokun opozitar, kjo është e vërteta e këtyre njerëzve që skanë vullnet për të lëshuar pe në asnjë variant njeri kundër tjetri.