29 Dhjetor 2024

A shteti është shteti ynë një karrem për Serbinë

Shkruar nga Avni Ajeti

Kur flasim për raportin Kosovë - Serbi në suaza politike , politika e Kosovës ka qenë inerte dhe indiferente në këtë drejtim , sa për mos të thënë e nënshtruar dhe e pajtuar me çdo politikë neoshoveniste të Serbisë .

 Dhe , e gjithë kjo vije si pasojë e atyre politikave , të cilat , politika e mjerë e Kosovës i ka paraqitur si vizione e misione largëpamëse , e që në realitet janë vetëm vizione e misione miope dhe në dëm të Kosovës .

 Kur shteti i Serbisë , si një shtet i ndërtuar mbi zombizmin sllav , nuk ka lënë dhe nuk lë as edhe një à të vetme për ta asimiluar e denigruar shtetin e Kosovës , politika e Kosovës e ndërtuar mbi elemente kriminalistike , nuk ka lënë e nuk lë mënyra pa përdorur për t\'i aprovuar këto politike shkatëfc swl0rruese për vendin .

 Kosova kishte rastin që në dialogun e saj me Serbinë , ta mbrojë strukturën dhe qenien e saj shtetërore .

 Mirëpo , jo që nuk ndodhi kjo , por ajo \"politika e mirëfilltë dhe integruese \" e Kosovës , vetëm sa i ka dhënë dritën e gjelbër Serbisë të futet në Kosovë dhe t\'a instalojë politikën dhe makinerinë e saj garashanine .

 E si ka mundësi që politika e Kosovës të jetë indiferente ndaj ndodhive të tilla ?.

 Në shtetet demokratike , shteti ka përgjegjësi për sigurinë e qytetarëve të tij , ndërsa në Kosovë shteti ka përgjegjësi t\'i zhveshë qytetarët e saj nga siguria e shtetit dhe se ata mund të përndiqen nga BIA , Interpoli , Europoli e shumë njësi të tjera , të cilat arrestojnë e torturojnë qytetarët tanë dhe shteti ynë hesht ?!.

 Mos vallë shteti ynë është një karrem i tillë , sa për t\'a vu në grep Serbinë dhe nën lojalitetin perëndimor ?.

 Kur Serbia pengon në çdo hap Kosovën , si në anën e politikës së mbrendshme , ashtu edhe në anën e politikës së jashtme , atëhere , si ka mundësi që shteti ynë ta vazhdojë një dialog të tillë .

 Si mundet Kosova t\'i normalizojë marrdhëniet me Serbinë , kur Serbia shoveniste në çdo mënyrë e dëshiron Kosovën të demoluar ?.

 Dikur , Kosova vuri masa reciprociteti ekonimik ndaj Serbisë , por ato masa ishin ditore thuajse dhe u zbehën në momente .

 Qytetari i Kosovës mund të lëvizë për Serbi , vetëm nëse e ka në plan të pajiset me pasaportë serbe , në të kundërtën pajiset maltretime serbe .

 Politikanët serbë , ata që Kosovën e shohin si të tyre , ata që Kosovën e shohin si djepin e tyre , vijnë çdo ditë në Kosovë dhe japin deklarata raciste fashiste për popullin tonë .

 Shteti ynë hesht .

 Politika ynë është klienteliste dhe kriminale .

 Asaj i inteteson paraja , pushteti dhe pasuria , por asesi nuk i intereson siguria e qytetarit të tyre .

 Arrestohen qytetarë , individë , zyrarë , por shteti ynë hesht .

/Autori është bashkëpuntor i Komandantit Zahir Pajaziti/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)