A po fillon një epokë e re në Kosovë
Shkruar nga Mr.sc. Metush Zenuni
Që nga çlirimi i Kosovës ne vitin 1999, u mbajten gati çdo vit zgjedhje ,, demokratike,,. Herë mbaheshin zgjedhje lokale për kryetar komunash dhe qeveri komunale, e herë zgjdhje të përgjithshme shteterore e parlamentare.
Kuptohet se në vitet e para pas clirimit, subjektet politike të formuara pas luftes, nuk kishin pervoje ne zgjedhje te lira dhe demokratike, ndersa partia e vjeter, pra LDK, kishte nje pervoje te gjatë, por te mbrapsht dhe me plot thika pas shpine per popullin shqipetar te Kosoves.
Ne cdo zgjedhje te organizuara pas perfundimit te luftes, populli me mentalitet ende te roberuar, rreshtohej pas liderit partiak dhe pas partise se tij, votonte kandidatet shabllon ne liste, votonte heroin e vet, pa shikuar me shume dhe pa u brengosur per fatin e tij, apo pa u brengosur qe fatin e tij, te familjes se tij dhe te femijeve te tij, po i var ne liderin qe sa vinte e pasurohej, qe sa vinte e largohej nga masa dhe qe sa vinte e punonte ne interes te vetes se tij, klanit mafioz dhe kunder interesave kombetare.
I indinjuar me kete mentalitet qe sa vinte e rendonte gjendjen morale, politike dhe ekonomike ne Kosove, ne keto zgjdhjet e fundit jame munduar qe te rrij sa me larg tyre, sepse kisha krijuar bindjen se ato me shume po behen zgjidhje te problemeve te kastave te caktuara politike se sa zgjedhje demokratike dhe ne interes te qytetareve.
Meqe forca ime politike dhe financiare ishte me mijera here me e vogel se lideret partiak, zgjodha nje forme tjeter te luftes demokratike dhe intelektuale dhe fillova te shkruaj kunder dukurive negative ne politiken Kosovare, pa pasur meshire per asnje lider partiak, kryetar komune apo funksionar shteterore.
Qellimi dhe obligimi im intelektual dhe atdhetar ishte qe, duke e demtuar dhe rrezikuar veten nga linqimi e hakmarrja politike e pushtetareve, te ndikoj ne zgjimin e rinise, atdhetareve dhe qytetareve te ndershem te Kosoves, per te menduar jashte mentalitetit te robit, per te menduar jashte kornizave partiake dhe jashte siumpative te tyre personale per idhullin e tyre partiak.
Mendoja dhe mendoj se ne nje shtet demokratik, qytetaret si sovran te shtetit, nuk duhet te behen sherbetor te pushtetit, por te jene aktiv dhe te mendojne me koken e tyre per te ardhmen e tyre, te familjes dhe te shtetit ne pergjithesi.
Megjithate fushata dhe zgjedhjet lokale te nentorit 2013, perdhunisht me perfshine edhe mua ne vorbullin e tyre dhe shkrova e dhashe mendimin time per kandidatet jo vetem ne Kacanik prej nga e kame prejardhjen, por edhe ne komuna tjera te Kosoves. Nje perparesi imja ishte qe ka vite qe nuk jame ne asnje subjekt politik dhe kjo me jepte lirine e shprehjes duke qene i paanshem per secilin qe shkruaja.
Perparesi tjeter ishte se meqe ka disa vite qe jetoj jashte Kosoves dhe nuk kame mundesi as te votoj per kandidatet, te kem me shume liri te shprehjes, sepse e dija qe perkrahja apo kundershtimi per kete apo ate individi, nuk do te kuptohet servilizem dhe interes personal per pozite apo per nje vend pune.
Ne komunen time ne Kacanik, ne keto zgjdhje kame perkrahur kandidatin per Kryetar nga radhet e PDK-se, z.Besim Ilazin, sepse ishte me i mire se te gjithe kandidatet tjere, por nuk e kame perkrahur PDK-ne. Besim Ilazi duke qene nje intelektual dhe mjek i respektuar kishte perkrahje edhe te qytetaret jashte PDK-se apo jashte partiak te Kacanikut.
Ai poashtu ishte edhe nje ushtar i UCK-se ne lufte, djal i heroit te kombit Qamil Ilazi Bardhi, por pas perfundimit te luftes, Besimi nuk u dha pas perfitimit personal as financiar e as politik, duke u thirrur ne vlera te luftes e as ne emer te babait te tij hero, qe ishte i respektuar ne Kacanik dhe me gjere.
Krejt ndryshe ka qene preferenca ime ne Prishtine. Atje kame perkrahur qe ne fillim Shpend A. Ahmeti e V.V. dhe Besnik Tahirin e AAK-se, sepse ata ishin ne gare me mbeturinen e Rrahman Morines dhe te LJK-se, pra aty ishte kandidat Isa Mustafa, nje strukture e vjeter e LKJ-se dhe e UDB-se dhe mendoja se qytetaret e Prishtines nuk e meritojne ti udheheq nje fundrrine antikombetare Jugosllave, por kryeqyteti i Kosoves ka nevoje per energji te reja, per djem e vajza me vizion te ri, te shkolluar ne Universitete me renome siq ishte Universiteti i Harvardit ne SHBA. Edhe ne komunat tjera kame dhene mendimin tim, per aq sa kame pasur njohuri per kandidatet qe garonin ne zgjdhje.
Mendimi dhe qellimi im ishte qe populli duhet te ndryshoj mentalitetin e te menduarit si ne kohen e Komunizmit, ku kulti i individit ishte mbi te gjitha.
Gara e djeshme per balotazh, ishte nej surprize e kendshme dhe me beri te ndjehem krenar per here te pare pas luftes ne Kosove. Mbreme populli, kjo matese e pagabueshme, i denoi ata udheheqes neper komuna pa menduar shume per liderin e tyre ne Prishtine.
Ata treguan pjekuri qyetetare, demokratike dhe pergjegjesi per vitet e ardhshme. Ata zgjodhen rrugen e ndeshkimit per hir te vetvetes, te femijeve te tyre dhe te shtetit te tyre, pa menduar se kjo i demtoi kasten politike miloner e te pasuruar padrejtesisht ne kurriz te tyre.
Mbreme, me 01 dhjetor 2013, nuk kame festuar vetem per fitoren e Shpend Ahemtit dhe te V.V. ne Prishtine, por jame gezuar shume me zgjimin e vetedijes se popullit te varfer, qe te denoje ata qe vodhen dhe nuk udheheqen mire ne te gjitha komunat e Kosoves.
Ky eshte nje ndeshkim i popullit edhe per Isen dhe LDK ne Prishtine, edhe per Ramushin dhe AAK ne Dukagjin, por edhe per Hashimin dhe PDK ne te gjitha komunat e Kosoves. Populli dje u tregoi te gjitheve se tanime nuk do te votojne shabllon dhe me ideologji partiake, por eshte i interesuar te kete Demokraci te mirefillt, te kete zhvillim, e jo hajni, korrupsion, familjarizem dhe banditizem.
Te shpresojme se tash po fillon nje epoke e re, dhe se fitues do te del populli i varfer e i thjesht, ndersa humbes gjithkund eshte dhe do te jene matrapazet politik qe ngriten e pasurohen mbi fatkeqesine e popullit te varfer e liridashes.
Te shpresojme se ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te denohen deputetet dhe qeveritaret e korruptuar, te fjetur e te demshem per interesat e popullit dhe te shtetit.
Te shpresojme se ne epoken e re te vetedijesimit demokratik, populli nuk do te votoje me kurre per Kryetarin e partise, per kusheririn e dajen ne pushtet, por do te mendoj me larg, per te ardhmen e vete dhe te femijeve te tyre, qe jane e ardhmja e kombi me te vjeter ne kontinentin e Ilirise se lashte, por qe njekjohesisht jane edhe populli me i varfer dhe me i prapambeturi i ketij ketij kontinenti.