29 Prill 2024

A po shkon Trepça drejt rivitalizimit apo drejt shitjes

Deklarimi jashtë rendit të ditës i Liburn Aliut,  në Kuvendin e Kosovës

Meqë tanimë është e qartë se Kosova ne mënyrë të vazhdueshme po pëson rënie dhe atë si në aspektin e përmbajtjes në politikë e edhe në ekonomi, i bie të qartësojmë se cila është pikë më e lartë, se kjo e tanishmja, pasi kur themi rënie i bie të kemi pas vetes një pikë më të lartë.

Zotërinj, me keqardhje dua të them se me politikën e sotme, pikë e lartë në të shkuarën e Kosovës po i bie vitet e ish Jugosllavisë. Pra, na sollët në këtë gjendje që qytetari kur ta kujtojë Jugosllavinë, t\'i harrojë vuajtjet nga represioni i atij shteti e të thotë së paku atëherë ishim më mirë. Kjo nuk i falet sot qeverisë.

Ishin pakë, disa vite, të viteve ‘70,  kur Kosova pati një rritje të shpejtë në zhvillim, një hapësirë e vogël e krijuar dhe një popull vital prodhoi, u zhvillua, si në ekonomi, si në dije e, edhe në rezistencë.

Zhvillimi i këtyre viteve filloi nga Trepça, ca investime të qëlluara në rritjen e kapaciteteve të saj, sollën në mënyrë zinxhirore rritje ekonomike dhe rritje të investimeve në fushat tjera. Trepça ishte themeli i kësaj rritjeje, ndonëse edhe në këtë situatë eksploatohej dhe ndërtohej edhe jashtë Kosovës kudo, më shumë se në Kosovë. Këto vite ndërtuan dhe kushtet që rezistenca jonë të marrë trajtë dhe rrugë të qartë.

Pak hapësirë politike solli zhvillim e zhvillimi solli më shumë vetëdije politike. E sot, Kosova vazhdon në rënien e saj, si në aspektin politik e edhe në atë ekonomik. Trepça bashkë me të, në vend se të shkojë drejt rivitalizimit, ajo po shkon drejt shitjes.

Ashtu si hapësira e krijuar politike i hapi rrugë Trepçës dikur, ashtu sot rrudhja e hapësirës politike e shpie atë drejt shitjes. E shitja e shpie Kosovën drejt varësisë së përhershme. Koncesionet në negociata me Serbinë, e braktisin Trepçën dhe me këtë edhe të ardhmen.

Politikë kjo e filluar nga UNMIK-u, ku tokat dhe fabrikat bëhen leckë tregu, dhe e vazhduar nga qeveria sot, drejt shkatërrimit të çdo potenciali shtetndërtues në Kosovë.

Trepça sot po shkon drejt shitjes dhe jo drejt rivitalizimit, pasi edhe Kosova me këtë politikë po shkon drejt degradimit e jo shtetndërtimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)