25 Dhjetor 2024

A po mungon vullneti politik i dëgjimit për t’u kuptuar?

Shkruar nga Bahri Bivolaku

Kur flet pozita, mungon dëgjimi për ta kuptuar nga opozita. Kur flet opozita, nuk dëgjohet nga pozita me synim për ta kuptuar dhe nuk e kam të qartë se cili është shpërblimi nga ky mosbashkëveprim. Në këtë mes ka krizë të arsyes.

Në Kosovë, në jetën politike të saj, ka kohë që mungon dëgjimi empatik apo thënë më kuptueshëm dëgjimi me qëllim për t’u kuptuar. Mungesa e tillë ka nxjerrë në sipërfaqe zhurmën si mjet imponues të  komunikimit të përcjellur edhe me veprime jodemokratike.

Padyshim që zhurma apo britmat nuk e tregojnë vërtetësinë për çështjen e ngritur, madje shpeshëherë mund të konsiderohen edhe si improvizim apo mungesë e dijes që çështjet e ngritura të faktohen në argument dhe që të luftohet në kuadër të rregullave sistemore të demokracisë. Qytetarët e vendit mbase janë lodhur nga kjo gjendje e krijuar nga politika e tillë, e cila mbase ka harruar racionalitetin dhe arsyen. Kur flet pozita, mungon dëgjimi për ta kuptuar nga opozita. Kur flet opozita, nuk dëgjohet nga pozita me synim për ta kuptuar dhe nuk e kam të qartë se cili është shpërblimi nga ky mosbashkëveprim. Në këtë mes ka krizë të arsyes.

Mungesa e dëgjimit për t’u kuptuar në mes të liderëve politik, si duket është produkt i një zemërimi të mëhershëm dhe se tejkalimi i tij mbase po duket të jetë i vështirë. Të bërit politikë veshur me petkun e zemërimit, është e pamundur dhe të tillët në mendje do të jenë të robëruar, apo jo të lirë. Zemërimi është më shumë tipar i fëmiut të sëmurë, i cili vazhdimisht qanë dhe përmes të qarit kërkon diçka për të realizuar. Mendoj që aktualisht politika në Kosovë, e udhëhequr nga zemërimi, i ngjason këtij fëmiu të sëmurë e i cili edhe kur të shërohet vazhdon të qaj e përmes të qarit vazhdon të kërkoj e kërkoj.

Mungesa e dëgjimit empatik në politikën tonë ka prodhuar edhe një gjuhë komunikuese nga distanca jo me qëllimin që konkurrenca ta kuptoj përmes dëgjimit, por që e vërteta e nxjerrë nga ta, të depërtoj tek qytetari. Kjo e bënë të qartë pozicionin e tillë politik, e cila i ngjason një fushate paraelektorale. Jemi lodhur nga gjuha e tillë e të mençurit thonë se gjuha që nuk ndëshkohet në mëngjes, do të ndëshkohet në mbrëmje. Një gjë e kam të qartë se vendit tonë si pasojë e mosveprimeve politike të duhura në kohën e duhur iu la një elefant, të cilin duhet ushqyer.

Politika nga mungesa e dëgjimit për t’u kuptuar ndër vete, jo që nuk do arrijë që elefantin ta çoj diku tjetër, por mbase do t’ia bëjë edhe një vëlla apo motër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)