29 Dhjetor 2024

A po ndezet PDK-ja për të ndryshuar vetën e Kosovën

Shkruar nga Bahri Bivolaku

“Ne që kemi ndryshuar Kosovën, kemi forca të ndryshojmë vetën në përputhje me nevojat dhe sfidat e sotme.”

Ishte ky njëri nga mesazhet në mesin e ca të tjerëve, por me porosi të ngjajshme, të thëna nga lideri i PDK-së, Kadri Veseli, në shënimin e 17-vjetorit të themelimit të kësaj partie, të cilat ndezën mijëra anëtarë dhe pjesëtarë të pranishëm.

Takimi dëshmoi për konsistencën dhe koherencën vepruese të kësaj partie, tregoi shumësinë të shndërruar në fuqi politike.

Ky organizim dëshmoi edhe diçka të re e të pëlqyer nga shumica e anëtarësisë së këtij subjekti, e që është nevoja për të ndryshuar diçka nga vetja e saj në përputhje me nevojat dhe sfidat e sotme.

 Kosova, politika e saj e kohës së pasluftës është krijuar mbase me qëllim për ta fituar paqen. Dështimi në këtë rrugëtim i politikës, rrezikon edhe qenësinë e shtetit të ri të Kosovës, andaj edhe dalin në shesh kërkesat e reja që burojnë në shpirtin e shumicës së anëtarëve të kësaj partie.
Lideri i këtij subjekti me shumë të drejtë e përshkroi veprimtarinë e partisë gjerë tek ardhja e këtij momentumi.

“Kemi të drejtë të mburremi me sukseset si dhe të jemi vetëkritik, pasi është pjesë e moralit tonë t’i pranojmë gabimet gjatë ecjes...”

Ky është vërtetë pozicion premtues në politikën e këtij vendi sado që vështirësitë do të shfaqen, pasi që të reformohesh duke qenë në pozitë, është mision i vështirë, por jo i pamundur.

Qëllimi i madh u tha dhe rruga e ecjes drejtë tij duhet të qarësohet e përditësohet çdo ditë dhe qetësisht. Momentet vendimtare vien si triumf i entuziazmit për të ndryshuar shumëçka dhe ai u pa në vullnetet e shprehura dhe të dëgjuara me 10 tetor.

 Jam shumë i sigurtë që ky pozicion i ri në politikbërjen e PDK-së do të reflektoj në të gjithë spektrin politik, por edhe tek të gjithë qytetarët, duke ngjallur një shpresë për të shkëputur vargun e të zhgënjyerëve nga politika.

Me pozicionin e tillë krijohet ekuilibri i të gjithëve prej frikës nga ligji, por dhe qartësimi që shteti arrinë t’i mbrojë qytetarët nga e keqja e ardhur qoftë nga brenda, apo jashtë vendit.

Për të fituar edhe këtë betejë dhe realizuar qëllimin e madh, gjithsesi që duhet ofruar hapësirën politikanëve të devotshëm, të cilët politikën e shohin si art të administrimit të perspektivës së gjerë, si art të dijes për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit. Në këtë mes, ndjenja e proaktivitetit me secilët paraqitet si domosdoshmëri.

PDK-ja dhe arritja e konsensusit politik për zhvillim ekonomik të vendit

Konsensusi primar apo konsensusi mbi gjithë të tjerët padyshim që për momentin është arritja e konsensusit për zhvillim ekonomik të vendit.

Konsideroj që PDK-ja duhet të prijë në idenë që ky konsensus të arrihet duke dialoguar me të gjithë akterët politik brenda vendit, por edhe me partnerët jashtë tij.

Rritja ekonomike në shkallën ekzistuese nuk është e mjaftueshme dhe pse mos të punojmë të gjithë që të kemi objektiva për ta trefishuar atë në një afat kohor të përcaktuar.

Këtë objektiv nuk duhet parë gjithaqë si nevojë për garën me shtetet fqinje, por si domosdoshmëri për të ardhmen tonë, mirëqenien e rinisë sonë. Unë besoj se këtë politika e Kosovës ia ka borxh qytetarëve të saj dhe me hapa të tillë gjithsesi se fitohet paqja.

Për të hyrë në këtë rrugëtim, gjithsesi se politika duhet të krijoj ca parakushte siç janë stabiliteti politik e institucional, qartësia për të punuar në shtetin ku sundon rendi, ligji dhe sistemi demokratik dhe politika të qarta për investitorët.

Në këtë objektiv, korrupsioni nuk ka vend. Mbase ai me të drejtë konsiderohet të jetë krimbi i shtetit dhe vet lirisë. Oferta e tillë drejtuar tregut politik në Kosovë, por dhe të gjithë qytetarëve të saj duhet të arrijë nga partia më e madhe në vend dhe duhet të jetë si strategji konkrete, e prekshme për të gjithë dhe e punuar në detaje nga profesionistët.

Ka shumë modele që shtete të ndryshme të botës kanë aplikuar dhe kanë ndryshuar gjendjen e zhvillimit ekonomik dhe hapjen e qindra mijëra vendeve të punës dhe rritur prodhimin. Disa sosh edhe mund të aplikohen me pak përshtatje në Kosovë.

Riformatimi i Qeverisë në funksion të ndryshimit të vetes

Paralajmërimi për riformatim të Qeverisë duhet parë nga mendimi pozitiv i lëvizjes së gjërave nga konteksti i vet qëndrimit politik.

Ky riformatim gjithsesi do t’i shërbej objektivave të thëna më lartë, ndryshe nuk do të kishte far arsyeshmërie për t’u bërë.

Riformatimi duhet ta prodhoj një qeverisje që është tërësisht në funksion të arritjes së konsensusit politik për zhvillim ekonomik të vendit, e cila shfrytëzon çdo potencial strukturor për atë qëllim.

Shfrytëzon diplomacinë ekonomike, pushtetet lokale, diasporën tonë të mrekullueshme e të gatshme për të investuar në vendin e tyre dhe të gjitha resurset.

Mendoj që disa nga akterët politik në arritjet e këtyre objektivave duke qenë gjatë në pushtet, mbase kanë nevojë të pushojnë ca, e disa të tjerë që u mungon vullneti dhe dija politike duhet t’u bashkohen atyre. Ne kohë për të humbur nuk kemi. Konsideroj dhe besoj që kjo ishte edhe porosia politike e 10 tetorit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)