A po shkelin ligjin për zgjedhjet lokale liderët politik
Shkruar nga Blerim Burjani
Liderët premtojnë në vend të kandidatëve të tyre , kjo duket se shkelin ligjin për zgjedhjet dhe nuk respektojnë nivelin lokal të pushtetit të ndar me Kushtetutë dhe ligjin për vetqeverisje lokale si dhe respektimin e pushteteve të ndara në nivel të shtetit.
Në praktikën ndërkombëtare është e qartë se duhet të respektohet qytetari dhe kandidatët e tyre të lokalitetit ku ata jetojnë dhe zhvillohën, dhe se fushata lokale bëhet në përputhje me rregullat e ligjit për pushtetin lokal.
Liderët politik janë involvuar jo vetëm në mënyrë të terthortë si njerëz garues por duket se janë bërë figura qëndrore të garës për pushtett lokal, duke dhënë premtime shumë interesante jo vetëm për qytetarët e Kosovës por edhe për vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve locale.me siguri edhe vëzhguesit po çuditën!
Zgjedhjet lokale të fundit të vitit 2009 ishin mjaftë dramtike sa i përket procesit të pa rregulltë të zgedhjeve. Fitohet përshtypja reale se këto zgjedhje po shërbejnë pak a shumë edhe si model real se sa? Dhe kush do të fitoj zgjedhjet në vitin e ardhshëm në nivelin qendror, kështu së paku mund të konkludojmë për momentin.
Zgjedhjet lokale dhe liderët politik
Liderët politik në zgjedhje lokale janë duke bërë propagandë jo vetëm për kandidatin e tyre por edhe për veten e tyre për vitin e ardhshëm, disa prej tyre nuk hezitojnë të iu thonë qytetarëve votoni per kandidatin tonë se vitin e ardhshëm do te jem kryministër.
Këta liderë po shfrytëzojnë fushatën në nivelin lokal edhe për të promovuar veten e tyre madje edhe si kryminister të ardhshëm.
Kandidatët për kryetar
Kandidatët po shfrytëzojnë fushatën për të treguar se edhe ata dijnë të premtojnë miliona nëse e fitojnë mandatin për kryetar, pothuajse është bërë shprehi të flasin për miliona të taksa paguesve të qytetarëve , ata pra një pjesë e tyre kalkulojnë në buxhetin aktual të komunave dhe ato i shumëzojnë për katër vjet e ardhshëm, dhe i përsërisin pa ndërprerë para mediave dhe qytetarëve.
Përderisa një pjesë e kandidatëve sidomos të disa komunave janë të trimëruar nga liderët e tyre , sepse ata i kanë me vete në fushat, dhe ata nuk pritojnë fare të premtojnë miliona në emër të kandidtaëve të tyre.
Shumica e qytetarëve janë të habitur kur përmendin parat e tilla, që iu premtojn qytetarëve pa ndal. Ata nuk po hezitojnë që premtimet e tyre ti bëjnë po sikur të ishin zgjedhje nacionale , interesant a? Liderët politik vazhdojnë ti përkrahin kandidatëtt e tyre, nje liderë është edhe vet kandidat , prandaj po bënë dy lloj fushatësh për vete dhe për kandidatët e tjerë.
Jo rrall të gjithë gati kandidatët përmendin miliona dhe u premtojnë qytetarëve se sa do të investojn në të ardhmen për katër vite, kalkulime këto që terheqin vëmendjen e secilit qytetar , normal kur përmendin miliona premtuese atëhere kjo ka domethenien e vet , e që qytetari po i dëgjon.
Por interesant kanë fiilluar secili prej kndidatëve për komuna të premtojnë para vetëm të buxhetit të Kosovës , por rrall përmendin donatorët dhe qeverin që do të ofrojë donacione të mundshme. Jo rrall ka ndodhë që liderët politik, por edhe kryeministri të bëjnë premtime për këtë nivel zgjedhjeve për fushat që ndonjëhere spo dihet a është ai kandidatë? A kush është kandidat në këto zgjedhje?
Çudira mbi çudira , garën e kanë marr më shpirtë, liderët aktual. Disa kandidat për kryeministra por bëjnë fushat për vete duke thënë votoni se edhe une do të bëhem vitjn e ardhshëm kryminisiter, prandaj pa tremb votoni kandidatin tonë.
Kjo bënë vaki në një shtet si ne, më nje varfëri ekstreme 15% me një papunësi që nuk dihet sakt asnjëhere sa është, veç jepen shifra të pasigurta shumë , me import 94% dhe me eksport 6%, me komuna të varfëra dhe me buxhet simbolik, me komuna të reja dhe që pritet ti shtohen, e të cilat mbijetojnë vetëm falë donacioneve të Qeverisë dhe donacioneve ndërkombëtare.
Disa liderë politik e kanë harrua vetën si kandidatë që janë, por lobizojnë ne komuna tjera, me arsytimin se janë lider politik. Madje ka kandidat për kryetar që nuk shkon as në debat me kundër-kandidatët e vet duke nën vlerësuar kandidatët e tjerë.
Kjo do të thotë se loja e tillë mund të ketë dy kënde të vështrimit ,e para nënvlersimin e kunder-kandidatëve e së dyti mbivlerësimin e vet si kandidat, dhe së treti kjo mund ti kushtoj për shkak të mos shfrytëzimit të hapsirës promovuese dhe garuese të tyre.
Ka liderë politik që merren edhe me bujqësi në nivelin lokal dhe zhvillimin ekonomik lokal, sikur ata që duke jetuar në atë komunë. Kjo fushatë ka filluar kapak të tingëlloj si komedi me jetën e qytetarit, të gjithë flasin për parat e gatshme të buxhetit të komunave ose ne nivelin qëndror por më së paku flasin për mundësit reale dhe objektive të plotësimit të nevojave të qytetarve të lodhur nga varfëria në nivelin lokal, disa parti.
me nejt veq me ty njehere nese rrin ti ahhaa